QIKA

QIKA Media feministe nga Kosova. Storie, hulumtime, kritikë dhe aksion.

Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, qëndrojmë me të gjitha gratë e prekura kjo sëmundje, me ato që po tra...
08/10/2026

Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, qëndrojmë me të gjitha gratë e prekura kjo sëmundje, me ato që po trajtohen, me ato që e kanë kaluar dhe kujtojmë ato që e kanë humbur jetën. U japim hapësirë dhe zë poashtu përvojave të burrave të prekur nga kanceri i gjirit.

Në Kosovë, gjatë vitit 2025 janë raportuar 601 raste të reja të kancerit të gjirit - 592 te gratë dhe 9 te burrat. Kanceri i gjirit nuk i prek të gjithë njësoj, as në përballjen me sëmundjen dhe as në mundësitë për të marrë kujdesin e nevojshëm. Për gratë që jetojnë në varfëri, për ato që janë të papuna, që jetojnë në zona rurale apo që nuk kanë pavarësi ekonomike, diagnostikimi dhe trajtimi shpesh shoqërohen me pengesa të tjera. Shpenzimet për transport, analizat, barnat dhe mungesa e shërbimeve të qasshme e kthejnë kujdesin shëndetësor në një barrë ekonomike e sociale. Këto pabarazi janë pasojë e kushteve strukturore që përcaktojnë se kush ka mundësi të diagnostikohet me kohë, të trajtohet dhe të rikuperohet. Prandaj, lufta kundër kancerit të gjirit është edhe luftë për drejtësi sociale, për një sistem shëndetësor që nuk i thellon pabarazitë ekzistuese, por i lufton ato.

Kështu edhe këtë tetor, sytë i kthejmë edhe kah Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoritë komunale, të cilat i thërrasim në përgjegjësi për të punuar drejt një sistemi shëndetësor ku qasja në kujdes nuk përcaktohet nga vendbanimi apo gjendja ekonomike.

QIKA kërkon qasje të barabartë dhe të garantuar për qytetaret dhe qytetarët e Kosovës në mamografi dhe mjete të tjera diagnostifikuese; në diagnostikim të hershëm, trajtim mjekësor dhe barna; si dhe në informacion të saktë dhe mbështetje psikologjike gjatë gjithë procesit të trajtimit dhe rikuperimit.

Ne i ftojmë gratë të kujdesen për shëndetin e tyre duke praktikuar vetë-ekzaminimin e gjinjve, të përcjellin ndryshimet në trup, të bëjnë kontrolle të rregullta dhe të informohen për mundësinë e kryerjes së mamografisë, e cila ofrohet falas në disa institucione publike.

Derisa solidarizohemi me njëra-tjetrën dhe kujdesemi, i kujtojmë shtetit se kujdesi për kancerin e gjirit duhet të vazhdojë edhe pas tetorit.

Një studim i ri global ka zbuluar se gratë raportojnë më shumë dhimbje se burrat në pjesë të ndryshme të trupit. Hulumti...
08/10/2026

Një studim i ri global ka zbuluar se gratë raportojnë më shumë dhimbje se burrat në pjesë të ndryshme të trupit. Hulumtimi, i publikuar në Nature Medicine, analizoi të dhëna nga më shumë se 6 milionë njerëz në 118 vende, të mbledhura gjatë periudhës 1990-2025. Studiuesit shqyrtuan dhimbjen në 11 zona të trupit dhe gjetën se gratë raportuan nivele më të larta dhimbjeje në të gjitha zonat e analizuara. Dallimi ishte veçanërisht i theksuar te dhimbjet e kokës, fytyrës dhe barkut.

Një studim i ri global ka zbuluar se gratë raportojnë më shumë dhimbje se burrat në pjesë të ndryshme të trupit. Hulumtimi, i publikuar në Nature Medicine, analizoi të dhëna nga më shumë se 6 milionë njerëz në 118 vende, të mbledhura gjatë periudhës 1990-2025. Pjesëmarrësit ish...

Nga gjërat që u pëlqejnë, te gjërat që duan të bëhen kur të rriten, fëmijët ndanë mendimet dhe imagjinatën e tyre, pa fi...
07/10/2026

Nga gjërat që u pëlqejnë, te gjërat që duan të bëhen kur të rriten, fëmijët ndanë mendimet dhe imagjinatën e tyre, pa filtra dhe pa kufij.❤️

Fushatën tonë “No Stereotypes, Just Dreams” e sollëm në shkollën “Musa Zajmi” në Gjilan, ku bashkë me nxënëset dhe nxënësit folëm për ato “rregulla” që shpesh na thonë çfarë është për vajza e çfarë për djem.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Safe, Equal, and Inclusive Schools for Every Child”, i cili zbatohet në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe financohet nga SIDA.

