Make Kosova Green Again

Make Kosova Green Again Act. Clean. Plant. Protect Kosova!

06/10/2025

🟢Në intervistat me qytetarët e Gjilanit, vërejtëm qartë një ndarje në mënyrën si njerëzit e kuptojnë ngrohjen globale.

Një pjesë e madhe e tyre e shohin si pasojë direkte të veprimeve njerëzore, ku bëjnë pjesë ndotja, prerja e pyjeve, përdorimi i tepruar i burimeve natyrore dhe mungesës së kujdesit ndaj mjedisit. Ata pranojnë se njeriu është shkaktari kryesor dhe se ndryshimi kërkon ndërgjegjësim dhe veprim konkret.

Ndërkohë, më të pakët ishin ata që edhe jashtë kamerave tona shprehën lidhjen e këtij fenomeni me “dorën e Zotit”, duke e parë si diçka të pashmangshme ose si pjesë e vullnetit hyjnor. Kjo qasje, ndonëse e mbështetur në besim, nënkupton se ngrohja globale është jashtë kontrollit të njeriut, çka në praktikë zvogëlon përgjegjësinë për ndryshim dhe veprim.
Ne, jemi të vetëdijshëm se bizneset të cilat ndotin, bashkë me aleatët e tyre e përdorin këtë mjet si mburojë morale për të justifikuar shkatërrimin e natyrës dhe për të shmangur përgjegjësinë.

Prandaj, për ne njeriu është autor i krizës klimatike e kurrësesi nuk duhet të mbështjellet me pozicionin e një spektatori.
Sfida jonë kryesore mbetet vetëdijësimi i qytetarëve për përgjegjësinë që ata kanë.
E besimi tek Zoti, veçse na e lehtëson rrugën drejt qëllimit, sepse nëse njeriu beson se Zoti ia ka besuar kujdesin për Tokën, atëherë neglizhenca ndaj saj është formë e mosbesimit.

MAKE KOSOVA GREEN AGAIN

28/09/2025
28/09/2025

PSE "MAKE KOSOVA GREEN AGAIN"?🟢

“Make Kosova Green Again” është një deklaratë ideologjike. Duke huazuar me ironi formën e një slogani të djathtë populist, ne synojmë ta rikthejmë atë në shërbim të një vizioni progresiv. Për një Kosovë të gjelbër, të drejtë dhe të qëndrueshme.
Për ne, “green” është filozofi, në bazë të cilës ne mendojmë dhe synojmë të veprojmë duke vendosur mjedisin dhe njeriun në qendër.

Organizata jonë përdor këtë emër poashtu për ta rikornizuar idenë e “greatness".
Ne besojmë se Kosova bëhet madhështore kur e vendos mjedisin në qendër të zhvillimit, kur investon në energji të rinovueshme, kur mbron lumenjtë dhe pyjet, kur lufton ndotjen dhe kur garanton që rritja ekonomike të mos shkatërrojë të ardhmen.

Në frymën e politikave të majta dhe progresive, ne besojmë se drejtësia sociale dhe drejtësia mjedisore janë të pandara. Një Kosovë e gjelbër është një Kosovë më e barabartë, më e shëndetshme dhe më e qëndrueshme. Prandaj, ‘Make Kosova Green Again’ nuk është nostalgji për të kaluarën siç lehtësisht mund të duket në pamje të parë, por është thirrje për një të ardhme të re, për një Kosovë që bëhet madhështore duke qenë e gjelbër.

Kapitalin e posedojmë në mënyrë të pabarabartë, por ajrin e thithim të gjithë njësoj.

🟢✅

Address

Gjilan, Dheu I Bardhe
Gjilan
60000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Make Kosova Green Again posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share