CCNO-Center for cooperation and networking of organizations

  • Home
  • Kosovo
  • Gjilan
  • CCNO-Center for cooperation and networking of organizations

CCNO-Center for cooperation and networking of organizations With networking we consider that we will develop an effective coordination tool and mechanism.

With Networking we consider that we will develop an effective coordination tool and mechanism. This network will highlight the common denominator between member NGOs and their relationship with their mandate. Networking as entrepreneurs by NGOs to develop a comprehensive development vision and strengthen their analytical methods, with the aim of improving the economic, social and political perform

ance of the state that reflects in their areas and programs. However, networking can only be achieved through effective means of sharing information and experiences; periodic meetings for the organization of the structural frameworks of the network; also supporting and developing other frameworks of coordination mechanisms that may emerge among NGOs. In addition, networking can contribute to the formation of a common "vision", a mutual and higher purpose that unites NGOs. It also seeks to produce a "mission" for future objectives that can be achieved through mutual cooperation and joint work.

🎭🎨 Ditët e Artit Pamor në Natyrë 🌿Si pjesë e Kampit dy ditor, u prezantua edhe një ekspozitë artistike, e cila u hap fil...
23/12/2025

🎭🎨 Ditët e Artit Pamor në Natyrë 🌿

Si pjesë e Kampit dy ditor, u prezantua edhe një ekspozitë artistike, e cila u hap fillimisht në “ARTATELIE” atelienë e artistes znj.Jalldeze Mustafa, ndërsa më pas u soll në ambientet e Villa Lura, Stanishor, një hapësirë agro-turizmi në zemër të natyrës 🌄

Ekspozita u prezantua dhe u diskutua bashkë me studentët e Universiteti "Kadri Zeka" University, ndërsa diskutimin e facilitoi artistja Jalldeze Mustafa, duke ndarë procesin krijues dhe frymëzimin pas veprave.

Art, natyrë dhe të rinj, të lidhur me një përvojë të përbashkët krijuese.

Ky aktivitet realizohet me mbështetjen financiare të Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndërsa implementohet nga CCNO-Center for cooperation and networking of organizations.

Përmbyllja e workshop-it: “E Drejta Pronësore me Bazë Gjinore – Vetëdijesimi i të Rinjve për të Drejtat Pronësore”⚖️Work...
21/12/2025

Përmbyllja e workshop-it: “E Drejta Pronësore me Bazë Gjinore – Vetëdijesimi i të Rinjve për të Drejtat Pronësore”⚖️

Workshop-i i organizuar nga CCNO-Center for cooperation and networking of organizations, në bashkëpunim me Universiteti "Kadri Zeka" University”, u përmbyll me sukses përmes punës praktike, diskutimeve reflektuese dhe ndarjes së mirënjohjeve për studentët pjesëmarrës.

Faleminderit trajneret për profesionalizmin, zyren per barazi gjinore në Gjilan Lindita Salihu , studentët për angazhimin e tyre dhe partnerët për bashkëpunimin.

Aktiviteti u realizua me mbështetjen financiare të Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

🎓Kamp/Workshop Dy-Ditor "E Drejta Pronësore me Bazë Gjinore - Vetëdijesimi i të Rinjve për të Drejtat Pronësore"⚖️Sot, u...
19/12/2025

🎓Kamp/Workshop Dy-Ditor "E Drejta Pronësore me Bazë Gjinore - Vetëdijesimi i të Rinjve për të Drejtat Pronësore"

⚖️Sot, u zhvillua me sukses dita e parë e workshop-it dy-ditor “E Drejta Pronësore me Bazë Gjinore – Vetëdijesimi i të Rinjve për të Drejtat Pronësore”, organizuar nga Center for Cooperation and Networking of Organizations – CCNO, në bashkëpunim me Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”.

Workshop-i u hap me fjalë hyrëse nga Mediana Bislimi, Drejtoreshë Ekzekutive e CCNO-s, Vaxhid Sadriu, Prodekan i Fakultetit Juridik, dhe Lindita Salihu, Zyrtare për Barazi Gjinore, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit të të rinjve në kuptimin e barazisë gjinore dhe të drejtave pronësore.

Gjatë ditës së parë, nën facilitmin e Fatbardha Emini dhe Majlinda Ostrogllava, pjesëmarrësit u njohën me bazat e së drejtës pronësore me perspektivë gjinore, kornizën ligjore përkatëse, si dhe morën pjesë në punë interaktive në grupe, duke ndarë ide, përvoja dhe qasje praktike mbi temat e trajtuara.

