01/04/2024
Me kënaqësi të madhe, dëshirojmë të ndajmë me të gjithë komunitetin rezultatet e arritura në realizimin e projektit tonë të fundit, "Programi i Lidereve të Rinjë dhe Lidershipi Modern".
Projekti u zhvillua me qëllim që të fuqizojë të rinjtë në moshën 16-24 vjeç dhe t'i përgatitë ata për të kuptuar dhe për të ndikuar në komunitetin lokal në mënyra pozitive. Trajnimi intensiv që u ofrua për tre ditë ka ofruar një platformë për 64 të rinj, ku ata kanë fituar njohuri dhe aftësi të rëndësishme për lidershipin modern, zhvillimin e projekteve, si dhe për të kuptuar thelbin e një vizioni dhe misioni të qartë për të ardhmen.
Projekti ynë u mundësua falë mbështetjes së Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i financuar nga Bashkimi Evropian, Komuna e Skënderajt dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Gjithashtu, dëshirojmë të shprehim falënderimin tonë ndaj Komunës së Skënderajt, veçanërisht Drejtoreshës znj. Besarta Meha Ademi dhe përfaqësuesve të tjerë të komunës për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
Ky sukses nuk është vetëm i yni, por i të gjithë komunitetit tonë. Duke vazhduar me përpjekjet tona të përbashkëta, ne besojmë se do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme për të gjithë.
OJQ Rinia e Pavarur
; ; ; ; ; UNDP Kosovo European Union in Kosovo Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans