Atlas Institute

Atlas Institute Promoting sustainable development and environmental protection across Kosovo and the Western Balkans for a greener future.

09/10/2026
Në vitin 2025, 56.1% e familjeve në Kosovë kanë kondicioner. Vetëm pesë vjet më parë ishin 8.8%. Sot jemi në nivelin e I...
08/10/2026

Në vitin 2025, 56.1% e familjeve në Kosovë kanë kondicioner. Vetëm pesë vjet më parë ishin 8.8%. Sot jemi në nivelin e Italisë (56%) dhe gati 3 herë mbi mesataren evropiane prej rreth 20%. Në Francë e ka 1 në 4 familje, në Gjermani 1 në 5.

Verat po bëhen më të nxehta dhe familjet po përshtaten. Por çdo kondicioner i ri rrit kërkesën për rrymë pikërisht në muajt kur sistemi ynë energjetik është më i ngarkuar dhe importet më të shtrenjta.

🌲 Sa dru djegim?Mbi 213 mijë familje në Kosovë ngrohen ende kryesisht me dru. Një familje rurale djeg mesatarisht mbi 8 ...
08/10/2026

🌲 Sa dru djegim?

Mbi 213 mijë familje në Kosovë ngrohen ende kryesisht me dru. Një familje rurale djeg mesatarisht mbi 8 m³ dru në vit. Së bashku, kjo kërkesë arrin 1.1 deri në 1.8 milionë m³ në vit, aq sa ose më shumë se sa mund të japin pyjet tona në mënyrë të qëndrueshme (1.2 milionë m³).

Sipas inventarit të fundit kombëtar të pyjeve, vetëm rreth 7% e prerjeve bëheshin me leje. Pjesa tjetër pritej pa leje ose nuk regjistrohej fare, me pasoja për tokën, erozionin dhe ajrin që thithim çdo dimër.

Pa alternativa të përballueshme për ngrohje dhe pa zbatim të ligjit, çmimin do ta paguajnë pyjet, dhe ne bashkë me to.

📊 Burimi: ASK, Regjistrimi 2024; Qeveria e Kosovës, "Wood Biomass Sector in Kosovo" (Inventari i Pyjeve 2012-13). Llogaritjet: Instituti Atlas.

Kilovati i 801-të kushton 74% më shumë ⚡Në Kosovë, konsumatorët familjarë paguajnë tarifë më të lartë për çdo kWh mbi 80...
07/10/2026

Kilovati i 801-të kushton 74% më shumë ⚡

Në Kosovë, konsumatorët familjarë paguajnë tarifë më të lartë për çdo kWh mbi 800 në muaj. Në verë, shumica e familjeve qëndrojnë nën këtë prag. Në dimër, me ngrohje elektrike, fatura mund të trefishohet: nga rreth 33 € në korrik në rreth 115 € në janar për të njëjtën familje.

Pragu vlen për njehsor, jo për person. Një familje me gjashtë anëtarë dhe një pensionist që jeton vetëm kanë të njëjtin kufi prej 800 kWh.

A është kjo mënyra më e drejtë për të mbrojtur familjet që kanë më shumë nevojë?

Kosova po kalon nga druri te rryma 🔌Sipas anketës MICS, brenda pak vitesh:🍳 Gatimi me sobë elektrike: nga 29% në 70% të ...
06/10/2026

Kosova po kalon nga druri te rryma 🔌

Sipas anketës MICS, brenda pak vitesh:
🍳 Gatimi me sobë elektrike: nga 29% në 70% të banorëve
🔥 Gatimi me dru: nga 65% në 19%
🏠 Ngrohja me rrymë: nga 5% në 27%
🪵 Ngrohja me dru: nga 72% në 45%

Ky është ndryshim i madh për ajrin që thithim dhe për pyjet tona. Por ngre edhe një pyetje: a është gati sistemi energjetik, dhe a mund ta përballojnë familjet faturën e rrymës?

Shfletoni grafikët për më shumë 👉

Mes viteve 2017 dhe 2023, Prishtina mbuloi 719 hektarë sipërfaqe të gjelbër me ndërtime: afërsisht 1,000 fusha futbolli....
13/09/2026

Mes viteve 2017 dhe 2023, Prishtina mbuloi 719 hektarë sipërfaqe të gjelbër me ndërtime: afërsisht 1,000 fusha futbolli.

Çdo vit, pa përjashtim: +74, +208, +80, +126, +100, +132 hektarë.

63% e saj ishte tokë bujqësore.

91% ndodhet drejtpërdrejt pranë sipërfaqeve tashmë të ndërtuara, pra periferia e qytetit që zgjerohet arë pas are.

Komuna e Prishtinës, përmes departamentit të planifikimit dhe stafit të GIS-it duhet ti publikoj këto të dhëna çdo tremujor, bashkë me regjistrin e lejeve të ndërtimit.

