05/10/2026
🤝Rrjeti i Grave në Shkencë mbështet edicionin e VII-të “Artizanatet dhe Gruaja”, organizuar nga Shoqata për Përparimin dhe Zhvillimin e Kulturës në Maqedoninë e Veriut "Porta Skupi”.
💡Në këtë ngjarje me karakter të veçantë me qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore, artizanateve, traditës dhe fuqizimin e gruas nëpërmjet krijimtarisë artistike e artizanale, fjalë rasti pati edhe kryetarja e Rrjetit të Grave në Shkencë, prof. Elisabeta Bajrami Ollogu. Ajo në fjalën e saj theksoi se: “shumë prej asaj që ne sot e quajmë trashëgimi kulturore është përcjellë nga një brez te tjetri nga gratë, të cilat kanë qenë ndër bartëset më të rëndësishme të kujtesës së komuniteteve tona. Përmes duarve të tyre janë transmetuar jo vetëm teknika të punimit, por histori familjare, motive, simbole, mënyra jetese dhe një pjesë e identitetit tonë kolektiv. Nisma të tilla si ky edicion u japin mundësi grave që jo vetëm të promovojnë punimet e tyre, por edhe të krijojnë lidhje bashkëpunimi, të mbështesin njëra-tjetrën dhe të hapin dyer të reja. Uroj që ngjarje të tilla të shtohen sa më shumë dhe që ‘Artizanatet dhe Gruaja’ të vazhdojë edhe më tej. Mendoj se të gjitha së bashku mund ta bëjmë të mundur që atë që na kanë lënë brezat para nesh, t’ua përcjellim pasardhësve tanë, duke u bërë urë lidhëse mes brezave”.
Rrjeti i Grave në Shkencë mbetet i përkushtuar në mbështetjen e iniciativave të ngjashme që kanë për qëllim fuqizimin e grave nga fusha dhe sektorë të ndryshëm.
____________
🤝The Women in Science Network supported the 7th edition of “Artisanship and Women,” organized by the Association for the Advancement and Development of Culture in North Macedonia, “Porta Skupi.”
💡This special event was dedicated to promoting cultural heritage, traditional crafts and customs, while also empowering women through artistic and artisanal creativity. The President of the Women in Science Network, Prof. Elisabeta Bajrami Ollogu, addressed the participants on this occasion. In her remarks, she emphasized: “Much of what we recognize today as cultural heritage has been passed down from one generation to another by women, who have been among the most important custodians of our communities’ collective memory. Through their hands, they have passed on not only craftsmanship and skills, but also family stories, motifs, symbols, ways of life, and an important part of our collective identity. Initiatives such as ‘Artisanship and Women’ give women the opportunity not only to showcase their work, but also to build connections, support one another, and open new doors for collaboration and opportunity. I hope to see many more initiatives like this and that ‘Artisanship and Women’ will continue to grow in the years ahead. Together, we can ensure that what previous generations have entrusted to us is passed on to those who come after us, with women continuing to serve as a bridge between generations.”
The Women in Science Network remains committed to supporting similar initiatives aimed at empowering women across diverse fields and sectors.