You can do

You can do OJQ- Me qëllim të riaftësimit të personave me nevoja të veçanta, për tu dëgjuar zëri i tyre…!

Vizioni dhe misioni ynë është të kemi një shoqëri gjithëpërfshirëse me mundësi të barabarta në të cilët personat me nevoja të veçanta realizojnë dinjitetshëm potencialin e tyre të plotë. OJQ do të kontribuojë në arritjen e objektivave strategjike të cilat lidhen drejtpërdrejtë në zhvillimin e aftësimit profesional, të jemi sa më fleksibil dhe shpresëdhënës për personat me aftësi të veçantë. Pandarshmëria dhe ndërlidhja me të tjerët është e drejtë dhe nevojë e personave me nevoja të veçanta për t'u mos u diskriminuar.

Përfundoi me sukses trajnimi i hikingut për personat me aftësi të kufizuaraPër disa ditë me radhë, organizata You Can Do...
25/06/2026

Përfundoi me sukses trajnimi i hikingut për personat me aftësi të kufizuara

Për disa ditë me radhë, organizata You Can Do, me mbështetjen e Komunes se Prishtinës, ka organizuar një trajnim të veçantë të hikingut për personat me aftësi të kufizuara.

Trajnimi përfshiu pjesën teorike dhe atë praktike, ku pjesëmarrësit u njoftuan me bazat e ecjes në natyrë, sigurinë gjatë aktiviteteve në terren dhe përgatitjen për shtigje malore. Në kuadër të aktiviteteve praktike, ata patën mundësinë të eksplorojnë dhe të ecin në disa prej shtigjeve të zonës së Gollakut, duke shijuar bukuritë natyrore dhe duke fituar përvoja të reja.

Përveç njohurive dhe aftësive të fituara, ky aktivitet krijoi një hapësirë të rëndësishme për komunikim, socializim dhe shkëmbim përvojash mes pjesëmarrësve. Gjatë ditëve të trajnimit u ndërtuan miqësi të reja dhe u promovuan vlerat e përfshirjes, barazisë dhe pjesëmarrjes aktive në komunitet.

Ky aktivitet dëshmoi se natyra, sporti dhe aventura janë të qasshme për të gjithë, pavarësisht sfidave me të cilat përballen. Falë angazhimit të organizatorëve dhe pjesëmarrësve, trajnimi u shndërrua në një përvojë të paharrueshme, duke promovuar barazinë, përfshirjen dhe rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në jetën shoqërore.

07/06/2026

Sot, gjatë raportimeve për procesin zgjedhor, po dëgjojmë me të drejtë shqetësime për vështirësitë e qasjes së personave me aftësi të kufizuara në qendrat e votimit. Megjithatë, kjo situatë nxjerr në pah një hipokrizi të kahershme institucionale: shumë nga këto qendra votimi janë shkolla dhe institucione publike që, sipas ligjit, duhet të jenë të qasshme për të gjithë qytetarët.

Përderisa mungesa e qasjes në ditën e zgjedhjeve konsiderohet problem dhe lajm, për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara kjo është një realitet i përditshëm. Ata vazhdojnë të përballen me shkallë të papërshtatshme, mungesë rampash, ashensorësh, sinjalizimi dhe infrastrukturë jo gjithëpërfshirëse, duke u privuar nga e drejta për arsim, pjesëmarrje dhe jetë të pavarur.

Qasja nuk duhet të jetë prioritet vetëm në ditët e zgjedhjeve. Ajo është një e drejtë themelore e njeriut që duhet të garantohet çdo ditë. Është e papranueshme që institucionet ku fëmijët duhet të mësojnë, zhvillohen dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre, vazhdojnë të mbeten të paarritshme për një pjesë të qytetarëve.

OJQ You Can Do u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndalojnë trajtimin e qasjes si një çështje sezonale apo formale dhe të ndërmarrin masa konkrete për zbatimin e standardeve të qasshmërisë në të gjitha institucionet publike. Barazia nuk fillon në ditën e votimit – ajo fillon me qasjen e barabartë në shkollë, në institucion dhe në çdo hapësirë publike.

Asgjë për ne, pa ne

Sot, YouCanDo ka mbajtur një aktivitet në qytetin antik të Ulpiana, vend me histori dhe vlera të veçanta, ku janë zhvill...
09/05/2026

Sot, YouCanDo ka mbajtur një aktivitet në qytetin antik të Ulpiana, vend me histori dhe vlera të veçanta, ku janë zhvilluar edhe aktivitete të ndryshme në natyrë.

OJQ YouCanDo falënderon nga zemra Klubi Alpin Prishtina për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që i jep gjithmonë organizatës dhe anëtarëve të saj.

