Shoqata e të Burgosurve Politikë - Gjilan

Shoqata e të Burgosurve Politikë - Gjilan Shoqata e të Burgosurve Politikë - Gjilan

05/06/2026

ZVËRRNECI DHE ZGJEDHJET E 7 QERSHORIT
Internacionalizmi proletar i LV - së kundër imperializmit amerikan të Trump :
Po të bëhej një anketë në Kosovë para protestave për Zvërrnecin dhe gjirin e Nartës , del se 99 përqind e kosovarëve tash për herë të parë kanë dëgjuar këta emra. Edhe këta anarkistët e LV - së , të cilëve para se të shkonin në mision për " ruajtje të mjedisit " , dhunuesi brutal i Policisë së Kosovës , Xhelal Sfeqla ua ka mbushur çantat me gurë , topëza të metalit , gaz lotsjellës dhe gjësende të tjera të domosdoshme për një protestë paqësore siç i bënin në Kosovë. Kallashët , gulinovët dhe zolat do t'i dërgonin në kontingjentin e radhës duke i përdorur sipas manualit udhëzues sikur në rastin e sulmit terrorist kundër Kuvendit të Kosovës . Rrugaçërinë kundër Policisë së Kosovës , institucioneve të vendit dhe kundërshtarëve politikë duan ta bartin dhe keqpërdorin kundër Policisë së Shqipërisë , institucioneve të shtetit shqiptar dhe personalisht kundër Edi Ramës . Këtyre as që iu kërcet për Zvërrnecin , gjirin e Nartës , shqiptarët dhe Shqipërinë . Si " roja të urës " të andartes dhe spiunes greke në Kosovë , Dejona Mihali këta i mbrojnë interesat e Greqisë duke e dëmtuar zhvillimin e turizmit dhe ate ekonomik të Shqipërisë . Albin " Baba " përpiqet t'i bëjë karshillëk Edi Ramës dhe njëkohësisht t'i bëjë favore gjysh*t Dendias i cili ia mundëson Kurthit t'i rreshkë herdhet çdo vit në resortet më luksoze të Greqisë . Nëse besoni në përrallat e Kurthit dhe adhurueses së Zoran Gjingjiqit , Fitore Pacollit se " mbrojtësit " e Zvërrnecit dhe gjirit të Nartës janë të pasionuar pas natyrës dhe mbrojtjes së mjedisit mjafton të shihni se çka kanë bërë në Kosovë gjatë mandatit të tyre 6 - vjeçar . Po edhe këtë ndërhyrje të dhunshme në Tiranë dhe vendet tjera po e përdorin në fushatën e zgjedhjeve të 7 qershorit . Në Maqedoni të Veriut si rezultat i bashkëpunimit vëllazëror Mickoski - Kurthi , të drejtat e shqiptarëve përparuan aq shumë saqë lufta po bëhet nëse shqiptarët do të kenë të drejtë të hyjnë në provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe . Në këtë nivel të drejtave ( kulturore ) i kanë sjellë Albin Kurthi dhe LV - ë shqiptarët e këtij shteti hibrid . Së fundi , rregëzina e Kurthit në këtë qeveri antishqiptare , Bekim Koqja , deputet i LV - së , si kryepis doli para publikut , pasi i ka bërë " vetingun " Ali Ahmetit , sipas porosisë së Kurthit dhe Mickoskit , duke thënë se nuk ka fakte se Aliu p***a bërë krime lufte dhe të tjera por se hetimet nuk janë mbyllur ! VLEN dhe Kurthi janë kontribues të jashtëzakonshëm në formimin dhe forcimin e botës serbe në Maqedoni të Veriut. Të poshtër !
Në Luginë e kanë shkatërruar trungun kombëtar duke e pëgjysmuar ; me kapterrin e pensionuar politikisht , njerëzisht , kombëtarisht dhe moralisht , Shaipin dhe togeren ideologjike kurthiane , përçarëse , hakmarrëse , Ardita Sinani ndërsa e ka margjinalizuar pjesën e shëndoshë kombëtare . Për çka , mund të pyesni ? Që ta kenë një adresë banimi ! Maksimumi i të drejtave që e kërkojnë. Si psh. do të dukej kjo adresë : Šaip Kamberi , ulica : Draẓ̌e Mihajlivić , bez broja , opština Preševo .
Në Mal të Zi thuaja nuk ka shqiptarë.
Në Shqipëri nuk i eci me grupin e llaskucëve dhe lehatorëve kundër Edi Ramës dhe Shqipërisë prandaj i ka dërguar falangat e dhunuesit dhe injorantit Sfeqla , jo për ta mbrojtur Zvërrnecin por për ta shembur Ramën të cilin e quajnë vëlla i Vuçiqit kurse nuk e pranojnë se Mimoza është motër e Radoiçiqit . Së paku duhet të keni dokumente nga institucionet e specializuara për shëndet mendor e të besoni se Edi Rama punon kundër shqiptarëve , Shqipërisë , kosovarëve dhe Kosovës . Edi Rama kurrë nuk ka ardhur në Kosovë me marrë pjesë në zgjedhje spo për të mbrojtur natyrën në Brezovicë apo Grykë të Rugovës . Nëse gasi amerikan është jetik për ekonominë dhe sigurinë e Kosovës atëherë edhe Zvërrneci dhe gjiri i Nartës janë të një rëndësie të veçantë për ekonominë dhe sigurinë e Shqipërisë. Prandaj duhet të realizohen të dy projektet. Rama mund të bëhet përgjegjës për gjëra tjera , jo për këtë !
