10/10/2026
Katër ligjërata të suksesshme për paqen, bashkëpunimin dhe mirëqenien e të rinjve në Vushtrri!
Në kuadër të projektit “Promovimi i mirëqenies, bashkëpunimit dhe paqes tek të rinjtë”, Qendra e Gruas “ATO” ka realizuar katër ligjërata edukative dhe interaktive në dy shkolla të mesme të Vushtrrisë: SHMT “Lutfi Musiqi” dhe SHMLP “Bahri Haxha”. Ligjëratat u mbajtën më 11.09.2026, 28.09.2026, 02.10.2026 dhe 09.10.2026.
Gjatë këtyre sesioneve, nxënësit patën mundësinë të diskutojnë, të shkëmbejnë ide dhe të thellojnë njohuritë e tyre mbi tema të rëndësishme, si:
🤝 Komunikimi efektiv dhe bashkëpunimi
🕊️ Zgjidhja paqësore e konflikteve
💬 Ndërmjetësimi dhe tejkalimi konstruktiv i mosmarrëveshjeve
❤️ Empatia, respekti reciprok dhe mirëkuptimi
Përmes këtyre aktiviteteve, synojmë të fuqizojmë të rinjtë me njohuri dhe aftësi praktike për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme, për të zgjidhur mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe për të kontribuar në krijimin e një mjedisi shkollor më të sigurt, paqësor dhe gjithëpërfshirës.
📌 Projekti realizohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në partneritet me Komunën e Vushtrrisë.