OJQ Progresi

OJQ Progresi Organizata joqeveritare ndriçon rrugën drejt Progresit.

Në përfundim të projektit “Rruga e Historisë së Gdhendur në Kalasë e Qytetit”, jemi të kënaqur të raportojmë mbi suksesi...
01/08/2024

Në përfundim të projektit “Rruga e Historisë së Gdhendur në Kalasë e Qytetit”, jemi të kënaqur të raportojmë mbi suksesin e aktivitetit dhe impaktin e tij në promovimin e trashëgimisë kulturore të qytetit të Vushtrrisë. Ky projekt ka pasur për qëllim të nxjerrë në pah pasuritë historike dhe kulturore të këtij qyteti përmes ekspozimit të monumenteve dhe aktiviteteve të ndryshme që pasqyrojnë traditat dhe identitetin e tij unik.

Promovimi i Trashëgimisë Kulturore: Ky projekt ka synuar të rrisë vetëdijen dhe njohuritë e publikut për monumentet historike dhe trashëgiminë kulturore të Vushtrrisë. Katalogu i trashëgimisë kulturore të qytetit është ndihmesë në këtë proces, duke ofruar një pasqyrë të detajuar të monumenteve dhe vendeve me rëndësi historike.

Rritja e Turizmit Kulturor: Pjesë e këtij projekti ishte gjithashtu promovimi i qytetit si një destinacion turistik i vlefshëm për ata që janë të interesuar në historinë dhe kulturën e Vushtrrisë. Aktivitetet e zhvilluara kanë ndihmuar në krijimin e një imazhi të fortë për qytetin si një vend me potencial të lartë për turizmin kulturor.

Ruajtja dhe Pastrimi i Traditave:
Përmes aktiviteteve të ndryshme, përfshirë ushqimet tradicionale dhe veshjet karakteristike, ky projekt ka pasur për qëllim ruajtjen dhe promovimin e traditave dhe kulturës lokale, duke e bërë atë të njohur për vizitorët dhe duke u siguruar që brezat e ardhshëm të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre trashëgimive.

Gjatë aktivitetit, është mbajtur një ekspozitë e veçantë me piktura që pasqyrojnë trashëgiminë kulturore të Vushtrrisë, duke ofruar një përvojë vizuale për vizitorët mbi rëndësinë historike dhe kulturore të qytetit. Po ashtu, janë shfaqur monumentet historike përmes Katalogut, ushqimeve dhe veshjeve tradicionale te cilat kanë kontribuar në një përvojë të pasur kulturore.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të nënprojektit: 'Rruga e historisë së gdhendur", i cili finacohet nga Qeveria e Japonisë përmes mbështetjes së Fondit Japonez për Zhvillim Social, të administruar nga Banka Botërore dhe mbështetur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Vushtrrisë me Fondin e Zhvillimit të Komunitetit (CDF) si partner Zbatues.

Ekspozita "Rruga e Historisë së Gdhendur" në qytetin e Vushtrrisë është një shembull i shkëlqyeshëm i përpjekjeve të rin...
16/07/2024

Ekspozita "Rruga e Historisë së Gdhendur" në qytetin e Vushtrrisë është një shembull i shkëlqyeshëm i përpjekjeve të rinisë për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë materiale dhe shpirtërore të kulturës së tyre lokale. Përmes artit të tyre, ata kanë arritur të shprehin thelbin e historisë së qytetit dhe të rëndësinë e trashëgimisë kulturore në një mënyrë të mahnitshme dhe plot pasion.

Ekspozita ka qenë vendosur në kalane e qytetit të Vushtrrisë, një vend historik i cili vetë përfaqëson një pjesshmeri të rëndësishme të historisë së Kosovës. Pikturat e paraqitura në ekspozitë, të krijuesve të rinj lokalë, kanë ndihmuar në rikthimin e momenteve të rëndësishme të kaluarës së qytetit, duke sjellë në vëmendje ngjarje, karaktere dhe tradita të shumta që formojnë identitetin e tij

Për të pasuruar përvojën e vizitorëve, një film është shfaqur gjatë ekspozitës, i cili përmbledh të kaluarën e errët të Kosovës. Ky film ka ofruar një kontekst më të gjerë historik për ngjarjet dhe situatat që kanë formuar kontekstin kulturor dhe shoqëror të qytetit të Vushtrrisë.

Progresi është duke realizuar projektin “ Rruga e historisë së gdhendur”Ky aktivitet realizohet në kuadër të nënprojekti...
13/07/2024

Progresi është duke realizuar projektin “ Rruga e historisë së gdhendur”
Ky aktivitet realizohet në kuadër të nënprojektit: 'Rruga e historisë së gdhendur", i cili finacohet nga Qeveria e Japonisë përmes mbështetjes së Fondit Japonez për Zhvillim Social, të administruar nga Banka Botërore dhe mbështetur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Vushtrrisë me Fondin e Zhvillimit të Komunitetit (CDF) si partner Zbatues.

10/07/2024
01/11/2023

FLASIM PËR NJË TJETËR ARRITJE

Nga sot, shkolla jonë do të përmirësojë komunikimin duke prezantuar Faqen e Shkollës si një burim të ri dhe të freskët për informimin e drejtë dhe të shpejtë. Kjo faqe do të jetë një dritare e re për komunitetin tonë shkollor.

Realizuar nga “Progresi” me mbështetjen e MKRS-së.



www.shfmu-liria.com

Ne kemi një ëndërr të madhe: të kthejmë shkollat në oazë të leximit, ku fëmijët, të rriturit, dhe të gjithë bashkë mësoj...
27/10/2023

Ne kemi një ëndërr të madhe: të kthejmë shkollat në oazë të leximit, ku fëmijët, të rriturit, dhe të gjithë bashkë mësojnë se leximi është një dritare magjike që hap horizonte të panjohura, kjo përmes këndeve të leximit!

Imagjinoni një shkollë ku leximi është pjesë e jetës së përditshme, ku fëmijët dhe të rriturit shkojnë me kënaqësi për të eksploruar botën e fjalëve dhe idese. Ku leximi nuk është detyrim, por një pasion që i frymëzon ata për të zgjuar kreativitetin dhe imagjinatën e tyre.

Nxitja e lexueshmërisë është më shumë se një detyrë e jona; është një mision për të rritur vetëdijen për thelbin e leximit dhe fuqinë e fjalëve. Nëpërmjet këndeve të leximit dhe grupeve letrare, mund të shpërndajmë pasionin tonë për librat dhe poezinë, duke krijuar një komunitet që ndan me njëri-tjetrin emocionet, ide artistike dhe ndjesitë që fjalët mund të shkaktojnë.

OJQ Progresi në bashkëpunim me shkolla, krijues, poet e shkrimtarë ka zgjedhur të mobilizojë komunitetin për të promovuar lexueshmërinë, përmes platformave kreative. Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit!

📚✨🌍
SHFMU " L I R I A " Strofc - Vushtrri

Address

Hamdi Krasniqi
Vushtrri
42000

Telephone

+38349418315

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when OJQ Progresi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to OJQ Progresi:

Shortcuts

Share