Zgjedhje të korruptuara me para tona :
Para zgjedhjeve të kurdisura të 28 dhjetorit 2026 , Albin Kurthi e urdhëroi pisin patamilitar , Hekuran Murati të shpërndajë mbi 300 milionë euro për blerje të votave. Opozita , në vend të bojkotojë zgjedhje hyri në to me një përkushtim patologjik prandaj u nda me " miza bythëve .." . Edhe për zgjedhjet e 7 qershorit , Albin Kurthi e detyroi pisin dhe paramilitarin Hekuran Murati të ndajë mbi 200 milionë euro për të blerë votues që ecin këmbë si dhe 2 milionë euro për votuesit - holandezët fluturues . Po të ishte një opozitë përnjëmend , nuk do të moralizonin për zgjedhje të pabarabarta por menjëherë do t'i bojkotonin zgjedhjet sepse Kurthi përsëri po i blenë votat publikisht dhe paturpësisht . Të besosh se LV - ë dhe Kurthi do t'i përmbahen kodeksit moral në këto zgjedhje është njëjtë sikur të besosh se Rozeta Hajdari do t'i ruaj dhe mbrojë rezervat shtetërore ! Opozita gjatë tërë kohën ka rënë në kurthin e Kurtit sikur që Kurthi tërë kohën ka rënë në kurthin e Vuçiqit . Opozita po vallëzon sipas muzikës së Kurthit prandaj po i ka këto rezultate . Kurthi po manipulon me Veriun e Kosovës ndonëse Veriu asnjëherë nuk ka qenë më i rrezikuar . Mjafton një humbje e barazpeshës strategjike të raportit të forcave ku Rusia do të rikthehej në pozitat e mëparshme të vendimmarrjes dhe Kosova do të gjindej në situatën që e ka sot Ukraina ku Tramp thotë se dy palët duhet të bëjnë kompromis të dhimbshëm . A nuk po e kërkojnë edhe nga ne këtë ndërkombëtarët ? Kush do ta mbrojë Mitrovicën ? Agim analfabeti , Fitore Gjingjiqi , Faton si Peci , xhandar Xhela - dezertori , Dimal Basha , Hekuran pisi , Hajnrullah Çeko me llaskucët e shiqërisë civile nën urdhërat e togerit të Shumadisë , Jeton Qurroi . Do të luftojnë ata që kanë luftuar kundër Serbisë dhe Jugosllavisë. Assesi pjesa dërrmuese e projugosllavëve të LV- së që janë futur brenda pasi pjesa kombëtare e dikurshme e LV - së ishte përzënë nga Kurthi ose ishin larguar vet. Sot në LV - ë ka hoxhallarë , klerikë , të komuntetit LGBTQ , ateistë , ata që janë kundër familjes dhe , për çudi edhe marrin vota , edhe bashkëjetojnë mirë për një bythë karrike. Strategjia e LV - së është ndërtuar mbi urrejtjen ndaj UÇK - së dhe luftës çlirimtare , kundër vlerave të luftës , udhëheqësve të luftës , nacionalistëve shqiptarë , vlerave morale dhe autoriteteve me rëndësi historike si Isa Boletini , Hasan Prishtina , Kadri Zeka , Idriz Seferi etj. Në luftimin e traditës , historisë ku kanë munguar ( përveç asaj jugosllave ) . Ndonëse për 6 vjet kanë shkatërruar dhe vjedhur çdo gjë sidomos duke sh*tur rrymë e duke blerë struja ( Martin Struja dhe Vuk Hamoviq ) përfitues kanë qenë ajka politike dhe paramilitare e LV- së që kanë krijuar rezerva për , së paku tre breza të ardhshëm. Çka mendoni se andartja dhe spiunja greke , Dejona Mihali ka ardhur dhe rri në Kosovë për një rrogë 700 - 800 euro !
Opozita ka pritur që Grenelli dhe Trump ta rrëzojnë Kurthin në kohën kur këta i kruajnë koqet ! Pastaj se do ta rrëzojnë sepse nuk po e dërgon draftin e Asociacionit në kohën kur Kurthi e pranojë Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit që është 100 herë më e dëmshme për Kosovën. Tash opozita po luan në kartën që Kurti po e refuzon gasin amerikan kurse jam i sigurt se këtë Kurthi e pranon shumë shpejtë. Pa asnjë problem. Kurthi është supermashtrues për të humbur nga mashtruesit e vogël të opozitës.
Çka tash ?