Metodologjia/Burimi i të dhënave:
• Impact Observatory / Esri Annual Land Cover v2: https://planetarycomputer.microsoft.com/dataset/io-lulc-annual-v02
• Copernicus Sentinel-2 (ESA) via Earth Search: https://earth-search.aws.element84.com/v1
• Landsat 8/9 Collection 2 Level-2 (USGS/NASA)

11/09/2026
BE-ja kërkon rinovimin e 3% të sipërfaqes çdo vit apo rreth 91,000 m² ne rastin e Kosoves, afërsisht 48 ndërtesa. Në vit...
29/07/2026

BE-ja kërkon rinovimin e 3% të sipërfaqes çdo vit apo rreth 91,000 m² ne rastin e Kosoves, afërsisht 48 ndërtesa. Në vitin 2025, Kosova rinovoi 17 ndërtesa (rreth 29,000 m²): vetëm një e treta e ritmit të nevojshëm.

Ligji ynë kërkon veç 1%, dhe vetëm për institucionet qendrore.

Përmbushja e ritmit 3% do të kërkonte rreth 12 milionë euro në vit.

📄 Raporti i plotë:https://atlasi.org/uplds/docs/162996-Raporti_SHQ.pdf See less

Ndërtesat publike të Kosovës janë të vjetra, të padokumentuara mirë dhe të shtrenjta për t'u ngrohur.Për herë të parë, n...
29/07/2026

Ndërtesat publike të Kosovës janë të vjetra, të padokumentuara mirë dhe të shtrenjta për t'u ngrohur.

Për herë të parë, një raport i ri i Atlas Institute bashkon dy regjistrat kombëtarë të ndërtesave me të dhënat reale të konsumit të energjisë nga Termokos, FKEE-ja dhe ZRRE-ja për të matur se sa larg qëndron Kosova nga standardi evropian: rinovimi i 3% të sipërfaqes publike çdo vit.

Rezultati është një hendek që kushton miliona euro në vit:

- 2,678 ndërtesa publike, rreth 3 milionë m²;

- Gjysma e atyre me vit të njohur ndërtimi (52%) janë ngritur para vitit 2000, shumica gjatë viteve '70 dhe '80, para se të ekzistonin standardet e izolimit termik.

- Rreth 20 milionë euro faturë vjetore e energjisë dhe kjo vetëm për ndërtesat që raportojnë. 40% e tyre nuk raportojnë fare të dhëna. Fatura reale është dukshëm më e lartë.

- BE-ja kërkon rinovimin e 3% të sipërfaqes çdo vit apo rreth 91,000 m², afërsisht 48 ndërtesa. Në vitin 2025, Kosova rinovoi 17 ndërtesa (rreth 29,000 m²): vetëm një e treta e ritmit të nevojshëm.

- Ligji ynë kërkon veç 1%, dhe vetëm për institucionet qendrore.

- Që nga viti 2020, FKEE-ja ka investuar 13.6 milionë euro në 85 projekte rinovimi, në 22 komuna, me kursime deri në 60% për ndërtesë.

- Përmbushja e ritmit 3% do të kërkonte rreth 12 milionë euro në vit.

📄 Raporti i plotë:https://atlasi.org/uplds/docs/162996-Raporti_SHQ.pdf

Një ndërtesë publike nuk është vetëm një ndërtesë. Ajo është një shkollë, një klinikë, një zyrë dhe një vend ku qytetarë...
29/07/2026

Një ndërtesë publike nuk është vetëm një ndërtesë. Ajo është një shkollë, një klinikë, një zyrë dhe një vend ku qytetarët mbështeten çdo ditë.

Megjithatë, ndërtesat publike në Kosovë vazhdojnë të kenë kosto të lartë të ngrohjes, dokumentim të mangët dhe një ritëm shumë të ngadalshëm renovimi. Analiza jonë e fundit i mbledh në një vend të dhënat e disponueshme për të treguar se ku qëndrojmë, çfarë përparimi është arritur dhe sa punë mbetet ende për t’u bërë.

Shfletoni të dhënat dhe lexoni analizën e plotë:https://atlasi.org/uplds/docs/162996-Raporti_SHQ.pdf

Ky dokument është zhvilluar në kuadër të projektit “Optimizimi i ngrohjes së shkollave dhe efiçiencës së energjisë për shëndet më të mirë të fëmijëve në Kosovë”, i implementuar nga Instituti Atlas. Projekti financohet nga Open Society Foundations | Western Balkans. Përgjegjësia mbi përmbajtjen dhe informacionet në këtë publikim mbetet vetëm tek Instituti Atlas. Opinionet e shprehura në këtë publikim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Open Society Foundations – Western Balkans.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Atlas Institute posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Atlas Institute:

Share