22/05/2026
Prishtina sërish epiqendër evropiane e videolojërave të pëlqyera 🕹️
Pas organizimit të jashtëzakonshëm vitin e kaluar të Kampionatit Evropian të Esports, Federata Esports Kosova në bashkëpunim me "Xportal Esports", do t'i mirëpres sërish lojtarë më të mirë të tetë ekipeve të lojës së famshme "Counter-Strike 2", si dhe lojërave tjera elektronike.
Festivali më i madh në vend, "XP Games Festival", do të mbahet për dy ditë rresht, më 23 dhe 24 maj në "Tech Park Prishtina".
Do të jenë dy ditë të mbushra me lojë, emocione, sfida dhe super atmosferë, ku përveç pjesëmarrjes së lojtarëve të nivelit ndrkombëtar, do të ketë edhe aktivitete për sponsorët në "Open Air Arena".
Rruga drejt fituesit të festivalit, nis të shtunën me katër përballjet çerekfinale të plejofit.
Dyert hapen të shtunën nga ora 10:00, ndërsa garat nisin në ora 11:00. Gjysmëfinalet luhet të dielën.
Të dielën luhet edhe finalja e madhe nga ora 18:00.
Festivali bëhet edhe më madhoshtor me prezencën e dy nga talentet më të mëdhenj të Kosovës, Makazze dhe Kraben, të cilët rrugëtimin drejt arritjeve të mëdha ndërkombëtare, e kanë nisur këtu - në Kosovë.
Krahas tyre, në "XP Games Festival" marrin pjesë edhe emra tjerë shumë të njohur nga vendi dhe Evropa.
Prandaj, mos mungoni - vikendi është i juaji.
Hyrja për ta përcjellë këtë event madhështor, është falas!