Pasi opozita nuk i ka bojkotuar zgjedhjet ndonëse kushte shumë arsye , pas 7 qershorit nuk ka të drejtë , as morale e as materiale të ankohet në rast se nuk ndahet e kënaqur me rezultate. Është dorëzuar para " Rregullave të Gotit - Kurthit ". Goti ishte mafioz me koqe , Kurthi është " mafioz " pa koqe . Nëse numri i votuesve të vlefshëm është nga 800 deri 850.000 , opozita mund ta formojë qeverinë , gjithashtu nëse merren vesh. Numri mbi 900.000 votues sjellë rezultate si të 28 dhjetorit , plus - minus margjina e gabimit të lejuar. Dalja në votime , elektorati " gërrnaçor " dhe i atyre që janë të papërcaktuar e vulosin rezultatin e zgjedhjeve .
Në rast të rezultatit të përafërt me 28 dhjetorit , opozita duhet ta urojë Kurthin , pa asnjë vonesë dhe pa asnjë kusht ta votojë çdokend që propozohet nga Kurthi për kryetar të Kuvendit , president dhe kryeministër . Duhet t'ia lë pushtetin absolut dhe menjëherë të organizohet për protesta të përditshme deri në kohën kur të krijohen kushte për zgjedhje të lira , të barabarta dhe të pakorruptuara nga taksat tona. Kurthi , sa më shumë të ketë pushtet aq më tepër do të ketë problem në qeverisje dhe , si pasojë do të përshpejtohet formimi i shpejtë i masës kritike për të protestuar kundër diktaturës , tashmë të vendosur të Neron Kurthit .
Autokracia nuk rrëzohet me vota por përmes protestave , jo kundër Kurthit , në rastin tonë por kundër politikave të tij dhe llaskucëve përcjellës . Orbani është " vrarë " politikisht me " plumba "- vota të votuesve hungarezë por arma ishte e shteteve të BE - së. Si përkrahës i vendosur dhe shumëvjeçar i Albin Kurthit në kohët më të vështira për të , kam të drejtë të mos pajtohem me te . Nuk kam asgjë personale . Nesër , nëse kthehet në rrugë të mbarë , përsëri do ta mbështesë fort . Nuk ia dua fundin e keq por nuk do të ketë fund të mirë politik. Të gjithë mashtruesit dhe të pabesët këtë fund e kanë . Të gjithë përfituesit e posteve në LV - ë dhe përfituesit e grazhdit janë të varur nga Kurthi në kohën kur Kurthi është peng i tyre dhe varet nga omerta ( mbyllja e gojës ) e hajnave mamut , antikombëtarëve dhe keqbërësve të LV - së. Albin Kurthi mund të kthehet jo duke i mundur kundërshtarët me zgjedhje të blera por duke e përmbajtur veten nga pasioni patologjik për të sunduar , në vend që të qeveris , të respektojë , në vend që të poshtrojë , të tregohet i butë kur ka pushtet me ata që nuk kanë pushtet . Ndryshe , ikën për lesh.
Dhe krejt në fund , mbi patriotizmin e rremë :
Të luash patriotin duke e " luftuar " Listën Serbe në kohën kur Mimoza Kusari shkrihet duke biseduar me padre padrinon ( kokën e kokave ) të kësaj liste , Milan Radoiçiq , në kohën kur i votojnë ligjet që i duhen pozitës , për ta zgjedhur presidenten është më së paku paturpësi dhe pafytyrësi . Kjo vlenë edhe për opozitën aktuale që , çdoherë kur ka pasur nevojë për Listën Serbe , si në kuiz , ka përdorur kartën dhe mundësinë : " po e thërras ndihmën e mikut ...". Leni këto mashtrime për vota dhe patriotizëm të rremë . As nuk bëheni patriotë më të mëdhenj e as tradhëtarë nëse bashkëpunoni me Listën Serbe në kuadër të respektimit të ligjeve aktuale dhe institucionale . Albin Kurthi mund të bëhet si Skenderbeu duke thënë se : " Listën Serbe nuk ua solla unë , e gjeta në mesin tuaj..". A po e shihni si koordinohet LV - ë me Listën Serbe para zgjedhjeve ; ne Zoran Gjingjiqin dhe Fitore Pacollin , me Albin Kurtin dhe Milan Radojeviqin , pasues i proserbit të dikurshëm të Atiqit në Mitrovicë të Veriut . Fitorja e qetë në dritë Zoran Gjingjiqin , Milani e mbulon me terr. Milani kinse e përdhosë tabelën I love Mitrovica ( Faton si Peci - a e kam shkruar korrekt në gjuhën angleze ) kurse Kurthi e urdhëron xhandar Xhelën ta arrestojë Milanin ! Koordinim i përkryer i patriotizmit të rremë nga jopatriotët .
Të jeni të sigurt se edhe opozita aktuale , nëse ka nevojë për Listën Serbe , njëjtë do të veprojë . Patriotizëm për vota , për pushtet e jo për shtet ! Strehë e përhershme për horra që vallëzojnë sipas muzikës elektorale.
5 qershor 2026 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA

