Klubi Alpin GJILANI është klub i themeluar nga vullnetarë, alpinistë dhe njerëz që kanë marr pjesë në shumë ekspedita dhe me eksperiencë të gjatë në këto aktivitete. KAGJ organizon dhe zhvillon aktivitete që janë të lidhura me natyrën, dhe si i tillë përpiqet që të zhvillohet dhe tu japë mundësi gjithë qytetarëve që, së pari ti njohin këto aktivitete, e pastaj të marrin pjesë në to. Zhvillimi i kë
tij lloji të turizmit, është një nga caqet tona, e për të cilat Kosova ka kapacitete të mjaftueshme. Anëtarët e Klubit kanë marrë dhe marrin pjesë në shumë ngjarje të karakterit sportiv, në sportet malore dhe bjeshkatare, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare. Klubi është i hapur për kreativitet së pari, shëndetësor së dyti, por synimi është mbledhja e sa më shumë njerëzve që nga përditshmëria e stresit në qytet, në punë, të dalim në natyrë që përmes ecjeve nëpër shtigje të ndryshme në natyrë anekënd Kosovës dhe tërë atë energji të akumuluar stresuese të zbrazim duke ecur në natyrë. Po ashtu KAGJ është i hapur në bashkëpunim me klubet tjera, që janë aktive në Kosovë dhe Shqipëri.