13/05/2025
Me zemër të hapur dhe kënaqësi të papërshkrueshme, dëshirojmë t’ju falënderojmë të gjithëve që e bëtë të mundur suksesin e koncertit tonë të muzikës popullore, kushtuar veprave të paharrueshme të profesorëve Isa Jakup dhe Izet Kallaba.
Një falënderim i veçantë i shkon solistëve për interpretimet e tyre të mrekullueshme, që sollën në skenë emocione të vërteta dhe thelbin e muzikës sonë tradicionale. Orkestrës sonë profesionale, ju falënderojmë për harmoninë e përsosur dhe për përkrahjen e pareshtur, duke e bërë çdo notë të dridhej me dashuri dhe pasion.
Dhe mbi të gjitha, ju falënderojmë, publik i dashur, për praninë tuaj të ngrohtë dhe energjinë pozitive që na dhatë. Pa entuziazmin dhe duartrokitjet tuaja, kjo natë e magjepsme e artit nuk do të ishte e njëjta.
Koncerti ishte një festë e vërtetë e trashëgimisë sonë muzikore, dhe kjo u arrit falë përpjekjeve tuaja të përbashkëta. Shpresoj që të kemi shumë mundësi të tilla për të ndarë dashurinë për muzikën dhe për të nderuar legjendat tona të paharrueshme.
Me mirënjohje të thellë,
ClassiKos