05/06/2026

Një investim prej 4 miliardë eurosh në Zvërnec është kthyer në temën më të nxehtë të ditëve të fundit, duke nxitur debate mbi përfitimet reale që ky mega-projekt sjell për qytetarët

Dëbëlldehi dhe Karadaku – një gisht në historinë e KosovësDitëve të vikendit, për të thyer monotoninë e qytetit, shpesh ...
25/05/2026

Dëbëlldehi dhe Karadaku – një gisht në historinë e Kosovës

Ditëve të vikendit, për të thyer monotoninë e qytetit, shpesh marr rrugën për në bjeshkët e Karadakut. Rruga që kthen për Zhegër, posa e kalon Livoqin e Ulët, të bie në sy tabela e heroit: “Rruga Agim Ramadani”. Agimin e kam njohur personalisht; ishim bashkëmoshatarë në shkollën e mesme. Çdo herë që lexoj emrin e tij ndjej krenari dhe një kujtesë të gjallë për ato kohë.

Duke shkuar grykës së Karadakut, sot janë hapur shumë lokale, kafiteri e restaurante. Ndalem shpesh te restauranti “Dunavi” dhe te “Maja e Zezë”, ky i fundit vetëm disa qindra metra larg kufirit me Maqedoninë e Veriut. Kufiri këtu nuk është thjesht, vijë administrative – është histori e ndërtuar mbi rrëfime, përvoja dhe dhimbje.

Në fshatin Shurdhan, mes tabelave të shumta,të bie në sy një rrugë te Mulliri i
Alisë, e cila mban emrin Rr." Muharrem Demiraj". Nuk të çon askund tjetër përveçse te shtëpia e familjes së tij, aty ku nis një nga rrëfimet më të dhimbshme të Karadakut, dhe ku historia reale lidhet me njerëz konkretë.

​Emërtimi i rrugës nga komisioni komunal i Gjilanit "Muharrem Demiraj"i cili ishte manipuluar nga komisioni serb për përcaktimin e vijes kufitare në Malet e Karadakut në vitin 1998.Duke e futur si

përfaqësues të Kardakut në komisionin shtetëror serb.


Muharremi i Hazirit dhe rrëfimet e tij

Muharrem Demiri, ishte i njohur në Shurdhan dhe në fshatrat me rrethinë: Stançiq, Zllakuqan, Dëbëllde, Letnicë, e deri në Viti. Ishte fshatar me plis, i hapur për biseda dhe rrëfime. Kishte memorie të jashtëzakonshme dhe njihte njerëzit, vendet dhe historinë e gjithë Karadakut.

Në fund të viteve ’70, historianë dhe albanologë nga Prishtina qëndronin te shtëpia e fisnikut, Milazim Shefkiut, duke thirrur fshatarë për të rrëfyer ngjarje historike. Muharremi ishte gjithmonë një nga ata që rrëfente. Rrëfimet e tij ruhen edhe sot në arkivat përkatëse.

Shkrimtari Sabit Rrustemi e ka përshkruar këtë

realitet në tregimin “Nën maskën e musafirëve”, me metaforat e “Syprishëve” dhe “Sybutëve”, njerëz që vizitonin fshatrat e Karadakut dhe i njihnin, por me qëllime të fshehta.

Viti 1998 – punët e demarkimit

Në vitin 1998, te shtëpia e Muharremit kishte ardhur një major i ushtrisë jugosllave, i shoqëruar nga gjeodetë, gjeografë dhe topografë – pjesë e një komisioni shtetëror serb për përcaktimin e vijës kufitare me Maqedoninë e atëhershme.
Në një moment, majori i kishte thënë Muharremit se ishte i ditur dhe se duhej t’u tregonte kufijtë e asaj që ata e quanin “Serbia e Vjetër”. Muharremi u ndje i rëndësishëm. U krekos. Nuk e kuptoi se po përdorej.

