Spiral.ngo

Spiral.ngo A spiral of art in a climate that is no longer the same

Shishet plastike janë ndër materialet ma të përhapuna në përditshmërinë tonë. Përdoren për pak minuta, por mbesin për vi...
27/04/2026

Shishet plastike janë ndër materialet ma të përhapuna në përditshmërinë tonë. Përdoren për pak minuta, por mbesin për vite të tana. Në vend që me i pa veç si mbetje, ky projekt nis prej një pyetjeje të thjeshtë: çka ndodh nëse i trajtojmë si material ndërtimor?

Gjatë procesit në DYVOLAB kemi zhvillu një sistem lidhjeje përmes 3D printimit, që mundëson bashkimin e shisheve plastike pa i dëmtu ato. Këto lidhëza krijojnë module të vogla, të cilat mund të kombinohen e me u rrit në struktura ma të mëdha, si një hap i parë drejt krijimit të instalacioneve artistike prej materialeve të ricikluara.

Ky nuk është ende instalacioni, por prototipi i tij, një fazë ku ideja merr formë dhe fillon me u testu në praktikë.

Asht një provë se si një mendim kalon prej skicës në strukturë, prej konceptit në sistem. Një kërkim mbi mënyrën se si mbetjet mund të organizohen dhe të lidhen mes vete, duke marrë kështu një formë dhe funksion të ri.

Projekti synon me vazhdu përtej kësaj faze, drejt realizimit të një instalacioni në hapësira publike të qyteteve të ndryshme, me e afru këtë ide sa ma shumë me njerëzit dhe me nxitë një mënyrë tjetër të të menduemit rreth materialeve që na rrethojnë.

Earth Day is every day.🌏22.04🌏
22/04/2026

Earth Day is every day.
🌏22.04🌏

Disa nga momentet e para gjatë zhvillimit të idesë së prototipit për një instalacion artistik në Dyvolab
16/04/2026

Disa nga momentet e para gjatë zhvillimit të idesë së prototipit për një instalacion artistik në Dyvolab

Në kuadër të bashkëpunimit të Spiral NGO me Programin e Punës Praktike – Industritë Kreative, të mbështetur nga UNDP dhe...
02/03/2026

Në kuadër të bashkëpunimit të Spiral NGO me Programin e Punës Praktike – Industritë Kreative, të mbështetur nga UNDP dhe UNV (Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara), rrugëtimit tonë i bashkohet edhe një praktikante e re.

Erijona Muji, studente e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, po zhvillon praktikën e saj pranë Spiral NGO, duke kontribuar në dimensionin digjital të aktiviteteve tona kreative. Angazhimi i saj fokusohet në dokumentimin dhe zhvillimin e përmbajtjeve digjitale, si dhe në ndërthurjen e teknologjisë me artin dhe angazhimin shoqëror në temat që lidhen me mjedisin dhe qëndrueshmërinë. Kontributi i Erijonës pasuron proceset tona kreative përmes qasjeve teknologjike dhe ideve inovative, duke krijuar ura të reja mes artit, teknologjisë dhe komunikimit me publikun.

Ky bashkëpunim reflekton përkushtimin e Spiral NGO për të krijuar hapësira mësimi dhe përfshirjeje për të rinjtë, si dhe për të nxitur ndikim pozitiv në komunitet.

Ky rrugëtim zgjerohet edhe me energjinë tënde, Erijona.

Bashkohuni me ne për të mbështetur aktivitetet tona kulturore dhe ndërgjegjësuese për ndryshimet klimatike. Së bashku mu...
28/02/2026

Bashkohuni me ne për të mbështetur aktivitetet tona kulturore dhe ndërgjegjësuese për ndryshimet klimatike. Së bashku mund të krijojmë impakt pozitiv në mjedisin dhe komunitetet tona, duke fuqizuar ndërgjegjësimin dhe veprimet konkrete për të ardhmen e qëndrueshme.

