Levizja Koha

Levizja Koha Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Levizja Koha, Youth Organization, Vushtrri.

“Lëvizja Koha” është një organizatë rinore dhe është themeluar që nga Janari i vitit 2011.Ne bazohemi në punën vullnetare te të rinjtë e komunës së Vushtrrisë si dhe të Mitrovicës. Deri tani kemi organizuar me sukses më se 57 aktivitete rinore si dhe kemi implementuar më shumë se 22 projekte rinore, të gjitha këto në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse komunale, Qeverinë e Republikës së Kosovës si

dhe me organizata të ndryshme ndërkombëtare andaj edhe më 17 Qershor 2012 ne morëm titullin nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë si “Organizata më aktive në Vushtrri” duke u shpërblyer me Mirënjohje.

 Projektet më të rëndësishme që i kemi implementuar deri më tani kanë të bëjnë:

1. Panairi i Shkencë dhe Kulturës për pesë vite radhazi (Kanë punuar më shumë se 30 vullnetarë secilin vit ndërsa kanë qenë pjesëmarrës më shumë se 200 ndërsa rreth 3000 vizitorë) në bashkëpunim me Institucionet vendore, Organizata ndërkombëtare, donatorë të tjerë.
2. “Rinia ju vëzhgon” projekt i cili ishte i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i cili kishte të bëj me monitorimin e çështjeve rinore në komunën e Vushtrrisë dhe të Mitrovicës, kryesisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtorinë e Arsimit si dhe adresimin e çështjeve rinore në Kuvendet Komunale.
3. “Të njohim trashëgiminë tonë” i përkrahur nga organizata suedeze CHwB.

Address

Vushtrri
42000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Levizja Koha posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Levizja Koha:

Share