06/10/2026
Bëhu Ambasador i Shëndetit – Konkursi Artistik 🎨
Zbulo artistin brenda teje! 🎉🎊
Bashkohu me projektin “Shkollat për Shëndetin” dhe trego kreativitetin tënd duke krijuar një material me fokus shëndetin! 🎨💪✨
🖌️ Merr pjesë duke dorëzuar një nga materialet e mëposhtme:
1️⃣ Postera Digjitalë 🖼️
2️⃣ Video të Shkurtra (p.sh., video gatimi, lojëra fizike, video ndërgjegjësuese) 🎥 (maksimumi 1 minuta)
3️⃣ Piktura 🎨
4️⃣ Inovacion teknologjik - projekte dhe ide qe promovojne shendetin
📩 Këto materiale do t’i dorëzoni në drejtorinë e shkollës!
🏫 Udhëzime për shkollën:
Shkolla mbledh të gjitha punimet/materialet e nxënësve.
Shkolla përzgjedh 6 materialet më të mira.
Shkolla dërgon një email me subjektin (Emrin e Shkollës dhe titullin “Ambasador i Shëndetit”).
Në përmbajtje duhet të vendosni dhe të dhënat e plota të nxënësve që kanë krijuar materialet (emër, mbiemër, mosha, dhe punimet e përzgjedhura), si dhe të dhëna për mësuesit. (Kur të dërgohen materialet, duhet të shoqërohen me formularin te cilin e gjeni ne linkun vijues)
https://docs.google.com/spreadsheets/d/1uqzvqDl6QJUwHXDNDYoy7IrAwR9JDFxB/export?format=xlsx
Pergatitja e materialeve: nga 6 Tetor 2026 - 16 Tetor 2026
Afati i dorëzimit i punimeve: deri në datën 19 Tetor 2026
Konkursi zhvillohet: nga 26 Tetor - 6 Nentor 2026
📬 Dërgo materialet në adresën: [email protected]
Kriteret për të marrë pjesë:
Mund të marrin pjesë vetëm nxënësit e shkollave 9-vjecare nga mosha 6-15 vjeç.
👉 Grupmoshat:
6-9 vjeç 🧒👧
10-12 vjeç 👦👧
13-15 vjeç 🧑👩
👉 Temat:
🧼 Higjiena Personale
🏃♂️ Aktiviteti Fizik
🥗 Ushqyerja e Shëndetshme
🌍 Menaxhimi i Mbetjeve dhe Mbrojtja e Mjedisit
👶 Shëndeti Riprodhues
🧠 Shëndeti Mendor
⚠️ Reduktimi i rreziqeve të sëmundjeve jo të transmetueshme
Sigura Kibernetike
Kriteret për të fituar:
🔥 Pjesëmarrësit do të ndahen sipas grupmoshave, dhe secili grup do të ketë pesë fitues 🏅, të cilët do të shpallen bazuar në numrin e LIKE-ve (Pëlqimeve) që mbledh për postimin e tij/saj në rrjetet sociale (Facebook) të projektit “Shkollat për Shëndetin” 👍💖.
🎆 Për Vitin e Ri 2027, “Shkollat për Shëndetin” do të krijojë një kalendar të printuar 📅, ku do të përfshihen materialet nga pjesemarrësit në konkurs, duke sjellë në vëmendje angazhimin dhe kreativitetin tuaj në këtë aktivitet.
🏆 Për fituesit:
Do të shpërndahen certifikata për nxënësit fitues🥇, si dhe për mësuesit e tyre dhe shkollat që kanë kontribuar në këtë iniciativë! 🎖️👏
Këshilla:
🌐 Përdorni faqen tonë të internetit shkollatpershendetin.al dhe aplikacionet për të eksploruar temat e shëndetit.
🔹josheqerit.shkollatpershendetin.al
🔹ushqehushendetshem.shkollatpershendetin.al
🔹higjiena.shkollatpershendetin.al
🔹qendroaktiv.shkollatpershendetin.al
🔹femijespecial.shkollatpershendetin.al
📢 Për të mbështetur postimin, ju ftojmë të jepni sa më shumë 'likes' dhe të shpërndani me miqtë dhe familjen postimet që do të publikohen në faqen e Facebook të projektit!