Sida - Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete
Save the Children Kosova/o

Javën e kaluar, Instituti GAP ka publikuar raportin “Institucionet e kujdesit në Kosovë: Kapacitetet dhe shpërndarja gje...
07/10/2026

Javën e kaluar, Instituti GAP ka publikuar raportin “Institucionet e kujdesit në Kosovë: Kapacitetet dhe shpërndarja gjeografike në kontekstin e punësimit të grave”, sipas të cilit infrastruktura aktuale e kujdesit në Kosovë nuk përputhet me nevojat demografike. Raporti evidenton mungesën dhe shpërndarjen e pabarabartë të institucioneve të kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit, duke theksuar se këto mangësi rëndojnë veçanërisht mbi gratë, të cilat vazhdojnë të mbajnë përgjegjësinë kryesore për punën e papaguar të kujdesit.

Javën e kaluar, Instituti GAP ka publikuar raportin “Institucionet e kujdesit në Kosovë: Kapacitetet dhe shpërndarja gjeografike në kontekstin e punësimit të grave”, sipas të cilit infrastruktura aktuale e kujdesit në Kosovë nuk përputhet me nevojat demografike. Raporti evidenton mung...

Sipas raporteve të Policisë së Kosovës gjatë muajit shtator 2026 janë raportuar 92 raste të dhunës me bazë gjinore ndaj ...
06/10/2026

Sipas raporteve të Policisë së Kosovës gjatë muajit shtator 2026 janë raportuar 92 raste të dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave, në të cilat janë 97 viktima.

Sipas raporteve të Policisë së Kosovës gjatë muajit shtator 2026 janë raportuar 92 raste të dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave, në të cilat janë 97 viktima. Këto infografika të realizuara nga QIKA janë pjesë e platformës 1 ≠ 1, i cili ka për qëllim publikimin e të dh...

Pse ishin aty? Pse pranuan? Pse bënë seks me të? Sa gra ishin? A e dinin? A kishin partnerë të tjerë? Prej gjithë asaj q...
05/10/2026

Pse ishin aty? Pse pranuan? Pse bënë seks me të? Sa gra ishin? A e dinin? A kishin partnerë të tjerë? Prej gjithë asaj që ka qarkulluar këto ditë rreth videove intime nga Shqipëria, këto janë pyetjet që më kanë mbetur më shumë në mendje. Brenda pak orësh, filloi të kërkohej emri i gruas tjetër, historia e saj, arsyet pse kishte qenë aty. Sa më shumë i kam parë këto reagime, aq më qartë më është dukur se çështja nuk mbaron te cenimi i privatësisë.
Në fakt, këto “pse-ja” duhet t’i drejtojmë tjetër kah. Pse u regjistruan këto pamje? Kush vendosi t’i ruante? Kush pati qasje në to? Kush i hodhi në qarkullim? Kush vendosi se intimiteti i dikujt tjetër mund të shndërrohej në material publik? Pse, kur ndodh një cenim i tillë, instinkti ynë i parë është të kërkojmë shpjegime nga gratë dhe jo përgjegjësi nga ata që e kanë bërë të mundur ekspozimin?

Pse ishin aty? Pse pranuan? Pse bënë seks me të? Sa gra ishin? A e dinin? A kishin partnerë të tjerë? Prej gjithë asaj që ka qarkulluar këto ditë rreth videove intime nga Shqipëria, këto janë pyetjet që më kanë mbetur më shumë në mendje. Brenda pak orësh, filloi të kërkohej emr...

Të mërkurën, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) ka publikuar raportin “Pëlqimi dhe Normat Gjinore nga Perspekti...
02/10/2026

Të mërkurën, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) ka publikuar raportin “Pëlqimi dhe Normat Gjinore nga Perspektiva e Fëmijëve”, i cili trajton qëndrimet dhe përvojat e 404 adoleshentëve të moshës 16-18 vjeç në Kosovë lidhur rolet gjinore, kuptimin e pëlqimit, përvojat e ngacmimit online dhe besimin në mekanizmat e raportimit.

Të dhënat tregojnë se 71.5% e të anketuarve pajtohen se roli kryesor i burrit është të fitojë para, ndërsa roli kryesor i gruas është të kujdeset për shtëpinë dhe familjen. Po ashtu, 58.8% pajtohen se babai duhet ta ketë fjalën e fundit në vendimet e rëndësishme familjare.

Të mërkurën, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) ka publikuar raportin “Pëlqimi dhe Normat Gjinore nga Perspektiva e Fëmijëve”, i cili trajton qëndrimet dhe përvojat e 404 adoleshentëve të moshës 16-18 vjeç në Kosovë lidhur rolet gjinore, kuptimin e pëlqimit, përvojat e ...

