13/10/2026
🌍 TOKA merr pjesë në takimin vjetor të Rrjetit të Ndikimit të Ballkanit, të mbajtur në Abu Dhabi!
🤝 Për herë të dytë, TOKA bashkohet në këtë takim të Rrjetit me ftesën e Zyrës për Çështje Zhvillimore, në kuadër të Kabinetit Presidencial në Abu Dhabi.
Jemi shumë të lumtur që ishim pjesë e këtij takimi së bashku me udhëheqës vizionarë nga Ballkani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke përfaqësuar TOKA-n si një shembull të ndikimit pozitiv në arsim, zhvillim të komunitetit, vullnetarizëm dhe ndikim social.
TOKA u përfaqësua nga Drejtorja Ekzekutive, Hatixhe Zeka, e cila kontribuoi në punëtorinë “Ndikimi Social dhe Ndërmarrësia”. Gjatë punëtorisë u prezantuan programet dhe përvoja e TOKA-s, si dhe u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim ndërmjet organizatave dhe institucioneve nga Ballkani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjatë vizitës, TOKA mori pjesë gjithashtu në samitin “AI Everything Abu Dhabi 2026”. Samiti na ofroi mundësinë të mësojmë më shumë rreth zhvillimeve në inteligjencën artificiale dhe të shohim nga afër shembuj se si ajo mund të përdoret në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme për të fuqizuar arsimin, për të mbështetur edukatorët dhe për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë.
✨ Nga Abu Dhabi jemi kthyer të frymëzuar nga diskutimet, me ide të reja dhe mundësi për bashkëpunime të ardhshme!
---
🌍 TOKA participates in the Annual Meeting of the Balkan Impact Network, held in Abu Dhabi!
🤝 For the second time, TOKA joined this Network meeting at the invitation of the Office of Development Affairs within the Presidential Court in Abu Dhabi.
We were delighted to take part alongside visionary leaders from the Balkan and the United Arab Emirates, representing TOKA as an example of positive impact in education, community development, volunteering and social impact.
TOKA was represented by its Executive Director, Hatixhe Zeka, who contributed to the workshop on “Social Impact and Entrepreneurship.” During the workshop, TOKA presented its programmes and experience and explored opportunities for cooperation among organisations and institutions from the Balkans and the United Arab Emirates.
During the visit, TOKA also participated in the “AI Everything Abu Dhabi 2026” summit. The summit offered us an opportunity to learn more about developments in artificial intelligence and see first-hand examples of how it can be used safely and responsibly to strengthen education, support educators and create more opportunities for young people.
✨ We returned from Abu Dhabi inspired by the discussions, with new ideas and promising opportunities for future collaboration!