Gjatë ditës së parë, pjesëmarrësit u njohën me bazat e së drejtës pronësore me perspektivë gjinore, kornizën ligjore përkatëse, si dhe morën pjesë në punë interaktive në grupe, duke ndarë ide, përvoja dhe qasje praktike mbi temat e trajtuara.

Ky aktivitet realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Momente nga “E Diela Relaksuese” në Buffen e Teatrit të Gjilanit Një pasdite ku arti mori frymë ndryshe 🎭Katër artistë, ...
18/12/2025

Momente nga “E Diela Relaksuese” në Buffen e Teatrit të Gjilanit

Një pasdite ku arti mori frymë ndryshe 🎭
Katër artistë, një skenë dhe emocione që u ndanë bashkë me publikun. Drama, humori dhe energjia krijuese u ndërthurën në një performance 4-in-1 që e shndërroi të dielën në përvojë artistike të paharrueshme.

Faleminderit të gjithë atyre që ishin pjesë e kësaj atmosfere.
CCNO vazhdon të krijojë hapësira ku arti flet, sfidon dhe bashkon.

Projekti eshte financuar nga Komuna e Gjilanit.

🎨 Ekspozitë: “Të Drejtat e Barabarta në Pronë”Të shtunën, në ambientet e Art Atelie, Gjilan, u mbajt hapja e ekspozitës ...
15/12/2025

🎨 Ekspozitë: “Të Drejtat e Barabarta në Pronë”

Të shtunën, në ambientet e Art Atelie, Gjilan, u mbajt hapja e ekspozitës së punimeve artistike të realizuara nga të rinjtë gjatë kursit 6-ditor të artit, të mentoruar nga artistja Jalldeze Mustafa.

Përmes pikturave dhe ilustrimeve, të rinjtë prezantuan perspektiva të fuqishme mbi drejtësinë sociale, barazinë gjinore dhe të drejtat e barabarta në pronë, duke e shndërruar artin në mjet reflektimi dhe ndërgjegjësimi shoqëror. Gjatë ekspozitës u hap edhe një dialog i hapur mbi këtë temë, ku vizitorët dhe pjesëmarrësit ndanë mendime, përvoja dhe pikëpamje rreth rëndësisë së barazisë në të drejtat pronësore.

Ekspozita krijoi një hapësirë për shkëmbim idesh, ndarje emocionesh dhe rrjetëzim mes artistëve, vizitorëve dhe komunitetit.

Aktiviteti u realizua nga CCNO-Center for cooperation and networking of organizations, në bashkëpunim me ART ATELIE, në kuadër të projektit “Social-Ink”, i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

🎨 Punime nga ekspozita “Të Drejtat e Barabarta në Pronë”Këto punime artistike pasqyrojnë zërin dhe ndjeshmërinë e të rin...
13/12/2025

🎨 Punime nga ekspozita
“Të Drejtat e Barabarta në Pronë”

Këto punime artistike pasqyrojnë zërin dhe ndjeshmërinë e të rinjve mbi barazinë, drejtësinë sociale dhe të drejtën e pronës. Përmes ngjyrave, simboleve dhe formave, artistët shprehin shpresë, sfida dhe vizione për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Art që flet për barazi, dinjitet dhe të ardhme më të mirë.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit Social Ink, financuar nga .rks

📣 E Dielë Relaksuese në Buffen e Teatrit të Gjilanit!🎭 14 Dhjetor 2025 | Ora 16:00📍 Buffe e Teatrit të GjilanitA jeni ga...
11/12/2025

📣 E Dielë Relaksuese në Buffen e Teatrit të Gjilanit!
🎭 14 Dhjetor 2025 | Ora 16:00
📍 Buffe e Teatrit të Gjilanit

A jeni gati për një pasdite që kombinon artin, emocionin dhe energjinë krijuese❓

CCNO-Center for cooperation and networking of organizations, ju fton për një performance-show 4-in-1, ku katër zëra, katër stile dhe katër universa artistike bashkohen në një skenë të vetme.

Në këtë udhëtim skenik do të takoni:
🎬 Natyra Kallaba – Regjisore që e shndërron skenën në laborator emocionesh.
🎥 Blendi Arifi – Regjisor që sfidon rregullat dhe hap shtigje të reja artistike.
🎭 Fitore Jashari – Aktore që i jep dramës frymëmarrje të gjallë.
🎭 Djellza Dema – Aktore që luan me hijet e komedisë dhe të vërtetës.