Sponsorizimet realizohen në përputhje me Ligjin për Sponsorizime në fushën e Kulturës dhe Rinisë.
OJQ Spiral ofron transparencë të plotë, dokumentacion zyrtar dhe bashkëpunim korrekt me çdo sponsor.

📩 Për interesim dhe informata shtesë mund të na kontaktoni në [email protected] apo edhe në rrjetet tona sociale.

Ekipit të Spiral NGO i është bashkuar një praktikante e re. Ky angazhim realizohet në kuadër të bashkëpunimit me Program...
22/01/2026

Ekipit të Spiral NGO i është bashkuar një praktikante e re. Ky angazhim realizohet në kuadër të bashkëpunimit me Programin e Punës Praktike – Industritë Kreative, i mbështetur nga UNDP dhe UNV (Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara).

Elira Musliu, studente në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në drejtimin BSC Applied Economics and Management, po zhvillon praktikën e saj në fushën e ekonomisë kreative të lidhur me ndryshimet klimatike, duke kontribuar në hulumtimin, dokumentimin dhe bashkëdizajnimin e aktiviteteve, si dhe në promovimin e iniciativave që ndërthurin artin, ndikimin social dhe qëndrueshmërinë mjedisore.

Kontributi i Elirës pasuron punën tonë të përditshme dhe i sjell Spiral NGO perspektiva të reja në zhvillimin e qasjeve kreative dhe pjesëmarrëse. Përmes përfshirjes aktive të të rinjve, Spiral synon të forcojë aktivizimin qytetar dhe ndikimin pozitiv në komunitet përmes projekteve që adresojnë sfidat klimatike.

Mirë se vini në Spiral NGO, Elira!

Si i përjetoni ndryshimet klimatike në jetën tuaj të përditshme? OJQ SPIRAL ju fton të ndani mendimin tuaj përmes një py...
15/01/2026

Si i përjetoni ndryshimet klimatike në jetën tuaj të përditshme?

OJQ SPIRAL ju fton të ndani mendimin tuaj përmes një pyetësori anonim dhe të shkurtër.

https://forms.gle/j66M1aEtAyLMnKDC8.

I dashur pjesëmarrës, Ju ftojmë të merrni pjesë në një hulumtim digjital që synon të kuptojë se si grupet e ndryshme shoqërore i perceptojnë dhe i përjetojnë ndryshimet klimatike në jetën e përditshme; prandaj pyetjet në këtë pyetësor janë të thjeshta dhe të formuluara në m....

The everyday is not always innocent
31/05/2025

The everyday is not always innocent

Mbramë ❤️‍🔥
26/03/2025

Mbramë ❤️‍🔥

Për të gjithë ju të cilët jeni të interesuar të vizitoni ekspozitën në Galerinë e Arteve të Gjilanit, këtu mund ta gjeni...
24/03/2025

Për të gjithë ju të cilët jeni të interesuar të vizitoni ekspozitën në Galerinë e Arteve të Gjilanit, këtu mund ta gjeni linkun që të orientoni më mirë:

(Mbrapa teatrit).

Find lokale virksomheder, se kort og få rutevejledninger i Google Maps.

Të martën me datë 25.03. 2025, nga ora 19:30, me shumë dashni ju ftojmë në hapjen e ekspozitës së Erblina Karalitit. Kjo...
23/03/2025

Të martën me datë 25.03. 2025, nga ora 19:30, me shumë dashni ju ftojmë në hapjen e ekspozitës së Erblina Karalitit.

Kjo ekspozitë flet për një të ardhme sfiduese ndaj ndryshimeve klimatike, nëse ne si shoqëri nuk veprojmë tani. Bashkohuni me ne në një udhëtim vizual që sfidon perceptimin tonë për planetin tonë dhe ndryshimet klimatike që po përjetojmë!

Mezi presim të ju shohim!

Address

Gjilan

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spiral.ngo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Spiral.ngo:

Share