01/10/2026
Këtë herë, fushata jonë “No Stereotypes, Just Dreams” na çoi në shkollën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, ku bashkë me nxënës...
01/10/2026

Këtë herë, fushata jonë “No Stereotypes, Just Dreams” na çoi në shkollën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, ku bashkë me nxënëset dhe nxënësit vazhduam diskutimin për stereotipet gjinore që i hasin në përditshmëri dhe për mënyrën se si këto pritshmëri mund t’i kufizojnë interesat, zgjedhjet dhe ëndrrat e fëmijëve.

Përmes diskutimit, vizatimit dhe punës kreative, fëmijët ndanë përvojat, idetë dhe mesazhet e tyre.❤️
____________________________________________________

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Safe, Equal, and Inclusive Schools for Every Child”, i cili zbatohet në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe financohet nga SIDA.

Sida - Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete
Save the Children Kosova/o

Pamjet dhe videot intime që janë publikuar dhe shpërndarë ditët e fundit, ku shfaqet kompozitori Adrian Hila në momente ...
01/10/2026

Pamjet dhe videot intime që janë publikuar dhe shpërndarë ditët e fundit, ku shfaqet kompozitori Adrian Hila në momente intime me gra të ndryshme artiste e këngëtare, nuk janë spektakël, argëtim e as material për klikime. Fakti që personat e përfshirë janë figura publike nuk e anulon në asnjë mënyrë të drejtën e tyre për privatësi, dinjitet dhe mbrojtje nga ekspozimi i paautorizuar i jetës së tyre intime.

Në asnjë rrethanë, këto pamje, videot intime dhe informacionet e tjera që lidhen me jetën private të grave të përfshira nuk përbëjnë interes publik.

I vetmi interes publik në këtë çështje mund të jetë reagimi i institucioneve: nëse po hetohet incizimi pa pëlqim, dhe a po identifikohen e arrestohen personat përgjegjës. Andaj, kërkojmë nga autoritetet përgjegjëse në Shqipëri që ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet dhe prioritet, duke identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës për incizimin e paautorizuar dhe shpërndarjen e materialeve në platforma të ndryshme, përfshirë platformat pornografike.

Përtej shkeljes së privatësisë, incizimi dhe shpërndarja pa pëlqim e materialeve intime përbën edhe një formë të dhunës me bazë gjinore në hapësirën digjitale, andaj viktimave duhet t’u ofrohet qasje e menjëhershme në mbrojtje juridike, mbështetje psikologjike dhe mbrojtje nga çdo ekspozim i mëtejshëm.

Publikimi dhe ripublikimi i videove, fotografive, pamjeve të shkëputura, emrave apo çfarëdo informacioni tjetër lidhur me viktimat është abuzim me lirinë e shprehjes dhe në kundërshtim me parimet etike të raportimit dhe gazetarisë. I bëjmë thirrje mediave në Kosovë dhe Shqipëri që të mos e trajtojnë këtë rast si burim për klikime, shikueshmëri dhe përfitim përmes sensacionalizimit të temës.

Ky rast na rikthen edhe një herë në një diskutim thelbësor për lirinë seksuale të grave dhe autonominë e tyre mbi trupin. Seksualiteti i grave është trajtuar historikisht si çështje mbi të cilën familja, komuniteti, media dhe institucionet pretendojnë të kenë të drejtë kontrolli, duke ndërtuar hierarki mes grave që konsiderohen “të respektueshme” dhe atyre që dënohen për shkak se dalin jashtë normave të imponuara gjinore. Pikërisht për këtë arsye, ekspozimi i jetës intime të gruas ushqen kulturën ku seksualiteti i saj shndërrohet në dëshmi karakteri, ndërsa intimiteti në instrument turpërimi dhe ndëshkimi publik.

E drejta e grave për të vendosur mbi trupin, seksualitetin dhe jetën e tyre intime, pa pasur nevojë të justifikojnë zgjedhjet e tyre dhe pa u gjykuar për to, është e pandashme nga liria, dinjiteti dhe barazia. Ne refuzojmë një shoqëri që kërkon të kontrollojë seksualitetin e grave e t’i ndëshkojë për mënyrën se si jetojnë.

Pamjet dhe videot intime që janë publikuar dhe shpërndarë ditët e fundit, ku shfaqet kompozitori Adrian Hila në momente intime me gra të ndryshme artiste e këngëtare, nuk janë spektakël, argëtim e as material për klikime. Fakti që personat e përfshirë janë figura publike nuk e anulo...

Address

QIKA
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QIKA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share