Luanat e Kastriotit

Luanat e Kastriotit Një Komb - Një Shtet - Shqipëria e Bashkuar

25/05/2026
Kur errësira mbuloi trojet, u ngrit një burrë me zemër luani Gjergj Kastrioti dhe Zoti i dha forcë një kombi përmes shpi...
18/05/2026

Kur errësira mbuloi trojet, u ngrit një burrë me zemër luani Gjergj Kastrioti dhe Zoti i dha forcë një kombi përmes shpirtit të tij.

🇦🇱 Protestë për gjuhën tonë, për identitetin tonë, për të ardhmen tonë!Më 18 Maj, para Urës së Gurit në Shkup, bashkohem...
14/05/2026

🇦🇱 Protestë për gjuhën tonë, për identitetin tonë, për të ardhmen tonë!

Më 18 Maj, para Urës së Gurit në Shkup, bashkohemi të gjithë si një zë për mbrojtjen e gjuhës shqipe. ✊🏻

Mos mungoni këtë herë!
Janë të mirëpritur të gjithë të rinj, të moshuar, studentë, prindër, mërgimtarë. Edhe ata që herën e kaluar thanë: “Më vjen turp që nuk isha aty…” mos lejoni të ndodh përsëri.

Sot nuk ka vend për heshtje.
Kur preket gjuha, preket kombi. 🇦🇱

📍 Ura e Gurit – Shkup
🗓️ 18 Maj 2026
🕟 Ora 16:30

Shpërndajeni që të dëgjohet zëri ynë kudo! 🔥

13/05/2026

Ai që propozon një kandidat që fyen Gjergj Kastrioti tregon se është pajtuar me atë përdhosje.

Lavdue qoftë përjetsisht KryeZoti Gjergj Kastrioti 🙏
13/05/2026

Lavdue qoftë përjetsisht KryeZoti Gjergj Kastrioti 🙏

26/04/2026

🇦🇱 NJOFTIM ZYRTAR 🇦🇱

Organizata Shqiptaria, në bashkëpunim me partnerët e saj, njofton se kanë filluar përgatitjet për manifestimin gjithëkombëtar kushtuar ditëlindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i cili do të mbahet më 6 Maj 2026 në Prishtina.

Ky organizim kombëtar do të mbledhë delegacione arbëreshe nga Arbëria e Italisë, artistë, ansamble folklorike, studiues, rapsodë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, në një ditë të dedikuar figurës që simbolizon qëndresën, bashkimin dhe identitetin shqiptar.

Programi qendror përfshin:

▪️ Nisjen e organizuar të grupeve të qytetarëve dhe klubeve të motoristëve në ora 10:00 nga Lezha, pas homazheve në muzeun e vendvarrimit të Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

▪️ Takime zyrtare institucionale me delegacionet arbëreshe

▪️ Ekspozitën kombëtare të artit pamor “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në artin kombëtar”

▪️ Defilim artistik dhe kulturor në sheshet kryesore të Prishtina

▪️ Koncertin festiv qendror me artistë, ansamble dhe performues nga të gjitha trojet shqiptare

▪️ Performanca të arbëreshëve, të cilët ruajtën gjuhën dhe kulturën shqiptare ndër shekuj

▪️ “SKËNDERBEG PARTY” – mbrëmje moderne artistike me grupe rock dhe artistë alternativë

Në këtë manifestim do të marrin pjesë emra të njohur të muzikës dhe kulturës shqiptare, si dhe shumë artistë e ansamble shqiptare dhe arbëreshe.

Më 6 Maj, Prishtina do të kthehet në qendrën e bashkimit kulturor dhe kombëtar shqiptar.

Lavdi e përjetshme për Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Rroftë kombi shqiptar!

Address

Skenderaj

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Luanat e Kastriotit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share