HANDIKOS

HANDIKOS HANDIKOS përfaqëson dhe përkrahë personat me aftësi të kufizuara në Kosovë Z.

E njohur si HANDKOS - Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës është themeluar në vitin 1983, me iniciativën e Z. Halit Ferizi, kryetar i atëhershëm i shoqatës dhe më vonë lider i lëvizjes së aftësisë së kufizuar në Kosovë. Ferizi, këtë iniciativë e mori së bashku me një grup të qytetarëve me aftësi të kufizuara. Qëllimi kryesor i kësaj shoqate ishte dhe vazhdon të jetë respektimi i të drejtave dhe përmirësimi i standardeve të jetës së personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, përmes veprimit në fushën e shëndetësisë, mirëqenies sociale dhe të punësimit, ndërsa sot veprimtaria është shtuar edhe në dy tematika të tjera: arsim dhe pjesëmarrje. E gjithë kjo arrihet përmes përkrahjes së personave me aftësi të kufizuara, me qëllim fuqizimin e pjesëmarrjes së tyre aktive në të gjitha proceset shoqërore. Bazuar në statistikat dhe vlerësimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sot në Kosovë jetojnë përafërsisht rreth 250 mijë persona me aftësi të kufizuara të të gjitha grupeve. Prej tyre po ashtu është vlerësuar se rreth 20 mijë janë fëmijë me aftësi të kufizuara, ndërsa në databazën e tij, HANDIKOS-i numëron rreth 18 mijë anëtarë të personave me aftësi të kufizuar fizike dhe të kombinuara. HANDIKOS-i sot ka 14 Qendra të Rehabilitimit të Bazuara në Bashkësi dhe 12 zyra lokale të cilat mbulojnë të gjithë territorin e Kosovës duke ofruar shërbime të ndryshme rehabilituese.

****
Known as HANDIKOS, the “Association of Children Paraplegics and Paralysis in Kosovo” was founded in 1983, initiated by Mr. Halit Ferizi and a group of people with disabilities, who was also chairman of the association and later on the leader of a Movement for People with Disabilities in Kosovo. Main objective of this Association was the respect of human rights and improvement of life standards among people with disabilities in Kosovo through actions in health, social welfare and employment fields, while today HANDIKOS added two more thematic areas, such as: education and participation. This is achieved by empowering people with disabilities, to actively participate in all social processes. Based on statistics and evaluations of World Health Organization, there are approximately 250 thousand people with disabilities of all groups living in Kosovo. Out of this number, 20 thousand are children with disabilities, while in HANDIKOS data base there are around 18 thousand registered members of people with physical and combined disabilities. HANDIKOS has 14 Community Based Rehabilitation Centers, and 12 local offices that covers all Kosovo territory.

12/10/2026

🎙️ Sa dëgjohet zëri i fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe si luftohen paragjykimet.

Kjo temë diskutohet në Podcastin e radhës ''Zëri i Hënës'', aty ku promovojmë të drejtat e fëmijëve dhe adresojmë sfidat me akterë të ndryshëm.

Ndiqeni.

Save the Children Kosova/o

Gjatë seancës së logopedisë, me fëmijën punuam përmes aktiviteteve me forma, ngjyra dhe numra, duke nxitur emërtimin e t...
12/10/2026

Gjatë seancës së logopedisë, me fëmijën punuam përmes aktiviteteve me forma, ngjyra dhe numra, duke nxitur emërtimin e tyre, kuptimin e udhëzimeve dhe përdorimin e fjalëve gjatë lojës.

Përmes këtyre ushtrimeve, fëmija zhvillon komunikimin dhe pasuron fjalorin, duke mësuar hap pas hapi. 💙

Ky shërbim ofrohet në kuadër të projektit të mbështetur nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Rishpallet thirrja deri më 13 tetor 2026
07/10/2026

Rishpallet thirrja deri më 13 tetor 2026

HANDIKOS rish­pal­lë thirrjen për  ekspert/e për vlerësimin e kapaciteteve orga­ni­za­tive dhe har­timin e plan­it të zhvil­lim­it orga­ni­za­tiv të HANDIKOS. Aplikimet duhet të dorë­zo­hen në for­më elek­tron­ike në e‑mail adresën: [email protected]. Ju l...

Erika nga Mitrovica është një nga përfitueset e pajisjeve ndihmëse, të cilat janë montuar dhe përshtatur sipas nevojave ...
30/09/2026

Erika nga Mitrovica është një nga përfitueset e pajisjeve ndihmëse, të cilat janë montuar dhe përshtatur sipas nevojave të saj nga HANDIKOS.♿️

Të gjithë personat me status paraplegjik dhe tetraplegjik kanë të drejtë të aplikojnë për pajisje të reja ndihmëse, për më shumë pavarësi, siguri e pjesëmarrje në jetën e përditshme.

