Ojq "Biodiversiteti"

Call Directions Contact the organization

Ojq "Biodiversiteti" Biodiversiteti është vlera më e lartë e natyrës në tokë 🌍

12/10/2026

🌿 Drenica Veriperëndimore – një thesar i biodiversitetit të Kosovës! 🐻

Regjioni i Mitrovicës, veçanërisht pjesa veriperëndimore e Drenicës, dallohet për pasurinë e tij të jashtëzakonshme me faunë të egër.

Siç shihet në video, ariu i murrmë (Ursus arctos) ushqehet intensivisht para hyrjes në gjumin dimëror (letargji), duke grumbulluar rezervat e nevojshme të energjisë për muajt e ftohtë.

Këto pamje dëshmojnë vlerat e mëdha natyrore që ruan vendi ynë dhe rëndësinë e mbrojtjes së habitateve të jetës së egër. 🌲🐾

📍 Drenica Veriperëndimore, Kosovë 🇽🇰

Nxënësit e Shkollës fillore “Mustafë Venhari” u njohën nga afër me faunën e Vushtrrisë përmes dokumentarit tonë, të real...
04/10/2026

Nxënësit e Shkollës fillore “Mustafë Venhari” u njohën nga afër me faunën e Vushtrrisë përmes dokumentarit tonë, të realizuar me mbështetjen financiare të Komunës së Vushtrrisë. 🦅🦊🌿

Faleminderit mësimdhënësit Jusuf Sadiku për bashkëpunimin dhe përkushtimin në edukimin e nxënësve për mbrojtjen dhe ruajtjen e biodiversitetit tonë. 👏🌱

29/09/2026
29/09/2026

🐐 Dhija e egër – një aset i çmuar i faunës sonë!

Një pamje e rrallë dhe e bukur nga Brod, që dëshmon pasurinë e biodiversitetit dhe natyrës së Kosovës. Ta mbrojmë dhe ta ruajmë jetën e egër për brezat që vijnë. 🌲🦌

Apel kundër zjarreve 🔥🌿Jemi në muajin Gusht, një periudhë kur temperaturat e larta dhe thatësira e bëjnë natyrën veçanër...
21/08/2026

Apel kundër zjarreve 🔥🌿

Jemi në muajin Gusht, një periudhë kur temperaturat e larta dhe thatësira e bëjnë natyrën veçanërisht të rrezikuar nga zjarret.

Një pakujdesi e vogël njerëzore, apo edhe një zjarr i ndezur qëllimisht, mund të shkaktojë pasoja të mëdha: të rrezikojë vendbanimet, jetën e njerëzve dhe të shkatërrojë në mënyrë të pakthyeshme ekosistemet, florën dhe faunën tonë. 🌳🦉🦌

🙏 Apelojmë te të gjithë qytetarët: të jemi të kujdesshëm dhe të mos ndezim zjarre në natyrë. Nëse vëreni një zjarr, njoftoni menjëherë ekipet kompetente.

Një falënderim i veçantë për zjarrfikësit, të cilët edhe në këto momente janë në teren, duke luftuar me flakët dhe duke mbrojtur jetën, pronën dhe natyrën tonë. 👨‍🚒❤️

Fshati Studime e Epërme
21 Gusht 2026

12/08/2026

Dallëndyshet në vapën e gushtit 🐦🌿

Dallëndyshet gjejnë strehë nga vapa e gushtit nën strehën e villave në fshatin Kovaçic. Një pamje e bukur e natyrës, ku këto shpendë të dobishëm gjejnë siguri dhe qetësi pranë nesh. 🌿☀️

10/08/2026

💧🌿 Kroi i Syve – Kovaçicë

Një bukuri natyrore ku uji dhe bimësia bashkëjetojnë në harmoni.
Bimët luajnë një rol të rëndësishëm në natyrë: rrënjët e tyre ndihmojnë në thithjen dhe infiltrimin e ujit të shiut në tokë, duke reduktuar rrjedhjen sipërfaqësore dhe erozionin. 🌱💧
Kështu, bimësia ndihmon në ruajtjen e ujit, pasurimin e tokës dhe mbrojtjen e burimeve natyrore.
🌿 Pa bimësi nuk ka ekosisteme të shëndosha, e pa ujë nuk ka jetë

09/08/2026

🐗 Derri i egër
Një mashkull i derrit të egër (Sus scrofa) i kapur në video gjatë lëvizjes së tij në pyjet e Vushtrrisë. 🌿🐗
Një tjetër dëshmi e pasurisë së faunës së egër në malet tona.

🐻 Arinjët janë specie kyçe të ekosistemeve. Ata ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit natyror, përhapjen e farave dhe shënd...
29/07/2026

🐻 Arinjët janë specie kyçe të ekosistemeve. Ata ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit natyror, përhapjen e farave dhe shëndetin e pyjeve. Mbrojtja e tyre është mbrojtje e biodiversitetit dhe e trashëgimisë natyrore.

Address

2 Maji
Vushtrri
4200

Telephone

+38344283426

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ojq "Biodiversiteti" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Ojq "Biodiversiteti":

Share