Keshilli i Veprimit Rinor Lokal - Vushtrri

Keshilli i Veprimit Rinor Lokal - Vushtrri KVRL - Vushtrri është një institucion që përfaqëson interesat e organizatave rinore dhe të rinjëve në institucionet e pushtetit lokal në Vushtrri.

Këshilli i veprimit rinorë lokal (KVRL) është themeluar me Ligjin për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë (Ligji Nr. 03/L-145) i cili është miratuar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës në vitin 2009. Në vitin 2010 në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-145 Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka nxjerr Udhëzimin Administartiv (Nr. 9/2010) me të cilin përcaktohen kompetencat dhe përgjegjësitë e

KVRL-së. Në bazë të legjislacionit në fuqi Këshilli i Rinisë (KVRL) konsiderohet si organ i cili i përfaqëson të gjithë të rinjët e komunës së caktuar si dhe ky këshill (KVRL) përveq që përfaqëson të gjithë të rinjët e komunës njëkohsisht konsiderohet drejtëpërdrejt edhe si organ këshilldhënës për Kryetarin e Komunës në fushën e drejtimit të politikave rinore. Këshilli i veprimit rinorë lokal udhëheq me politikat e rinisë brenda komunës së caktuar si dhe (KVRL) egziston si këshill përfaqësues i rinisë në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

10/03/2024

📣 𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐨𝐪𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐜𝐢𝐯𝐢𝐥𝐞, 𝐠𝐫𝐮𝐩𝐞 𝐣𝐨𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐬𝐭𝐞̈/𝐞

➡️ Mësoni më shumë mbi modelet e ndryshme të ngritjes së fondeve, duke u bërë pjesë e trajnimit bazik një-ditor për diversifikim dhe ngritje të fondeve, që do të ofrohet nga grupi i trajnerëve dhe mentorëve profesionistë të trajnuar nga KCSF dhe Catalyst Balkans.

🔗 Të gjitha detajet dhe linkun për aplikim i gjeni në vegëzën: http://tinyurl.com/trajnimibazik

⌛️ Afati i fundit për aplikim: 𝟏𝟑 𝐦𝐚𝐫𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟒.

Pranvera Hyseni
03/09/2023

Pranvera Hyseni

Sot përfunduam punëtorinë 4 ditor të programit Step UP: Programi i avancimit të rinisë në shoqërinë civile.Punëtoria kis...
27/02/2023

Sot përfunduam punëtorinë 4 ditor të programit Step UP: Programi i avancimit të rinisë në shoqërinë civile.
Punëtoria kishte 3 module dhe 16 sesione të temave të ndryshme të cilat ishin jashtëzakonisht të dobishme dhe efektive.
Ndarja e këtyre përvojave të fituara me anëtarët e tjerë të organizatës, besoj që do të sjell progres në organizatën tonë.
Rrjetizimi me organizatat e tjera pjesëmarrëse në këtë punëtori, do të ketë si rezultat projekte me interes dhe të dobishme për të rinjt e komunave tona.
Ky projekt u implementua nga: VENTUREUP, SEED dhe MKRS.

Kanceri i gjirit mund të zbulohet në faza të hershme dhe të trajtohet.Në fushatën përmbyllëse për kancerin e gjirit, KVR...
31/10/2022

Kanceri i gjirit mund të zbulohet në faza të hershme dhe të trajtohet.
Në fushatën përmbyllëse për kancerin e gjirit, KVRL-ja me ftesë të Drejtorisë së Administratës - Njesiti komunal për të drejtat e njeriut, iu bashkangjit marshimit nga sheshi “Hasan Prishtina” deri te sheshi “Adem Jashari” me moton: “Zbulimi i hershëm shpëton jetë”.

Në kuadër të projektit “Qendra Rinore është e të rinjëve”, projekt ky i implementuar nga ATRC, si udhëheqëse e konsorciu...
27/09/2022

Në kuadër të projektit “Qendra Rinore është e të rinjëve”, projekt ky i implementuar nga ATRC, si udhëheqëse e konsorciumit në partneritet me BIRN, PEN, dhe PIPS, financuar nga USAID dhe Mbretëria e Holandës, përmes GCERF, u organizua një tryezë diskutimi me temën”Roli i institucioneve komunale në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm” ku i ftuar si panelist ishte kryetari i KVRL-së Arbër Hoxha, i cili diskutoj në lidhje me rolin e shoqerisë civile në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

26/09/2022

Propozimet konkrete për buxhetin e vitit 2023, në fushën e rinisë, janë adresuar nga kryetari i KVRL-V Arbër Hoxha

Address

Vushtrri
42000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Keshilli i Veprimit Rinor Lokal - Vushtrri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Keshilli i Veprimit Rinor Lokal - Vushtrri:

Share