27/09/2022
Sot ishte dita e fundit e projektit COOKIE DAY'S, i cili u realizua gjatë tërë muajit Gusht nga Kryqi i Kuq i Kosovës - dega Lipjan.
Falenderojmë nga zemra të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit të cilët u bashkuan në iniciativën tonë dhe kontribuan sadopak.
Vullentarët tanë kanë arritur që me zemërgjerësinë e qytetarëve të Komunës së Lipjanit të grumbullojnë gjithsejë 1000 euro. Shumë kjo që do të mundësoj në arritjen e qëllimit të projektit.
Projekti COOKIE DAY'S kishte për qëllim që nëpërmjet sh*tjes së biskotave të ndryshme të përgatitur nga vet vullnetarët e Kryqit të Kuq të Kosovës të bëjë ngritjen e fondeve dhe me mjetet e grumbulluara t'i dal në ndihmë personave të moshuar të cilët jetojnë vetëm (pa përkujdesje).
Përfitues po ashtu ishin edhe të rinjët e Lipjanit - vullnetarët të cilët nga ky projekt mësuan më shumë rreth vullnetarizimit dhe u solidarizuan me personat që kanë nevojë.
Pak nga ne do të thotë shumë për ta!