09/10/2026
🌿 Natyra ka më shumë për të na treguar – 128 lloje bimësh dhe 48 lloje fluturash të dokumentuara! 🦋
Sa shumë jetë dhe biodiversitet fshihet në natyrën tonë! 🌱
Përmes dy aktiviteteve BioBlitz në Lipjan/Shalë dhe Prevallë/Sharr, kemi dokumentuar pasurinë natyrore të këtyre dy zonave, duke kontribuar në njohjen dhe mbrojtjen më të mirë të biodiversitetit në Kosovë.
📊 Çfarë tregojnë rezultatet e raportit?
🌿 128 lloje bimësh vaskulare, nga 49 familje botanike.
🦋 48 lloje fluturash, nga 6 familje.
🔎 318 vëzhgime të bimëve dhe 423 vëzhgime të fluturave.
Rezultatet dëshmojnë rëndësinë e të dy zonave për biodiversitetin. Ndërsa Lipjan/Shala shënoi më shumë lloje bimësh, Prevallë–Sharr u dallua për numrin më të madh të llojeve të fluturave.
Ky raport përbën një pikënisje të rëndësishme për monitorimin e mëtejshëm të natyrës, identifikimin e vlerave ekologjike dhe mbështetjen e vendimmarrjes për ruajtjen e biodiversitetit. 🌍
💚 Ta njohim natyrën, ta dokumentojmë pasurinë e saj dhe ta mbrojmë për brezat e ardhshëm!
Linku për qasje: https://drive.google.com/file/d/1inrReCdrLVHevlHpDUinXnPvV1U3D4R4/view
📘 Raporti u realizua në kuadër të projektit Empowering Green Agenda Implementation in Kosovo, përmes Green Agenda Multiplier Programme, me bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian.
Beogradska otvorena škola
Sustainability Leadership Kosova
Kosova - Women 4 Women
The Ideas Partnership