03/02/2025
Të dashur bashkëfshatar kudo që ndodheni, në Tragjas para disa ditëve filluan punime për marrjen e ujit të burimeve të fshatit për të furnizuar zonën turistike të Dhërmiut, ndërkohë nuk ka asnjë informacion, nuk ka asnjë tabelë, asnjë takim me komunitetin. Për këtë kemi bërë një peticion ministres së mjedisit dhe kryeministrit, do protestojmë fuqishëm që të ndalojmë marrjen e ujit në burim, do kërkojmë investime për fshatin. Për të gjitha këto, të mblidhemi ditën e mërkurë ora 11 në Izvuar, ku pritet të marrin pjesë pjestarë të komunitetit të të gjithë zonës, përfaqësues të Avokatit të popullit, aktivitet që presim ta pasqyrojë edhe media dhe rrjetet sociale. Shihemi në Tragjas.