Klubi "ELITA" - Sektori i Femrës

Klubi "ELITA" - Sektori i Femrës Elita krijon elitë!!! http://www.klubielita.org/ Veproni, se All-llahu do ta sheh punen tuaj, i Derguari i Tij dhe besimtaret!!!

“Zoti është Falës” ishte tema e ligjëratës së radhës e cila u mbajt pranë lokaleve të shoqatës Klubi Elita dhe u ligjëru...
12/06/2026

“Zoti është Falës” ishte tema e ligjëratës së radhës e cila u mbajt pranë lokaleve të shoqatës Klubi Elita dhe u ligjërua nga teologia Miterem Ashimi Aliu.
Gjatë ligjëratës u trajtua mëshira e pakufishme e Allahut xh.sh., rëndësia e pendimit të sinqertë dhe shpresa që besimtari duhet ta ketë gjithmonë në faljen e Tij.
Të pranishmet patën mundësinë të përfitojnë këshilla të dobishme dhe mesazhe frymëzuese që forcojnë lidhjen me Krijuesin.

Në një atmosferë të ngrohtë pranë lokaleve të shoqatës Klubi Elita, u realizua ligjërata e radhës javore nën udhëheqjen ...
04/06/2026

Në një atmosferë të ngrohtë pranë lokaleve të shoqatës Klubi Elita, u realizua ligjërata e radhës javore nën udhëheqjen e teologes Vahide Demiri Jusufi.

Teologia ligjëroi mbi temën “Qëllimi i Haxhit”, duke sjellë para të pranishmeve sqarime të vlefshme rreth urtësive, rregullave dhe shpërblimeve të këtij adhurimi madhështor. Gjatë ligjëratës u theksua rëndësia shpirtërore e Haxhit, ndikimi i tij në jetën e besimtarit dhe sevapet e mëdha që Allahu xh.sh. ka premtuar për ata që e kryejnë me sinqeritet.

Në fund, u zhvillua një bashkëbisedim i lirë mes teologes dhe të pranishmeve, ku u shtruan pyetje dhe u ndanë mendime e përfitime nga tema e trajtuar.

Ju mirëpresim me tologen Vahide Demiri Jusufi, pranë lokaleve të shoqatës Klubi Elita.
04/06/2026

Ju mirëpresim me tologen Vahide Demiri Jusufi, pranë lokaleve të shoqatës Klubi Elita.

27/05/2026
“Jeta mes falënderimit dhe shpresës” ishte tema e cila u ligjërua nga teologia hfz.Amra Ramadani Rexhepi, e cila trajtoi...
21/05/2026

“Jeta mes falënderimit dhe shpresës” ishte tema e cila u ligjërua nga teologia hfz.Amra Ramadani Rexhepi, e cila trajtoi rëndësinë e falenderimit në momentet e begatisë dhe të shpresës në kohët e sprovave.

Përmes kësaj ligjërate u theksua se besimtari ecën në rrugën e jetës duke e zbukuruar zemrën me falënderim ndaj mirësive të Allahut dhe duke mos e humbur asnjëherë shpresën në mëshirën e Tij.

Në fund të ligjëratës u zhvillua një bisedë e lirë mes teologes dhe të pranishmeve.

KLUBI ELITA - 20 vite me ju,duke kultivuar dijen dhe ndërtuar një të ardhme më të ndritur.
14/05/2026

KLUBI ELITA - 20 vite me ju,duke kultivuar dijen dhe ndërtuar një të ardhme më të ndritur.

Sektori i femrës pranë shoqatës Klubi Elita realizoi sonte ligjëratën e radhës javore, nën udhëheqjen e teologes Rejhan ...
14/05/2026

Sektori i femrës pranë shoqatës Klubi Elita realizoi sonte ligjëratën e radhës javore, nën udhëheqjen e teologes Rejhan Iseini Ramani.

Teologia ligjëroi mbi temën: “Dhe thuajuni njerëzve fjalë të mira”, duke sjellë mesazhe të vlefshme mbi rëndësinë e fjalës së bukur, etikës dhe mirësjelljes në raportet njerëzore.
Programi u hap me lexim nga Kurani Famëlartë nga hfz. Amra Rexhepi, i cili i dha mbrëmjes një atmosferë të veçantë qetësie dhe përkushtimi.
All-llahu na bëftë prej atyre që flasin mirë, veprojnë mirë dhe përhapin mirësi mes njerëzve.

Ju mirëpresim me teologen Rejhan Iseini Ramani, pranë lokaleve të shoqatës Klubi Elita.
13/05/2026

Ju mirëpresim me teologen Rejhan Iseini Ramani, pranë lokaleve të shoqatës Klubi Elita.

Në një atmosferë të ngrohtë pranë lokaleve të shoqatës Klubi Elita, u mbajt ligjërata javore e radhës.“Kurthet e paduksh...
07/05/2026

Në një atmosferë të ngrohtë pranë lokaleve të shoqatës Klubi Elita, u mbajt ligjërata javore e radhës.
“Kurthet e padukshme në rrugën drejt All-llahut”, ishte tema e cila u ligjërua nga teologia Elmedina Rexhepi.
Në hyrje të ligjëratës, ligjëruesja ndaloi tek historia e Iblisit, duke sqaruar se si mendjemadhësia dhe mosbindja e larguan atë nga mëshira dhe madhështia e All-llahut xh.sh. Më pas, ajo trajtoi në mënyrë të hollësishme kurthet e fshehta me të cilat shejtani mundohet ta devijojë besimtarin nga rruga e drejtë, duke filluar nga neglizhenca në adhurim, zbukurimi i mëkateve, përçarja, vetëpëlqimi dhe humbja e sinqeritetit.

Të gjitha virtytet e larta burojnë nga morali i mirë, i cili përbën themelin e ndërtimit të personalitetit të qëndrueshë...
30/04/2026

Të gjitha virtytet e larta burojnë nga morali i mirë, i cili përbën themelin e ndërtimit të personalitetit të qëndrueshëm dhe të shoqërisë së shëndoshë. Morali i mirë ishte një ndër cilësitë më të spikatura të Muhammedit a.s., duke shërbyer si model i përkryer për njerëzimin në të gjitha kohërat.

Në këtë frymë, pranë lokaleve të shoqatës “Klubi Elita” u mbajt një ligjëratë me temën “Morali i mirë”, e ligjëruar nga teologia hfz. Fevzije Osmani. Në këtë ligjëratë u trajtuan dimensionet shpirtërore dhe praktike të moralit në jetën e përditshme, duke theksuar rëndësinë e tij në formimin e individit dhe forcimin e lidhjeve shoqërore.

Programi u moderua nga teologia Elmedina Rexhepi, e cila në përmbyllje shprehu mirënjohje të veçantë për ligjëruesen për kontributin e saj të vlefshëm, si dhe falënderoi të gjitha të pranishmet për pjesëmarrjen dhe interesimin e treguar.

Address

Xhon Kenedi
Skopje
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klubi "ELITA" - Sektori i Femrës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share