10/09/2026
Komiteti Lokal për Siguri Publike Qendra në Vushtrri mbajti takimin e radhës me anëtarët e komitetit dhe përfaqësuesit e Stacionit Policor në Vushtrri.
Gjatë takimit u diskutuan çështje të sigurisë në sektorin që mbulon KLSP Qendra, shqetësimet e komunitetit, si dhe aktivitetet e planifikuara që do të realizohen në vazhdim.
Gjatë takimit, të pranishmit u njoftuan edhe për realizimin e projektit për vendosjen e kamerave të sigurisë në objektin e Kryqit të Kuq në Vushtrri. KLSP Qendra shpreh falënderim të veçantë për OSCE-në për mbështetjen dhe financimin e këtij projekti, i cili kontribuon në rritjen e sigurisë në objekt dhe hapësirat përreth tij.
KLSP Qendra falënderon Policinë e Kosovës, Stacionin Policor në Vushtrri dhe zyrtarët policorë për bashkëpunimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në të mirë të qytetarëve.
KLSP Qendra do të vazhdojë aktivitetet e saj në fushën e sigurisë, duke forcuar bashkëpunimin me komunitetin dhe Policinë e Kosovës, në funksion të një mjedisi më të sigurt për të gjithë.