23/12/2020
Unioni Studentëve Gjilan ka implementuar projektin “A i testojmë vlerësimet?!, ku qëllimi kryesore ishte të bëhet një analizë e procesit të vlerësimit në Universitetin “Kadri Zeka.
Përmes këtij projekti është synuar të ngritet vetëdija kritike e studentëve dhe ndërgjegjësimin e personelit akademik rreth vlerësimit i cili është një prej elementeve thelbësore që domosdo ndikon direkt në integritetin akademik të studentëve, profesorëve por edhe vetë Inistitucionit.
Ky projekt është implementuar përmes disa aktivitete të ndryshme ku janë realizuar 3 tryeza debatuese, përpilimi i pyetesorëve, krijimin i një videoanimacioni dhe shpërndarja e broshurave dhe rezultateve te vlerësimit.
Kanë qenë të anketuar 300 studentë.
Vlen të ceket që gjatë rezultateve të pyetësorit studentët janë përgjigjur që pjesa më e madhe e tyre nuk e vlerësojnë shumë mënyrën e vlerësimit dhe janë të mendimit që duhet ndryshuar
Ata janë të mendimit që profesoret në universitet nuk vlersojnë drejtë dhe arsyshëm.
Pjesa më e madhe mendojnë që profesorëve u mungon motivimi i studentëve.
Disa nga rekomandimet që kanë dal nga ky projekt janë ;
• Studentët duhet nxitur jetën studentore me tema të karakterit akademik, cka nxitë në zhvillim të mendimit kritik
• Të bëhen kriteret e qarta të vlerësimit për procesin e vlerësimit dhe të respektohen ato
• Profesorët duhet të synojnë nxitjen e mendimit kritik dhe pranimin e mendimit ndryshe.
Falenderojmë stafin implementues i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë gjithë ecurisë së projektit.
“Ky projekt fuqizohet nga Agjencioni Austriak për Bashkëpunim Austrian Development Agency përmes skemës së granteve të vogla të projektit QAINT i menaxhuar nga ORCA Organizata për Rritjen e Cilësisë në ArsimOrganizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim
Përmbatja dhe përfundimet që dalin nga ky botim jo domosdoshmërishtë i paraqesin qëndrimet e ADC-s, QAINT-it apo të ORCA-s”
Sinqerisht,
Unioni Studentëve Gjilan