24/07/2025
𝐃𝐈𝐓Ë𝐓 𝐄 𝐃𝐈𝐀𝐒𝐏𝐎𝐑Ë𝐒 𝟐𝟎𝟐𝟓
Manifestimi tradicional “Ditët e diasporës” sapo ka filluar në Vicianën e bukur. 🎻🎹🎤
Shoqata Kulturore “Gjurmët”, për të dytin vit me radhë, është bashkorganizatore e “Ditëve të diasporës”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ky manifestim, përveç festës e muzikës së bukur që sjell në komunën tonë, ka për qëllim të forcojë lidhjet mes shqiptarëve kudo që ndodhen.
“Ditët e diasporës” janë një shenjë e lidhjes së ngushtë që kemi me bashkatdhetarët tanë anembanë botës, të cilët, ndonëse larg atdheut, vazhdojnë të kontribuojnë dhe të mbështesin kulturën, traditat dhe identitetin tonë.
Këto ditë festimi na kujtojnë se ne jemi një dhe të pandarë. Së bashku, ne ndihmojmë në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe promovimin e vlerave që na bashkojnë. Me këtë rast, ftojmë të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, të jenë pjesë e këtij programi, për të festuar dhe për të riafirmuar lidhjet tona.