Medica Gjakova Shops

Medica Gjakova Shops Produkte bujqësore natyrale dhe punë dore nga të mbijetuarit e traumave të luftës në Kosovë.

22/05/2026

🚨 BREAKING NEWS 🚨

We are proud to share a historic milestone for Medica Gjakova and Medica Gjakova Shops!

The Medica Gjakova Shop has officially been registered as a Social Enterprise — becoming one of the very first social enterprises registered in Kosovo. 🌍

This achievement is much more than a registration. It is a powerful step toward empowering survivors, supporting women’s economic independence, preserving agricultural and handmade products, and strengthening community-based initiatives in Kosovo.

Through this social enterprise, every handmade product carries a story of courage, resilience, and hope.

We are deeply grateful to everyone who supported this journey — our women beneficiaries, partners, supporters, staff, and community. Together, we continue creating opportunities, dignity, and sustainable impact for future generations.

This is only the beginning. 🤝
______________________________________________________________________
🚨 LAJM I RËNDËSISHËM 🚨

Jemi krenarë të ndajmë një arritje historike për Medica GjakovaMedica Gjakova dhe Medica Gjakova Shops!

Dyqani i Medica Gjakova është regjistruar zyrtarisht si Ndërmarrje Sociale — duke u bërë një nga ndërmarrjet e para sociale të regjistruara në Kosovë. 🌍

Ky arritje është shumë më tepër se një regjistrim. Është një hap i fuqishëm drejt fuqizimit të të mbijetuarave, mbështetjes së pavarësisë ekonomike të grave, ruajtjes së produkteve bujqësore dhe artizanale, si dhe forcimit të iniciativave me bazë komunitare në Kosovë.

Përmes kësaj ndërmarrjeje sociale, çdo produkt i punuar me dorë bart një histori guximi, qëndrueshmërie dhe shprese.

Jemi thellësisht mirënjohës për të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë rrugëtim — përfitueset tona, partnerët, mbështetësit, stafin dhe komunitetin. Së bashku vazhdojmë të krijojmë mundësi, dinjitet dhe ndikim të qëndrueshëm për gjeneratat e ardhshme.

Ky është vetëm fillimi. 🤝

Medica Gjakova vazhdon angazhimin e saj në mbështetjen dhe fuqizimin e grave përmes aktiviteteve të punës dore dhe artiz...
21/05/2026

Medica Gjakova vazhdon angazhimin e saj në mbështetjen dhe fuqizimin e grave përmes aktiviteteve të punës dore dhe artizanale.
Përmes këtyre aktiviteteve, gratë kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese dhe profesionale, duke realizuar produkte të punuara me përkushtim dhe kreativitet. Këto iniciativa kontribuojnë në ruajtjen e traditës artizanale, promovimin e punës së grave dhe krijimin e mundësive për zhvillim ekonomik e social.

Çdo produkt i krijuar pasqyron talentin, përkushtimin dhe vlerat e punës artizanale.

Mbështetja e vajzave dhe grave është investim në të ardhmen Përmes fuqizimit ekonomik, ne ofrojmë materiale për punë dor...
21/01/2026

Mbështetja e vajzave dhe grave është investim në të ardhmen

Përmes fuqizimit ekonomik, ne ofrojmë materiale për punë dore artizanale, duke krijuar mundësi që gratë të zhvillojnë aftësitë e tyre, të krijojnë produkte unike dhe t’i shesin ato në treg.
Kështu, gratë jo vetëm shprehin kreativitetin e tyre, por edhe gjenerojnë të hyra të qëndrueshme për veten dhe familjet e tyre.
Së bashku, ndërtojmë pavarësi, dinjitet dhe forcë ekonomike

Produktet e grave anëtare të Medica Gjakova – tani edhe në dyqanin më të ri në Gjakovë, Autentika! Me shumë kënaqësi ju ...
17/11/2025

Produktet e grave anëtare të Medica Gjakova – tani edhe në dyqanin më të ri në Gjakovë, Autentika!

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se punimet dhe produktet unikate të grave të fuqizuara përmes Medica Gjakova mund t’i gjeni edhe në dyqanin Autentika në Gjakovë!

Ky bashkëpunim lindi me qëllim që t’i mbështesim gratë së bashku, t’u japim më shumë hapësirë për zhvillim ekonomik dhe t’i afrojmë produktet e tyre artizanale edhe më pranë jush.

Nga punime artizanale, aksesorë të punuar me dorë e deri te produktet kreative që mbajnë brenda zemrën dhe talentin e grave tona – të gjitha ju presin në Autentika!

Faleminderit secilit që zgjedh t’i mbështesë gratë, kreativitetin dhe fuqizimin e tyre ekonomik.

Së bashku ndërtojmë mundësi!

Përkrahje dhe Fuqizim Ekonomik për Gratë Fermerë Ne besojmë në fuqizimin e grave dhe mundësimin e tyre për të kontribuar...
07/11/2025

Përkrahje dhe Fuqizim Ekonomik për Gratë Fermerë

Ne besojmë në fuqizimin e grave dhe mundësimin e tyre për të kontribuar më shumë në komunitetet e tyre.

Përmes kësaj iniciative, ne i ndihmojmë ato të krijojnë mundësi të reja për të rritur të ardhurat e tyre dhe për të forcuar rolin e gruas në bujqësi.

Çdo blerje që bëni nga dyqani ynë mbështet drejtpërdrejt këto gra të mrekullueshme dhe të guximshme që po punojnë për të ndihmuar familjet e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.

Mbështesni gratë fermerë, mbështesni zhvillimin e qëndrueshëm!

Furnizimi i dyqanit Medica Gjakova Shop në Prishtinë, i cili ndodhet ne Rrugen B, afer Max24!

Faleminderit që jeni pjesë e kësaj rruge dhe se po bëni një ndryshim të vërtetë në jetën e shumë grave dhe familjeve të tyre.

27/08/2025
Bli me zemër në Medica Gjakova Shop! Ne besojmë që çdo blerje ka fuqinë të bëjë ndryshimin!Prandaj, me çdo blerje në Med...
26/08/2025

Bli me zemër në Medica Gjakova Shop!

Ne besojmë që çdo blerje ka fuqinë të bëjë ndryshimin!

Prandaj, me çdo blerje në Medica Gjakova Shop, ju automatikisht kontribuoni për një kauzë të veçantë që mbështet gratë dhe familjet e tyre!

Vijoni të blini me zemër dhe bëhuni pjesë e ndryshimit!

Na vizitoni në Prishtinë, Rruga B

Orari:
E Hënë – E Premte: 10:00 – 17:00
E Shtunë: 10:00 – 15:00

Medica Gjakova Shop – Ku çdo blerje ka një kuptim më të madh!

Address

Kompleksi Lin Project, Rruga B, Dhe Rr. Skenderbeu Pn. Gjakovë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 20:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Medica Gjakova Shops posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share