Ishin nisur nga Uji i Kuq, kishin vazhduar nëpër Zllakuqan, Stançiq, rrëzë maleve të Kopilaqes, Vërnez, Letnicë, dhe deri në Dëbëllde. Tri ditë rresht, ishin bërë m***e, shënime dhe vizatime në harta.

Pas përfundimit të punës në terren, kishin zbritur në një restorant në Viti, ku mbi tavolina ishin vendosur të gjitha hartat, skicat dhe dokumentet zyrtare. Dokumentet përfundimtare ishin para Muharremit, i cili kishte vendosur gishtin në dokument, ashtu si i kishte kërkuar komisioni serb, në emër të banorëve të asaj ane. Vetëm pasi ata e përfunduan misionin e tyre, ai u shpërblye me 500 marka gjermane.

Pas këtij momenti, Muharremi ndjehej se ishte bërë i rëndësishëm. Shumë herë e tregonte me krenari veprimin e tij, pa e kuptuar se pjesa e tij ishte vetëm një gisht në një dokument që tashmë kishte vendosur kufijtë, pa pyetur askënd nga Kosova, e cila atëkohë ishte nën pushtimin serb. Dokumenti më vonë u nënshkrua nga presidentët e Serbisë dhe Maqedonisë, u ratifikua në parlamentet përkatëse dhe në vitin 2001 u dërgua në OKB për miratim..

Prilli 1999 – tragjedia e Demirëve

Në vitin 1999, pas dështimit të Rambujesë dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s, ushtria jugosllave u fsheh nëpër shtëpi të boshatisura të shqiptarëve. Nga posta kufitare në Stançiq u dha urdhër që banorët e fshatrave kufitare – mbi dhjetë fshatra – të largoheshin brenda 24 orëve.

Në lagjen e Demirëve mbetën Muharremi, vëllai i tij Jetishi, dhe Musa Veseli me gruan e tij Rexhien, të larguar nga Stançiqi për shkak të pasigurisë. Një ditë prilli, ushtarët serbë panë tymin e oxhakut. U ngjitën drejt shtëpisë. I gjetën brenda. I rrahën, i vranë dhe kufomat i dogjën. Shtëpinë e shkrumbuan. Rexhien e kishin marrë të gjallë dhe e mbajtën të burgosur deri pas Marrëveshjes së Kumanovës.

​Emri dhe mbimri i fshatarit, Muharrem Demiri ,që kishte marrë pjesë në komisionin serb për përcaktimin e vijes kufitare të maleve të Karadakut dhe arave të Dëbëlldehit.

​Historia e tokave dhe traktatet ndërkombëtare

Historia e Dëbëlldehit dhe Karadakut nuk është thjesht lokale. Tokat shqiptare janë coptuar që nga Traktati i Shën Stefanit (1878), i pasuar nga Kongresi i Berlinit (1878), më pas nga Versaji (Konferenca e Paqes 1919) dhe Parisi 1920, ku Presidenti amerikan Woodrow Wilson u përpoq të mbrojë çështjen shqiptare dhe të shmangte copëtimin e asaj Shqipërie të gjymtuar.

Në të gjitha këto raste, shqiptarët e Kosovës dhe të Karadakut nuk ishin pyetur. Nuk u morën parasysh dëshirat e banorëve. Dokumenti i demarkimit të vitit 1998–2001 nuk është “falje tokash” – është një vijë e vendosur nga komisione shtetërore të Serbisë dhe

Maqedonisë, pa pjesëmarrjen e shqiptarëve. Çdo akuzë për “falje të tokave të Dëbëlldehit” është e pavërtetë dhe banale.

Karadaku nuk ka nevojë për zbukurime. Ka mullinj, rrugë, fshatra dhe lëndina ku lotët ranë në heshtje. Ky është rrëfimi i Dëbëlldehit: një histori reale me njerëz konkretë, dokumente të vërteta dhe një tragjedi të thellë. Historia nuk mund të falsifikohet me akuza të politikës ditore.
​Selajdin Abdullahu
Gjilan

