IZHES

IZHES • Informimi lidhur me zhvillimin edukativ dhe social
• Aplikimi i strategjive, ideve e projekteve që rezultojnë në fushën e zhvillimit edukativ dhe social

Sot, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – policët e lagjes nga stacioni veriu, realizuam një trajnim në Shkollën “Ando...
22/04/2026

Sot, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – policët e lagjes nga stacioni veriu, realizuam një trajnim në Shkollën “Andon Zako Çajupi” në Bardhosh me temën “Siguria në Shkolla, Mirëqenia dhe Edukimi”.

Gjatë kësaj ligjërate, nxënësit u informuan për rëndësinë e edukimit dhe rolin kyç që ai luan në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm në shkollë. Po ashtu, u diskutua për sigurinë në shkolla, parandalimin e dukurive negative, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet nxënësve, mësimdhënësve dhe institucioneve të sigurisë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e vetëdijes tek të rinjtë për përgjegjësitë e tyre dhe fuqizimi i tyre për të kontribuar në krijimin e një ambienti më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë.

Ky projekt u financua nga Kryeqyteti i Prishtinës – Drejtoria për Rini dhe Sport.

Së bashku për shkolla më të sigurta dhe një të ardhme më të mirë!

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when IZHES posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share