Gjithashtu, falënderojmë shumë Trafiku Urban Prishtinë për mbështetjen dhe transportin falas që na ka ofruar për këtë aktivitet.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për Restaurant Anija për mikpritjen dhe përkrahjen e tyre.

Klubi Alpin Prishtina
Trafiku Urban Prishtinë

Organizata YouCanDo sot pranoi një donacion shumë të rëndësishëm për zyrën e saj, me qëllim që të ketë mundësi të zhvill...
10/02/2026

Organizata YouCanDo sot pranoi një donacion shumë të rëndësishëm për zyrën e saj, me qëllim që të ketë mundësi të zhvillojë aktivitetet në kushte më të mira.

Nga organizata PwC Kosova u dhuruan një kondicioner, frigorifer dhe printer.

OJQ YouCanDo e falënderon organizatën PwC Kosova për donacionin e dhënë dhe për mbështetjen e vazhdueshme në përmirësimin e kushteve të punës dhe realizimin e aktiviteteve në shërbim të komunitetit.
PwC Albania and Kosovo

https://gofund.me/2d6816ebd                 Po mbledhim fonde për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara në shiki...
15/12/2025

https://gofund.me/2d6816ebd Po mbledhim fonde për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara në shikim në Kosovë, duke u ofruar syze inteligjente që i ndihmojnë të jetojnë një jetë më të pavarur dhe me dinjitet. Këto syze ndihmojnë në orientim, detyra të përditshme dhe aktivitete të tjera të përditshme sidomos për individët që jetojnë vetëm dhe nuk kanë mbështetje familjare.

Ky është projekti im i dytë i mbledhjes së fondeve për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara. Përpjekja ime e parë solli lodra për fëmijët me aftësi të kufizuara në Suharekë, Kosovë, një ditë që mbetet ndër përvojat më të gëzuara dhe më kuptimplota të jetës sime. E frymëzuar nga ky moment, po organizoj sërish këtë mbledhje fondesh në bashkëpunim me organizatën You Can Do.

Personat me aftësi të kufizuara në Kosovë janë neglizhuar për më shumë se 26 vjet dhe nuk kanë akses të barabartë në të drejta apo mbështetje. Ky fundraiser synon t’u japë atyre mjetet për të fituar pavarësi, vetëbesim dhe mundësinë për të kontribuar plotësisht në komunitetet e tyre.

Qëllimi ynë është të mbledhim fonde për 10 palë syze inteligjente. Nëse nuk arrijmë këtë qëllim, edhe dy palë mund të ndryshojnë jetë. Prioritet do t’u jepet individëve që jetojnë vetëm dhe duhet të mbështeten vetëm tek vetja.

Çdo donacion i madh apo i vogël bën një ndryshim të vërtetë. Faleminderit që po mbështesni pavarësinë, dinjitetin dhe shpresën në Kosovë.

Hi all, my name is Fatmire Feka,We are raising funds to support people with visual disabilities in Ko… Fatmire Feka needs your support for Steps Without Fear

03/12/2025

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, kërkojmë mbështetjen tuaj për blerjen e 10 palëve syze inteligjente “Envision” për studentë të moshës 18 deri në 35 vjeç.

You Can Do është një shoqatë joqeveritare e përbërë kryesisht nga persona me aftësi të kufizuara, veçanërisht persona të verbër ose me shikim të kufizuar. Visioni dhe misioni ynë është të ndërtojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse me mundësi të barabarta, ku çdo person me nevoja të veçanta ka mundësi të realizojë me dinjitet potencialin e tij të plotë dhe të dëgjohet zëri i tij.

Për çdo mbështetje financiare, ju lutemi që kontributin tuaj ta realizoni përmes llogarisë bankare të shoqatës sonë. Një palë syza “Envision” kushton rreth 3’500 euro. Çdo kontribut, qoftë për sigurimin e një palë syzave të plota apo mbulimin e një pjese të kostos së tyre, është i një rëndësie të madhe për ne dhe për studentët përfitues.

Të gjithë donatorët do të përmenden në rrjetet sociale të organizatës, përveç atyre që preferojnë të mbeten anonim, dhe në atë rast privatësia e tyre do të respektohet plotësisht.

Së bashku, po krijojmë më shumë mundësi dhe më shumë pavarësi për këta të rinj.

Banka perfituese: TEB Sh. A. Prishtinë, Kosovë
Emri i llogaris bankare : YOU CAN DO
Numri i llogarisë IBAN : XK052011000186594963
Kodi Swift / BIC : TEBKXKPR

Faleminderit për vëmendijën e juaj. Kosova Women's Network

Address

Rr. Bajram Bahtiri
Pristina

Telephone

+38344811455

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when You can do posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to You can do:

Shortcuts

Share