Ministria e Shëndetësisë

Loja është një mënyrë e bukur për të mësuar, zhvilluar dhe komunikuar.Sot, përmes mbështetjes psikologjike punuam në për...
28/09/2026

Loja është një mënyrë e bukur për të mësuar, zhvilluar dhe komunikuar.

Sot, përmes mbështetjes psikologjike punuam në përqendrim, koordinimin sy–dorë, aftësitë motorike fine, dallimin e ngjyrave dhe ndjekjen e udhëzimeve nga ana e fëmijës.

Ky shërbim ofrohet përmes projektit të mbështetur nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Njoftohen të gjithë personat me status paraplegjik dhe tetraplegjik se Komisioni Vlerësues ka lehtësuar procedurat e apl...
23/09/2026

Njoftohen të gjithë personat me status paraplegjik dhe tetraplegjik se Komisioni Vlerësues ka lehtësuar procedurat e aplikimit dhe vlerësimit për pajisje ndihmëse.

Aplikimin në QKUK mund ta bëjë edhe një familjar në emër të përfituesit, mirëpo në rastet kur personi, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, nuk mund të paraqitet fizikisht për vlerësim individual, Komisioni mund të realizojë:

🔹 Vizitë në shtëpinë e personit;
🔹 Vizitë në institucionin ku personi është
i hospitalizuar;
🔹 Vlerësim përmes videokomunikimit ose mjeteve të tjera të komunikimit në distancë.

HANDIKOS do të vazhdojë të kontribuojë në lehtësimin e mëtejshëm të procedurave, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, SHSKUK-në dhe Komisionin përkatës, me qëllim që personat me aftësi të kufizuara të kenë qasje më të lehtë në pajisjet ndihmëse.

📌 Për më shumë informata rreth procedurës dhe mënyrës së aplikimit, shihni videon: https://www.facebook.com/reel/944304894740078

Thirrja për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 është e hapur!Kjo iniciativë, e organizuar nga TOKA, vlerëson kontribu...
21/09/2026

Thirrja për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 është e hapur!

Kjo iniciativë, e organizuar nga TOKA, vlerëson kontributin e individëve, bizneseve, përfaqësuesve të diasporës, figurave publike dhe vullnetarëve që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në komunitet.

Si mike e Vullnetarizmit, HANDIKOS i bashkohet kësaj thirrjeje dhe ju fton të nominoni persona apo iniciativa që meritojnë të vlerësohen, ose të vetënominoheni për kontributin tuaj në vullnetarizëm.

Për shumicën e kategorive do të vlerësohet kontributi i dhënë gjatë periudhës maj 2025 – korrik 2026, me përjashtim të çmimit “Vullnetari/ja me Kontribut Jetësor i/e Vitit”.

📅 Afati i fundit për nominime dhe vetënominime: 25 tetor 2026
🔗 Nomino përmes linkut:
https://toka-ks.org/nominimet-per-cmimet-e.../

Thirrja e hapur deri më 5 tetor 2026.
21/09/2026

Thirrja e hapur deri më 5 tetor 2026.

HANDIKOS shpal­lë thirrjen për  ekspert/e për vlerësimin e kapaciteteve orga­ni­za­tive dhe har­timin e plan­it të zhvil­lim­it orga­ni­za­tiv të HANDIKOS. Aplikimet duhet të dorë­zo­hen në for­më elek­tron­ike në e‑mail adresën: [email protected]. Ju lute....

Falemnderit UNMIK  - United Nations Mission in Kosovo për vizitën dhe mbështetjen në punën dhe misionin tonë. 🙌
03/09/2026

Falemnderit UNMIK - United Nations Mission in Kosovo për vizitën dhe mbështetjen në punën dhe misionin tonë. 🙌

Momente nga eventi përmbyllës i Programit ‘’Pilotimi i Shërbimeve të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme, të Bazuar në Fa...
26/08/2026

Momente nga eventi përmbyllës i Programit ‘’Pilotimi i Shërbimeve të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme, të Bazuar në Familje, në Pesë Komuna të Përzgjedhura”.

Një simbol i rëndësishëm mbështetjeje ishte instalacioni “Fillimet ndryshojnë jetë!”, i paraqitur përmes një peme 🌳 që mori jetë nga gjurmët e secilit pjesëmarrës.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30

Telephone

+38349377655

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when HANDIKOS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to HANDIKOS:

Shortcuts

Share