Shoqata për Personat e Verbër dhe me Shikim të Dëmtuar “Drita Jonë”

  • Home
  • Kosovo
  • Vushtrri
  • Shoqata për Personat e Verbër dhe me Shikim të Dëmtuar “Drita Jonë”
Call Directions Contact the organization

Shoqata për Personat e Verbër dhe me Shikim të Dëmtuar “Drita Jonë” Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata për Personat e Verbër dhe me Shikim të Dëmtuar “Drita Jonë”, Non-Governmental Organization (NGO), Vushtrri.

19/10/2026

NJOFTIM PËR HAPJEN E AFATIT TË APLIKIMIT

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njofton qytetarët se është hapur afati i aplikimit për përfitim nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2026–2027. Mbështetja ofrohet në formën e subvencionimit të faturës së energjisë elektrike për ekonomitë familjare që i plotësojnë kriteret e përcaktuara sipas programit dhe vendimit përkatës.

Afati i aplikimit dhe kohëzgjatja
📅 19 tetor 2026 – 31 mars 2027

Njoftimi i plotë nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare:
https://www.facebook.com/share/19eiwupPkM/

🕊️ NË KUJTIM TË AVOKATIT TONË TË DASHUR, MBROJTËSIT DHE KËSHILLTARIT TONË!Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen ...
16/10/2026

🕊️ NË KUJTIM TË AVOKATIT TONË TË DASHUR, MBROJTËSIT DHE KËSHILLTARIT TONË!

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të një miku të çmuar të Shoqatës “Drita Jonë”, një avokati të njohur dhe një njeriu me vlera të jashtëzakonshme njerëzore e profesionale.

Që nga themelimi i Shoqatës sonë, ai ishte mbrojtja jonë ligjore, këshilltari ynë i çmuar dhe një mbështetje e palëkundur në rrugëtimin tonë. Me përkushtimin, urtësinë dhe këshillat e tij, na ndihmoi të përballonim sfida dhe të vazhdonim misionin tonë në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar.

Ai nuk ishte vetëm avokati ynë, por një mik i vërtetë i shoqatës, i cili na qëndroi pranë me zemër, mirëkuptim dhe besim në punën tonë. Kontributi i tij do të mbetet pjesë e historisë dhe kujtesës së “Drita Jonë”.

Disa njerëz lënë pas një emër, të tjerë lënë gjurmë që koha nuk mund t’i fshijë. Ai la gjurmë në shoqatën tonë dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin.

Në emër të Shoqatës “Drita Jonë”, shprehim mirënjohjen tonë të përjetshme për gjithçka që bëri për ne.

U prehtë në paqe! Ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e respektuan.

Mirënjohja jonë për të do të jetojë përherë! 🕊️🤍

Sevdije Voca
Shoqata “Drita Jonë” – Vushtrri

🎶🇽🇰🇸🇮 Shoqata “Drita Jonë” pjesë e festivalit mbarë-slloven të muzikantëve të verbër dhe me shikim të dëmtuar “PESEM VID...
15/10/2026

🎶🇽🇰🇸🇮 Shoqata “Drita Jonë” pjesë e festivalit mbarë-slloven të muzikantëve të verbër dhe me shikim të dëmtuar “PESEM VIDI DLJE”

Me rastin e 15 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, Shoqata “Drita Jonë” mori pjesë më 15 tetor 2026 në festivalin mbarë-slloven të muzikantëve të verbër dhe me shikim të dëmtuar, të mbajtur në Odiseja, Ljubljana, me ftesë të organizatës sonë partnere në Slloveni, Shoqatës së të Verbërve dhe Personave me Shikim të Dëmtuar të Sllovenisë (ZDSSS).

Pjesëmarrja në këtë aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Zbatimi i memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës ‘Drita Jonë’ dhe Shoqatës së të Verbërve të Sllovenisë për forcimin e përfaqësimit shtetëror të personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar në Kosovë”, të financuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Kjo ditë e rëndësishme shërben si një thirrje për ndërgjegjësim mbi të drejtat, pavarësinë, dinjitetin dhe përfshirjen e personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar në të gjitha fushat e jetës. Pjesëmarrja jonë në këtë festival ishte një mundësi e çmuar për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, për të shkëmbyer përvoja dhe për të dëshmuar se talenti dhe aftësitë nuk kufizohen nga mungesa e shikimit.

🤝 Përmes këtij projekti, synojmë të avancojmë përfaqësimin e personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar në Kosovë, duke sjellë përvoja dhe praktika të mira nga Sllovenia, si dhe duke forcuar partneritetin ndërmjet organizatave tona.

🙏 Falënderojmë Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës për mbështetjen financiare të projektit dhe organizatën tonë partnere në Slloveni për ftesën, mikpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

🦯 15 Tetori – Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë: më shumë ndërgjegjësim, më shumë pavarësi, më shumë mundësi dhe barazi për të gjithë!

Shoqata “Drita Jonë”
15.10.2026

🇽🇰🤝🇸🇮 Nga bashkëpunimi, drejt përfaqësimit më të fuqishëm!📍 Lubjanë, SlloveniNjë takim, një partneritet dhe një qëllim i...
14/10/2026

🇽🇰🤝🇸🇮 Nga bashkëpunimi, drejt përfaqësimit më të fuqishëm!

