Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega Gjilan

Call Directions Website Contact the organization

Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega Gjilan Kryqi i Kuq i Kosoves dega ne Gjilan. Ndihmo njerezit ne nevoje me aq sa ke mundesi.

SOLIDARITETI QË BASHKON! ❤️Në kuadër të Muajit të Solidaritetit, Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan vazhdon angazhim...
30/10/2026

SOLIDARITETI QË BASHKON! ❤️

Në kuadër të Muajit të Solidaritetit, Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan vazhdon angazhimin për të mbështetur familjet në nevojë përmes shpërndarjes së pakove ushqimore.

Në këtë nismë humanitare kontribuan edhe disa qytetarë vullnetmirë, të cilët dhuruan pako ushqimore, duke zgjedhur që të mbeten anonimë. Kontributi dhe gjesti i tyre human meritojnë mirënjohje të veçantë.

Gjithashtu shprehim falënderimin tonë të sinqertë edhe për Qendrën Tregtare Haliti S.M, për AR KATANA si dhe XHEVDA MAE për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm çdo vit, duke dëshmuar përkushtim dhe humanizëm ndaj familjeve në nevojë.

Faleminderit të gjithë atyre që solidaritetin e dëshmojnë me vepra dhe që qëndrojnë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë!

Së bashku për një komunitet më solidar!

30/10/2026
KRYQI I KUQ I KOSOVËS – DEGA NË GJILANNë kuadër të aktiviteteve për Muajin e Solidaritetit, Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega...
28/10/2026

KRYQI I KUQ I KOSOVËS – DEGA NË GJILAN

Në kuadër të aktiviteteve për Muajin e Solidaritetit, Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan, së bashku me kryetaren e degës, Dr. Esma Mustafa, dhe stafin e degës, zhvilloi një vizitë në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, ku u pritëm nga drejtoresha, znj. Mimoza Kadriu.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të përbashkët dhe realizimin e aktiviteteve në mbështetje të personave dhe familjeve në nevojë.

Me këtë rast, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhuroi 30 palë trenerka për fëmijët e familjeve në nevojë.
Falemnderojmë drejtoreshën znj. Mimoza Kadriu, për përkrahjen, bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të kontribuar në mirëqenien e familjeve në nevojë.

🎀 TETORI ROZ – PARANDALIMI DHE ZBULIMI I HERSHËM SHPËTOJNË JETË! 💗Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan, me ftesë nga Q...
21/10/2026

🎀 TETORI ROZ – PARANDALIMI DHE ZBULIMI I HERSHËM SHPËTOJNË JETË! 💗

Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan, me ftesë nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Gjilan, mori pjesë në ligjëratën me temën “Parandalimi dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit”, të mbajtur në kuadër të muajit Tetor Roz.

Ligjërata u mbajt nga Dr. Muharrem Sadiku – radiolog, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e kontrolleve të rregullta, parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit.

💗 Kujdesi për veten është dashuri për jetën! Përmes bashkëpunimit dhe aktiviteteve vetëdijësuese, vazhdojmë të promovojmë shëndetin dhe të inkurajojmë çdo grua që të kujdeset për veten dhe të mos i neglizhojë kontrollet shëndetësore.

🎀 Zbulimi i hershëm shpëton jetë!

12/10/2026
Ne muajin Shtator - 2026,Carabinierët Italian së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës - Dega Gjilan, dhuruan pako ushqimore...
30/09/2026

Ne muajin Shtator - 2026,
Carabinierët Italian së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës - Dega Gjilan, dhuruan pako ushqimore dhe veshmbathje për një familje në nevojë.


29.09.2026Në kuadër të aktiviteteve të Klubeve të Kryqit të Kuq në shkolla, në gjimnazin shoqëror "Zenel Hajdini" në Gji...
29/09/2026

29.09.2026

Në kuadër të aktiviteteve të Klubeve të Kryqit të Kuq në shkolla, në gjimnazin shoqëror "Zenel Hajdini" në Gjilan është organizuar aktiviteti ndërgjegjësues me temën “Ndihma e Parë në shkolla”. Aktiviteti është organizuar bashkëpunim me Instruktoren e Ndihmës se Parë Xhemile Haliti si dhe stafin e Kryqit Kuq dega Gjilan.

15/09/2026
Sot me dt.15.09.2026 ne Gjilan u zhvilluan garat Rajonale të Ndihmës së Parë, ku garuan ekipet nga Gjilani, Artana (Novo...
15/09/2026

Sot me dt.15.09.2026 ne Gjilan u zhvilluan garat Rajonale të Ndihmës së Parë, ku garuan ekipet nga Gjilani, Artana (Novobërda) dhe Vitia, ku ekipi nga Artana (Novobërda) zënë vendin e parë.

Komisioni për garat regjionale ka qenë i përbërë nga Dr. Esma Mustafa, Kryetare e degës Kryqit Kuq-Gjilan, Lulzim Mustafa, Instruktor i ndihmës së parë dega Novobërdë, Zaim Avdili Instruktor i ndihmës së parë dega Viti si dhe Anila Mustafa Instruktore e ndihmës së parë dega Gjilan!

Ekipi fitues do të përfaqësojë regjionin e Anamoravës në Garat Republikane të Ndihmës së Parë!

Ky sukses është rezultat i përkushtimit dhe punës së palodhur të të rinjëve tanë, dhe mbështetjes së vazhdueshme nga instruktorët dhe komisioni. Urojmë shumë suksese në garat Republikane dhe falënderojmë të gjithë ata që kanë mbështetur këtë rrugëtim.

Më datën 31.08.2026, Carabinierët Italian së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës - Dega Gjilan, dhuruan pako ushqimore dhe...
31/08/2026

Më datën 31.08.2026, Carabinierët Italian së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës - Dega Gjilan, dhuruan pako ushqimore dhe veshmbathje për dy familje në nevojë.


Address

Parku I Qytetit, Perballe Teatrit
Gjilan
60000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+383280320507

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega Gjilan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega Gjilan:

Shortcuts

Share