01/05/2026

Republika në udhëkryq: kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri: zgjedhje të reja.
Seancat parlamentare janë shndërruar në një lloj teatri monoton: shumë seanca, pak dialog dhe një fund i parashikueshëm—dështim për kuorum. Deputetët bëjnë rolin e spektatorëve të vetes, ndërsa publiku jashtë sallës sheh një shfaqje që përsëritet aq shpesh sa humb edhe efektin komik. Në fund, mbetet vetëm ironia: një shtet që s’arrin të zgjedhë presidentin, por arrin gjithmonë të zgjedhë momentin për zgjedhje të reja.
Zgjedhjet e shpeshta po trajtohen si terapi universale: nëse s’ka marrëveshje—zgjedhje; nëse ka krizë—zgjedhje; nëse s’ka krizë—gjithsesi zgjedhje, se ne duhet të bëhemi shembull i demokrcisë bellkanike dhe europiane. Kështu, cikli politik i vendit i ngjan një rrethi vicioz ku fundi është vetëm fillimi i një fushate të re. Partia në pushtet premton stabilitet dhe zhvillim ekonomik me superpuna, që janë të barabarta me superrrena, ndërsa po e njejta e ka kthyer dështimin në strategjinë e saj, duke e kërcënuar opozitën me zgjedhje të reja, por në fund prodhon vetëm kalendar elektoral; flasin për përgjegjësi, por praktikojnë shtyrje; kërkojnë konsensus, por investojnë në bllokadë.
Ndërkohë, presidenti—posti që supozohet të mishërojë unitetin—kthehet në një test matematikor që askush s’do ta zgjidhë. Numrat nuk dalin, jo sepse janë të pamundur, por sepse askush s’do të bëjë llogaritjen deri në fund. Politika preferon ekuacionin e hapur: më mirë pa zgjidhje sesa me kompromis.Duke përdorur teorinë e Makiavelit se "Qëllimi justifikon mjetin’", kriza politike po shfrytëzohet më shumë si instrument pushteti sesa si arsye për zgjidhje.Kostoja? Jo vetëm financiare, megjithëse çdo palë zgjedhje ka çmimin e vet. Kostoja më e madhe është konsumimi i besimit publik. Kur vota thirret shpesh, por rezultati ngec në vend, qytetari fillon të pyesë: a është ky proces për të zgjidhur problemet, apo për t’i shtyrë ato me afat të ri? Demokracia nuk matet me sa herë votojmë, por me sa herë vendimet tona prodhojnë stabilitet.Satira e kësaj situate është e hidhur: një vend që e ka votën si instrument kryesor, por e përdor si justifikim për të mos vendosur. Një klasë politike që flet për mandat, por jeton në fushatë të përhershme. Një president që nuk zgjidhet, por që shërben si arsye për gjithçka tjetër që nuk bëhet.
Pozita ka rënë në kurthin që e ka ngritur vet,ndërsa opozita vetëm evidenton dhe konstaton shkeljet kushtetuese të pozites pa ndërmarrë veprimet konkrete që e bëjnë ndryshimin e situates.
Ndoshta është koha për një risi të vërtetë: jo zgjedhje të reja, por sjellje të reja.

Selajdin Abdullahu
Gjilan

23/04/2026

Lamtumirë akademik Rexhep Qosja!

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.
Në emër të qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe gjithë ata që ndien dhembje për këtë humbje të madhe.
Rexhep Qosja ishte një ndër figurat më të mëdha të mendimit shqiptar, një intelektual i shquar, studiues i palodhur, shkrimtar, kritik letrar dhe zë i fuqishëm i ndërgjegjes kombëtare. Me veprën, guximin intelektual dhe përkushtimin ndaj së vërtetës, ai la gjurmë të pashlyeshme në kulturën, historinë dhe jetën publike shqiptare.
Për Qendrën tonë, kujtimi për akademik Rexhep Qosjen mbetet i veçantë dhe i paharrueshëm, sepse ai ishte një mbështetës i çmuar i veprimtarisë së Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” dhe i përpjekjeve tona për ngadhënjimin e drejtësisë për gjenocidin që shteti serb ka kryer kundër shqiptarëve të Kosovës.
Në vitin 2022, kur Qendra jonë kërkoi që lulëkuqja me katër petale të bëhej simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë, akademik Qosja ishte ndër personalitetet e para që e mbështeti këtë kërkesë. Mbështetja e tij ishte e rëndësishme për ne dhe për viktimat e gjenocidit në Kosovë.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!
Qoftë i paharruar kujtimi për akademik Rexhep Qosjen!
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