📍 Lubjanë, Slloveni

Një takim, një partneritet dhe një qëllim i përbashkët: zëri i personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar të dëgjohet më fuqishëm në Kosovë!

Në kuadër të projektit “Zbatimi i memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës ‘Drita Jonë’ dhe Shoqatës së të Verbërve të Sllovenisë për forcimin e përfaqësimit shtetëror të personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar në Kosovë”, realizuam aktivitetin e parë në Slloveni, përmes një takimi me kryetaren dhe sekretaren e organizatës partnere në Lubjanë.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt shkëmbimit të përvojave, forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimit të mundësive të reja për përfaqësim dinjitoz dhe pjesëmarrje të barabartë në proceset vendimmarrëse.

🙏 Mirënjohje e veçantë për Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës për mbështetjen financiare të këtij projekti, që kontribuon në fuqizimin e zërit dhe të drejtave të personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar.

✨ Sepse përfaqësimi nuk është vetëm të jesh i pranishëm, por të kesh zë, ndikim dhe mundësi të barabarta për të kontribuar në shoqëri.

🇽🇰 URIME PRESIDENTES SË RE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!Shoqata “Drita Jonë” i uron znj. Justina Shiroka P**a shumë suksese ...
07/10/2026

🇽🇰 URIME PRESIDENTES SË RE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

Shoqata “Drita Jonë” i uron znj. Justina Shiroka P**a shumë suksese dhe mbarësi në detyrën e lartë të Presidentes së Republikës së Kosovës.

🇽🇰 Qoftë ky mandat në shërbim të qytetarëve dhe të së ardhmes së Kosovës!

Me respekt,
Sevdije Voca-Drejtoreshë ekzekutive
Shoqata “Drita Jonë”

Sot në Shoqatën për Personat e Verbër dhe me Shikim të Dëmtuar "Drita Jonë" pranuam me mirënjohje një donacion prej 12 p...
23/06/2026

Sot në Shoqatën për Personat e Verbër dhe me Shikim të Dëmtuar "Drita Jonë" pranuam me mirënjohje një donacion prej 12 paketave me veshje nga bashkatdhetari ynë, z. Nazmi Zeka, pronar i kompanisë STROHGAU Gala Bau.

Z. Nazmi Zeka është një nga mbështetësit tanë të vazhdueshëm, i cili ndër vite ka treguar përkushtim dhe solidaritet ndaj punës së shoqatës sonë dhe personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar. Edhe kësaj radhe, ai dëshmoi se humanizmi dhe kujdesi për komunitetin mbeten vlera të rëndësishme.

E falënderojmë nga zemra për këtë donacion dhe për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Shoqatës "Drita Jonë". Kontributi i tij ka vlerë të madhe për përfituesit tanë dhe na inkurajon të vazhdojmë misionin tonë me përkushtim edhe më të madh.

🙏 Faleminderit z. Nazmi Zeka dhe STROHGAU Gala Bau për besimin, mbështetjen dhe zemërgjerësinë tuaj!

Shoqata “Drita Jonë” vazhdon të qëndrojë pranë anëtarëve të saj 🤝Me shumë mirënjohje njoftojmë se janë shpërndarë 34 set...
31/03/2026

Shoqata “Drita Jonë” vazhdon të qëndrojë pranë anëtarëve të saj 🤝
Me shumë mirënjohje njoftojmë se janë shpërndarë 34 sete enësh për anëtarët tanë, si rezultat i një donacioni bujar nga Fondacioni Amaneti

Ky kontribut është një dëshmi e solidaritetit dhe përkushtimit për të mbështetur familjet në nevojë. Falënderojmë përzemërsisht Fondacionin “Amaneti” për këtë ndihmë të vlefshme 🙏
Së bashku sjellim më shumë dritë dhe shpresë në komunitetin tonë ✨

20/03/2026
Zemrat tona u mbushën me mirënjohje dhe ndjenjë përgjegjësie për njëri-tjetrin.Shoqata “Drita Jonë” me zemër të madhe ar...
19/03/2026

Zemrat tona u mbushën me mirënjohje dhe ndjenjë përgjegjësie për njëri-tjetrin.
Shoqata “Drita Jonë” me zemër të madhe arriti të shpërndajë 100 pako ushqimore për anëtarët e saj, duke qenë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë. Këto momente na rikujtojnë se sa e rëndësishme është të mos e lëmë askënd vetëm.
Ky mision u bë i mundur falë zemërgjerësisë së Fondacioni Amaneti, të cilët sollën dritë në shumë familje. Mirënjohje e thellë për këtë akt human që prek shpirtin.
Sepse ndonjëherë, një ndihmë e vogël bëhet arsye për një buzëqeshje të madhe… dhe një shpresë për nesër më të mirë.

Address

Vushtrri
42000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00

Telephone

+38344976795

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata për Personat e Verbër dhe me Shikim të Dëmtuar “Drita Jonë” posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata për Personat e Verbër dhe me Shikim të Dëmtuar “Drita Jonë”:

Shortcuts

Share