Hiking Adventure Club "Angros"

Hiking Adventure Club "Angros" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Hiking Adventure Club "Angros", Non-Governmental Organization (NGO), VITI, Gjilan.

NJOFTIM – HAC ANGROSTë dashur ANGROSA,Duke marrë parasysh parashikimin e motit dhe rezultatet e anketës, kemi vendosur q...
09/10/2026

NJOFTIM – HAC ANGROS

Të dashur ANGROSA,

Duke marrë parasysh parashikimin e motit dhe rezultatet e anketës, kemi vendosur që ekspedita në majën e Lybetenit të shtyhet për një datë tjetër, me kushte më të favorshme atmosferike.

Siguria e secilit pjesëmarrës është prioriteti ynë. Dëshirojmë që Lybetenin ta ngjitim në kushte të sigurta dhe ta shijojmë panoramën e tij të mrekullueshme.

Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin dhe përgjegjësinë!

HAC ANGROS – Siguria mbi çdo majë!

06/10/2026

KORAB 2764 m/lmd 4.10.2026 me Hiking Adventure Club "Angros"

05/10/2026
⛰️ MAJA E KORABIT 2764 m – NJË TJETËR MAJË, NJË TJETËR HISTORI! 🇦🇱Pas një nate të kaluar më 3 tetor, rrëzë Korabit, në R...
05/10/2026

⛰️ MAJA E KORABIT 2764 m – NJË TJETËR MAJË, NJË TJETËR HISTORI! 🇦🇱
Pas një nate të kaluar më 3 tetor, rrëzë Korabit, në Radomirë, më 4 tetor, në orën 07:00, ANGROS-at nisën ngjitjen drejt Majës së Korabit – 2764 metra mbi nivelin e detit, majës më të lartë në trojet shqiptare.
Një ditë e jashtëzakonshme. ☀️
Mot perfekt për ecje, shteg me disnivel të konsiderueshëm dhe kilometra që kërkonin forcë e qëndrueshmëri. Por ajo që e bëri këtë ngjitje të veçantë nuk ishte vetëm Korabi...
Ishte GRUPI! 🔥
Nga kilometri i parë deri në majë, mbizotëruan pozitiviteti, buzëqeshjet, adrenalina, shpirti i ekipit dhe dashuria për natyrën. Edhe pse shtegu kërkonte shumë, lodhja fizike pothuajse u harrua përballë kënaqësisë së ecjes, shoqërisë dhe emocionit për të arritur majën.
❤️ Faleminderit secilit prej jush!
Faleminderit për energjinë, pozitivitetin, disiplinën dhe gjallërinë që sollët në këtë aventurë. Ju e bëtë Korabin edhe më të bukur!
📸 Tani, lërini fotografitë të tregojnë historinë...
Momentet e kësaj aventure do të publikohen në disa albume, sepse një ditë e tillë meriton të ruhet gjatë. 🏔️
Dhe mbajeni mend këtë:
Pas pushimit veror, i cili ishte pak më i gjatë për ne, ANGROS-i është kthyer me ritëm të plotë! 🔥
Kanioni i Osumit, Gjeravica,Gjoli, Korabi...
Dhe kjo nuk është fundi.

Diçka e madhe po vjen!
Një tjetër majë.
Një tjetër shteg.
Një tjetër sfidë.
Një tjetër histori që do ta shkruajmë së bashku.

🏔️ ANGROS-a, RRINI GATI!
Sepse aventura e radhës mund të jetë pikërisht ajo që nuk e keni pritur... 😉

HAC “ANGROS”
Ecim. Eksplorojmë. Përjetojmë. 🏔️🔥

27 SHTATOR 2026 | ANGROSAT NË SHARRIN MADHËSHTOR Kjo e diel na gjeti në një tjetër aventurë të paharrueshme në Malet e S...
28/09/2026

27 SHTATOR 2026 | ANGROSAT NË SHARRIN MADHËSHTOR

Kjo e diel na gjeti në një tjetër aventurë të paharrueshme në Malet e Sharrit. Ecja filloi nga Qendra e Skijimit në Brezovicë, duke ndjekur një shteg atraktiv drejt “Gjolit”, liqenit me pamje spektakolare, ku si një mburojë madhështore qëndron Maja e Lubotenit.

Mjegullat, sa më lart ngjiteshim, zbrisnin si hije mbi kokat tona. Ne ecnim bashkë me to, duke i dhënë shtegut një bukuri magjike në këtë fillim vjeshte.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit që edhe këtë të diel e mbushën bjeshkën me pozitivitet, energji dhe kënaqësi.

Mbeteni me disa nga fotot e kësaj dite të bukur…
Por mos harroni: evenimenti i radhës do të jetë diçka AKOMA MË MADHËSHTORE!

Mos u largoni nga faqja e Hiking Adventure Club “ANGROS” – aventurat vazhdojnë!

21/09/2026

Video me dron nga: Leotrim Sadiku Angros në Majën e Gjeravicës

Address

VITI
Gjilan

Telephone

+38344357947

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hiking Adventure Club "Angros" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Hiking Adventure Club "Angros":

Shortcuts

Share