https://kosovogenocide.com/lamtumire-akademik-rexhep-qosja/

-Fans

19/04/2026

Gjykata e Hagës ,Drejtësi apo Gjykatë Politike?
Në kohë të ndryshme, drejtësia ka veshur petkun e padrejtësisë dhe ka gjykuar jo mbi të vërtetën, por mbi frikën, interesin apo paragjykimin. Historia njerëzore është e mbushur me raste kur ata që qëndruan në anën e lirisë u vunë në bankën e të akuzuarve, ndërsa koha më pas i shpalli të pafajshëm dhe madje i ngriti në piedestal. Sot, për shumëkënd, ajo ndjenjë rikthehet kur sheh liderët e UÇK-së të mbajtur prej vitesh në Hagë, në një proces që shpesh perceptohet si tepër i gjatë, i padrejtë dhe i mangët në prova.
Që në fillesat e njerëzimit, rrëfimi i Kainit dhe Abelit na mëson se padrejtësia mund të lindë edhe nga xhelozia dhe keqinterpretimi. Abeli, i pafajshmi, bie viktimë jo për shkak të fajit, por për shkak të një intrige të errësuar. Kjo histori biblike mbetet një metaforë e fuqishme: jo gjithmonë ai që goditet është fajtor, dhe jo gjithmonë ai që gjykon ka të drejtë morale.
Në shekuj, figura si Zhana d’Ark u përballën me gjykime që sot duken absurde. Ajo u shpall heretike dhe u dogj në turrën e druve, vetëm që më vonë të njihej si heroinë dhe shenjtore. A nuk është kjo një dëshmi se drejtësia e një epoke mund të jetë padrejtësia e një tjetër? Se tribunat dhe gjykatat, kur ndikohen nga politika apo frika, mund të prodhojnë vendime që historia i rrëzon pa mëshirë?
Edhe në një shoqëri që sot konsiderohet ndër më të zhvilluarat, si ajo amerikane, ndodhi një nga episodet më të errëta të drejtësisë: gjyqet e shtrigave në Masaçusets. Qindra gra dhe burra u akuzuan për magji, shumë prej tyre u dënuan pa prova reale, të shtyrë nga histeria kolektive dhe dëshira për të gjetur fajtorë aty ku nuk kishte. Sot, ato procese shihen si një njollë në historinë e drejtësisë.
Në këtë rast, lind pyetja: a po përsëritet historia? A po shohim një proces që, në vend se të mbështetet mbi fakte të pakundërshtueshme, zgjatet në kohë duke lënë hapësirë për dyshime të mëdha? Kur një gjykim zvarritet për vite të tëra pa një përfundim të qartë, ai ka humbur besimin e publikut dhe po perceptohet si më shumë ndëshkim sesa drejtësi.
Drejtësia e vërtetë nuk duhet të jetë as hakmarrje, as spektakël, as instrument politik. Ajo duhet të jetë në koherencë , e drejtë dhe e mbështetur në prova të forta,e jo në prova të fabrikuara nga dëshmitar pas perdeve. Nëse këto mungojnë, atëherë çdo akuzë rëndohet nga hija e dyshimit, dhe çdo proces kthehet në një barrë morale për vetë sistemin që e zhvillon.
Kur e analizojmë procesin e Gjykatës së Hagës me të ashtëquajtura "Dhoma të Specializuara" ndaj krerëve të UÇK-ës të krijohet përshtypja e gjykimeve politike në ish-Jugosllavi, ku paraprakisht përmes Lidhjes socialiste të popullit punonjës të drejtuar nga UDB-ja, bënin fushatë për ti dënuar sa më ashpër veprimtarët që ishin kundërshtar të atij sistemi, sikur organizemet dhe” ligjërimet nëpër shkollat e Prishtinës “duke i paraqitur të akuzuarit në Hagë padrejtësisht, se nuk luftuan për popullin e vet.
Historia na ka mësuar të jemi të kujdesshëm: ata që sot gjykohen para popullit, janë ata që sot dhe nesër nderohen. Dhe ata që sot gjykojnë, mund të gjykohen nga vetë historia.

Selajdin Abdullahu
Gjilan

29/01/2026

Mora mbi 20 reagime në një nga postimet e mia javën e kaluar! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! 🎉

29/01/2026

Platforma “Liria ka Emër” ka vazhduar sot fushatën e takimeve dhe mobilizimit qytetar për Marshin e 17 shkurtit “Drejtësi, jo politikë”. Përfaqësuesi i kësaj platforme, Ismail Tasholli, ka vizituar Shoqatën e të Burgosurve Politikë të Kosovës, ku ka marrë përkrahje të parezer...

Rizgjedhja e Mehmet Balazhit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit,një fitore brilante!Po ndalemi në një komunë të v...
17/10/2025

Rizgjedhja e Mehmet Balazhit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit,një fitore brilante!

Po ndalemi në një komunë të vogël të Republikës së Kosovës, pikërisht në Hanin e Elezit. Jo se ka ndonjë ekonomi të madhe, por e udhëheq një njeri i zgjuar dhe luftarak.
Kur isha në burgun e Gjilanit, në fund të viteve ’80, u krijua një zhurmë nëpër koridoret e burgut dhe, përmes komunikimit që mbanim me dhomat e tjera, u informuam se i kishin arrestuar një grup të rinjsh nga Hani i Elezit (në mesin e tyre Mehmet Ballazhi, Ibrahim Curri dhe Nexhat Ballazhi). Ata kishin formuar një grup ilegal për të zhvilluar aktivitet patriotik, për të shkruar parulla dhe për të shpërndarë materiale, si shumë grupe të tjera që punonim kundër regjimit në ish-Jugosllavi.

