Inkluzioni

Inkluzioni Non-governmental organization working on social inclusion of marginalized groups.

Dhuro 💜
07/10/2026

Dhuro 💜

Fundjavë të bukur nga Qendra Burimore “Ana”! 💜Pas një jave me aktivitete, lojë, ngjyra dhe shumë përpjekje të vogla që s...
25/09/2026

Fundjavë të bukur nga Qendra Burimore “Ana”! 💜
Pas një jave me aktivitete, lojë, ngjyra dhe shumë përpjekje të vogla që sjellin hapa të mëdhenj, është koha për pak pushim. 😊
Qendra Burimore “Ana”
Mbështetje e hershme. Ndikim për gjithë jetën.
Aktivitetet logopedike në Qendrën Burimore “Ana” mundësohen me mbështetjen e Komunës së Gjilanit.

Përmes lojës mësojmë të komunikojmë. 🐄💬Në këtë seancë logopedike, figurat e kafshëve përdoren për ta përfshirë fëmijën n...
23/09/2026

Përmes lojës mësojmë të komunikojmë. 🐄💬
Në këtë seancë logopedike, figurat e kafshëve përdoren për ta përfshirë fëmijën në një aktivitet interaktiv dhe argëtues, duke krijuar mundësi për të nxitur të folurit, pasurimin e fjalorit dhe komunikimin.
Sepse për fëmijët, loja nuk është vetëm argëtim – është edhe një mënyrë e natyrshme për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja. 🌱
Qendra Burimore “Ana” – Mbështetje e hershme. Ndikim për gjithë jetën.

Shërbimet logopedike mundësohent nga Komuna e Gjilanit/Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Vit i ri shkollor, një hap i ri drejt përfshirjes!INKLUZIONI publikon manualin praktik “Komunikimi, gjuha dhe të folurit...
31/08/2026

Vit i ri shkollor, një hap i ri drejt përfshirjes!

INKLUZIONI publikon manualin praktik “Komunikimi, gjuha dhe të folurit”, të hartuar nga logopedja Altinë Mehmeti — një udhëzues me strategji dhe mjete konkrete për mësimdhënësit, edukatorët dhe profesionistët që mbështesin zhvillimin e fëmijëve.

Çdo fëmijë meriton të dëgjohet, të kuptohet dhe të përfshihet. 💙

📘 Lexojeni dhe shkarkojeni manualin këtu:https://drive.google.com/file/d/1wt1ahkQeAlJccaORiwBX__8Vw5yLUyGE/view?usp=sharing

Manuali dhe të gjitha shërbimet logopedike mbështeten nga Komuna e Gjilanit.

18/08/2026

🎨 3 gabime të zakonshme kur u mësojmë fëmijëve ngjyrat!

Kur mësojmë ngjyrat, mënyra si e bëjmë pyetjen dhe japim udhëzimet ka shumë rëndësi. Ja disa gabime që bëhen shpesh:

❌ “Thuaj…” – në vend që ta nxisim fëmijën të përgjigjet vetë, i japim menjëherë modelin e përgjigjes.

❌ Ndryshimi i pyetjes gjatë procesit – fillojmë me një kërkesë dhe e ndryshojmë para se fëmija të ketë kohë ta përpunojë.

❌ Shumë kërkesa njëherësh – e bombardojmë fëmijën me shumë informacione ose pyetje, duke e bërë më të vështirë përqendrimin.

💡 Më pak është më shumë! Jepini fëmijës kohë të mendojë, përdorni udhëzime të qarta dhe mbajeni aktivitetin të thjeshtë e argëtues. 🌈

Një hap i rëndësishëm drejt qëndrueshmërisë së shërbimeve!Me kënaqësi ju njoftojmë se, falë mbështetjes së Komunës së Gj...
01/07/2026

Një hap i rëndësishëm drejt qëndrueshmërisë së shërbimeve!

Me kënaqësi ju njoftojmë se, falë mbështetjes së Komunës së Gjilanit, përkatësisht Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Inkluzioni dhe Qendra Burimore “Ana” kanë siguruar vazhdimësinë e pjesshme të shërbimeve psikosociale për fëmijët dhe familjet që kanë nevojë.

Ky është një dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit institucional për të garantuar që asnjë fëmijë të mos mbetet pa mbështetjen e nevojshme.

Faleminderit Komunës së Gjilanit për besimin dhe partneritetin në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse. 💙

———
An important step towards the sustainability of our services!

We are pleased to announce that, with the support of the Municipality of Gjilan, specifically the Directorate of Health and Social Welfare, Inkluzioni and the “Ana” Resource Center have secured the partial continuation of psychosocial services for children and families in need.

This support highlights the importance of institutional partnership in ensuring that no child is left without the care and support they deserve.

We sincerely thank the Municipality of Gjilan for their trust and partnership in building a more inclusive society. 💙

Jemi të lumtur që ndikimi i projektit “Historia Ime, Dinjiteti Im” është prezantuar nga Europe House Kosovo dhe Bashkimi...
29/06/2026

Jemi të lumtur që ndikimi i projektit “Historia Ime, Dinjiteti Im” është prezantuar nga Europe House Kosovo dhe Bashkimi Evropian në Kosovë. 💙

Si organizatë partnere në këtë iniciativë të financuar nga BE-ja, Inkluzioni ka kontribuar në fuqizimin e grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara, si dhe nënave vetushqyese të fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke promovuar përfshirjen, të drejtat e njeriut dhe qasjen e barabartë në shërbime dhe mundësi.

Falënderojmë të gjithë partnerët, institucionet dhe përfituesit që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Së bashku vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri më gjithëpërfshirëse, ku secili ka mundësi të barabarta dhe zëri i secilit dëgjohet.

📖 Lexoni storien e plotë: https://europehouse-kosovo.com/newsblog/my-story-my-dignity

———————

Proud to see a project I had the privilege to write and lead being featured by Europe House Kosovo and the European Union in Kosovo. 💙

My Story, My Dignity has been about more than delivering services—it has been about restoring dignity, amplifying voices, and creating opportunities for women and girls with disabilities and single mothers of children with disabilities across Kosovo.

Grateful to everyone who made this journey possible.

Read the full story here: https://europehouse-kosovo.com/newsblog/my-story-my-dignity

In Kosovo, not everyone has the same opportunity to seek help. For many women and girls with disabilities, as well as single mothers of children with disabilities, support services are often difficult

Address

Str. Ali Hadri, P. N
Gjilan
60000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38349355400

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Inkluzioni posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Inkluzioni:

Shortcuts

Share