14/09/2026
Në kuadër të Muajit të Rinisë, dhe për nder të ditës së rinisë së Drenasit, u realizua aktiviteti “Ngjitu me Rininë” në Gurin e Gradines, Llapushnik.
Aktiviteti u organizua nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal (KVRL) në Drenas, në bashkëpunim me Klubin e Ngjitjes “Ketrat”, me mbështetje dhe financim nga Ministria e Sportit dhe Rinisë.
Të rinjtë patën mundësinë të përjetojnë një aktivitet ndryshe, duke promovuar sportin, aventurën, aktivizmin, bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen rinore.
Në aktivitet ishin të pranishëm edhe zyrtarë të Komunës së Drenasit, të cilët iu bashkuan kësaj iniciative në shenjë mbështetjeje për të rinjtë dhe aktivitetet rinore.
Fuqia e rinisë është në guximin për t’u ngjitur gjithmonë më lart. 🧗♀️⛰️💚
Ngjitu me Rininë!
Ministria e Sportit dhe Rinisë, Kosovë
KlubiNgjitjesKetrat