Kushtet e burgut ishin të mjerueshme; burgu i Gjilanit llogaritej si një nga burgjet e sigurisë së lartë në atë kohë. Sa për informim, aty kishin qëndruar shumë figura të njohura si Metush Krasniqi, Rexhep Mala, Ukshin Hoti e Femi Lladrovci, si dhe dhjetëra patriotë të tjerë nga të gjitha viset shqiptare në ish-Jugosllavi.

Për këto kushte të tmerrshme, një ditë vendosëm të bënim grevë urie, për të kërkuar kushte më të mira dhe për të na lejuar një laps e disa favore të tjera që na mungonin — edhe pse ishim të dënuar. Na mbanin në burgun hetues të Gjilanit, pasi burgjet e tjera në ish-Jugosllavi nuk pranonin të burgosur politikë shqiptarë, sepse protestonin dhe konsideroheshin “të papërshtatshëm”, sipas tyre.

Pasi këta të rinjtë e Hanit të Elezit ishin në hetime dhe donim t’i lehtësonim, që të mos futeshin në grevë urie, njërit prej tyre që e kisha në dhomën afër ia lashë një njoftim dhe i tregova për vendimin e shokëve që kishim marrë. Më falënderoi për njoftimin dhe më tha:

> “Në asnjë mënyrë, ne nuk duam të mos ju bashkëngjitemi shokëve në përmbushjen e kërkesave tona elementare.”

Vendosmëria e tyre, edhe pse nuk i njihja e as nuk i kisha takuar asnjëherë fizikisht, më mahniti — edhe pse ishin vetëm 19–20 vjeçarë. Edhe ne nuk ishim më të vjetër se 22–23 vjeç.

E bëmë grevën të gjithë, dhe si rezultat i saj nuk fituam asgjë; përkundrazi, na dënuan. Na kufizuan ushqimin nga pakot e familjes, na shkurtuan vizitat familjare nga 10 minuta në 5 minuta, e shumë kufizime të tjera. Pas disa kohësh, nga Gjilani na dërguan në burgun e Dubravës së Istogut.

Aty u takuam për herë të parë me Mehmet Ballazhin dhe shumë shokë të tjerë. Mehmeti ishte një djalosh i ri, por shumë serioz dhe i zgjuar — një student shembullor që, me shokët e tij, kishte studiuar në UP, por ua kishin ndërprerë studimet në gjysmë, si shumë shokëve të tjerë.

Pas qëndrimit mbi tre vjet në Gjilan — që ishte si një gijotinë — në burgun e Dubravës ishim më të lirë. Dhomat i kishin të hapura dhe nëpër pavijone mund të lëviznim lirshëm. Aty u takuam për herë të parë me Mehmetin dhe shumë shokë të tjerë. Mehmeti dallohej nga të tjerët për vendosmërinë dhe dijen, një njeri me autoritet dhe integritet të lartë — një patriot i kulluar.

Pas daljes nga burgu i Dubravës, (siç thoshte baca Adem Demaçi: “dilnim nga një burg i vogël në një burg të madh – Kosova e okupuar”), Mehmeti, nga kushtet e vështira, u detyrua të emigronte në Gjermani, si shumë veprimtarë të tjerë, për të mbajtur familjen në vendlindje.

Atje takoi shokun e tij të burgut, profesor Ramadan Tahirin, një profesor i shquar i gjuhës shqipe, i cili shquhej për muzikë dhe art. Ata ishin takuar në kurset e gjuhës gjermane që ishin të detyrueshme për të gjithë të huajt, për punësim dhe integrim, sipas rregullave gjermane. Profesoresha që mbante kursin e gjuhës gjermane ishte shprehur:

> “Në dekada që mbaj kurse, nuk kam pasur asnjë të huaj me theks (akcent) gjerman si Mehmet Ballazhi.”

Në atë moment ishte i pranishëm edhe prof. R. Tahiri, i cili ma ka treguar këtë shumë herë.

Thirrjes “Atdheu në rrezik, vendlindja thërret!”, Mehmeti iu përgjigj ndër të parët, duke u bërë një ndër ushtarët e UÇK-së në zonën e tij. Ai u bë një urë e sigurt për kalimin e udhëheqësve të luftës nga Tetova në zonat e luftës në Kosovë.

Urime komandant, urime Mehmet Ballazhi.
Kjo është një fitore e merituar e njeriut me vyrtyte te larta, humane njerezore dhe atdhetare.
Selajdin Abdullahu

13/10/2025

Address

Rr. Selia E PDK-së PN
Gjilan
60000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38344125740

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e të Burgosurve Politikë - Gjilan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata e të Burgosurve Politikë - Gjilan:

Share