Çfarë ju pret❓
Një pasdite ku drama takohet me humorin, kritika përzihet me dialogun, personazhet shpërthejnë nga skena dhe publiku ftohet të bëhet pjesë e një loje të madhe emocionale.
Arti shndërrohet në duel, vallëzim, sfidë dhe shpëtim.

Një e dielë relaksuese, por e mbushur me tronditje artistike dhe energji që nuk do ta harroni gjatë.
🎟️ Hyrja e lirë – mirësevini të gjithë!

🎨 Ekspozitë: “Të Drejtat e Barabarta në Pronë”📅 13 Dhjetor 2025🕓 Ora 16:00📍 Art Atelie, GjilanCCNO-Center for cooperatio...
11/12/2025

🎨 Ekspozitë: “Të Drejtat e Barabarta në Pronë”
đź“… 13 Dhjetor 2025
đź•“ Ora 16:00
📍 Art Atelie, Gjilan

CCNO-Center for cooperation and networking of organizations, në bashkëpunim me ART ATELIE, ju fton në hapjen e ekspozitës së punimeve artistike të realizuara nga të rinjtë gjatë kursit 6-ditor të artit, të mentoruar nga artistja Jalldeze Mustafa.

Ekspozita trajton përmes artit temën sociale: të drejtat e barabarta në pronë.
Punimet përfshijnë piktura, dhe ilustrime që pasqyrojnë perspektivat, emocionet dhe mesazhet e të rinjve mbi drejtësinë sociale, barazinë gjinore dhe trashëgiminë.

Pas hapjes, vizitorët do të shoqërohen me një koktej mirëseardhjeje, duke krijuar mundësinë për diskutim dhe rrjetëzim.

Ekspozita realizohet në kuadër të projektit “Social-Ink”, financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Hyrja është e lirë dhe e hapur për të gjithë!

🎨 Ka filluar kursi 6-ditor i artit për të rinjtë!Sot nisëm një udhëtim kreativ ku të rinjtë do të eksplorojnë artin si m...
08/12/2025

🎨 Ka filluar kursi 6-ditor i artit për të rinjtë!

Sot nisëm një udhëtim kreativ ku të rinjtë do të eksplorojnë artin si mjet për ndërgjegjësim shoqëror dhe shprehje personale.

Mentoruar nga artistja Jalldeze Mustafa, pjesëmarrësit do të zhvillojnë veprat e tyre artistike me fokus në temën “Të Drejtat e Barabarta në Pronë”.

Kursi organizohet në kuadër të projektit “Social-Ink”, i implementuar nga CCNO në bashkëpunim me ART ATELIE dhe financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Gjatë gjashtë ditëve, të rinjtë do të mësojnë teknika të ndryshme artistike dhe do të përgatiten për ekspozitën përfundimtare, ku do të prezantojnë mesazhet dhe krijimtarinë e tyre.

💡 Ky aktivitet synon të fuqizojë të rinjtë, të nxisë kreativitetin dhe të hapë dialog mbi barazinë, drejtësinë sociale dhe fuqizimin ekonomik përmes artit.

📣 Tryezë Diskutimi, krijimi i Këshillave Rinorë Lokalë (KRL) në GjilanSot, CCNO në bashkëpunim me OSBE-në dhe OJQ “Fuqia...
21/11/2025

📣 Tryezë Diskutimi, krijimi i Këshillave Rinorë Lokalë (KRL) në Gjilan

Sot, CCNO në bashkëpunim me OSBE-në dhe OJQ “Fuqia e Bashkimit Rinor” organizoi tryezën “Rrjetëzim dhe Bashkëpunim për Fuqizimin e Rinisë Lokale”, duke mbledhur organizata rinore, institucione lokale dhe aktorë kyç të politikave për të rinjtë. Diskutimet u përqendruan në krijimin dhe funksionalizimin e Këshillave Rinorë Lokalë (KRL), si mekanizma thelbësorë për përfaqësimin e të rinjve dhe zbatimin e Ligjit për Rininë.

Në hapje, Faruk Dermaku nga OSBE-ja dhe Mediana Bislimi, Drejtoreshë Ekzekutive e CCNO-së, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimit të platformave të qëndrueshme që fuqizojnë zërin e të rinjve. Ndërsa, Dashurije Ahmeti, zyrtare për rini-Ferizaj dhe Aolta nga KRL Ferizaj ndanë praktikat e mira dhe përvojat konkrete që mund të replikohen me sukses edhe në Gjilan në funksionalizimin e këshillave rinorë.

Diskutimit iu bashkuan edhe deputetja Arijeta Rexhepi, anëtare e Komisionit Parlamentar për draftimin e Ligjit për Rininë, si dhe Liza Gashi, anëtare e Komisionit Shtetëror për Rini, të cilat nënvizuan rëndësinë e qasjes së koordinuar institucionale dhe përfshirjes së strukturave rinore në proceset e vendimmarrjes. Takimi u lehtësua nga Dardan Marovca, duke mundësuar një dialog të hapur dhe sesione interaktive ku u identifikuan nevojat, sfidat dhe hapat praktikë për ngritjen e KRL-ve në komunat e Kosovës.

CCNO-Center for cooperation and networking of organizations, duke u bazuar në misionin e saj mbetet e përkushtuar në zhvillimin e mekanizmave që rrisin pjesëmarrjen aktive të të rinjve në komunitet. Faleminderit OSBE-së për partneritetin e vazhdueshëm dhe të gjithë pjesëmarrësve për kontributin e tyre.

🎬 Premiera e dokumentarit “FREE” në Stockholm!Mbrëmë, në Kino Zita në Stockholm, u mbajt premiera ndërkombëtare e dokume...
16/11/2025

🎬 Premiera e dokumentarit “FREE” në Stockholm!

Mbrëmë, në Kino Zita në Stockholm, u mbajt premiera ndërkombëtare e dokumentarit “FREE”, një prodhim i CCNO-së që sjell rrëfime mbi identitetin, guximin dhe lirinë personale.

Eventi u organizua në bashkëpunim me Embassy of Kosovo in Stockholm.

Ambasadorja Shkendije Geci-Sherifi së bashku me Drejtoreshën e CCNO-së, Mediana Bislimi theksuan rëndësinë e artit si mjet për nxitjen e dialogut shoqëror, promovimin e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e vlerave të përfshirjes. Po ashtu, u theksua roli i diplomacisë kulturore në prezantimin e historive dhe perspektivave që pasqyrojnë shoqërinë dinamike dhe demokratike të Kosovës.

Në audiencë pati pjesëmarrës nga kori diplomatik, akademia, organizatat ndërkombëtare, shoqëria civile dhe diaspora, duke e bërë këtë mbrëmje një ngjarje të veçantë kulturore e diplomatike.

Dokumentari shkon përtej kinemasë, duke reflektuar vlerat universale të të drejtave të njeriut që shteti ynë promovon.

“FREE” është një prodhim i CCNO-së, i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe i sjellur përmes performancave të aktorëve të Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

Sot, ekipi i CCNO-Center for cooperation and networking of organizations zhvilloi takim zyrtar me Embassy of Kosovo in S...
14/11/2025

Sot, ekipi i CCNO-Center for cooperation and networking of organizations zhvilloi takim zyrtar me Embassy of Kosovo in Stockholm, znj.Shkendije Geci-Sherifi ku së bashku me Drejtoreshën e CCNO-së, znj.Mediana Bislimi, përveq bashkëpunimit aktual u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimeve dhe nismave të reja në kuadër të projekteve të ardhshme.

Takimi vazhdoi më pas me prezentimin e hulumtimit “Gjuha Diskriminuese” bashkë me pjesen tjetër të stafit të Ambasadës, delegacionin nga Kosova si dhe pjesëmarrës të tjerë si profesorë, studentë kështu duke hapur një dialog të gjallë dhe të thelluar mbi të drejtat e njeriut, barazinë dhe rolin e diplomacisë kulturore në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.

📽️ Nesër në Stockholm shfaqet dokumentari “FREE”, pjesë e trilogjisë sonë që përfshin hulumtimin, ekspozitën dhe dokumentarin. Një projekt që sjell në qendër historitë, sfidat dhe fuqizimin e komunitetit LGBTQ+, duke përdorur artin dhe kulturën si mjete të diplomacisë së butë dhe prezantimit të vlerave demokratike të Kosovës.

🤝 Falënderojmë Ambasadën e Kosovës për mikpritjen të cilën na e bëri.
Kjo vizitë vazhdon me hapa të rinj drejt partneriteteve më të forta dhe bashkëpunimeve afatgjata në Suedi.

Mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Address

Gjilan
60000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when CCNO-Center for cooperation and networking of organizations posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to CCNO-Center for cooperation and networking of organizations:

Share