OVL - UÇK Dega Malishevë

OVL - UÇK Dega Malishevë Faqe informuese për njoftime , vendime dhe zhvillime të rëndësishme.Synimi ynë është transparenca dhe informimi i saktë i qytetarve

Njoftim nga OVL e UÇK-së dega Malishevë Me rastin e 621 vjetorit të lindjes së krye heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skë...
01/05/2026

Njoftim nga OVL e UÇK-së dega Malishevë

Me rastin e 621 vjetorit të lindjes së krye heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dega në Malishevë, me 6 maj organizon vizitë në qytetin e Lezhës, aty ku Gjergj Kastrioti i bashkoi të gjitha fiset dhe vilajetet shqiptare në Kuvendin e Lëzhës.

Të gjithë veteranët e luftës, por edhe të tjerë të interesuar jeni të ftuar që të marrni pjesë në këtë festë të madhe të kombit tonë shqiptar.

Agjenda:

1. Nisja nga Kulla e UÇK-së te varrezat e dëshmorëve në Malishevë, datë 6 maj 2026 ora 07.00 në mëngjes.

2. Në ora 10.00, arritja në Lezhë dhe homazhe te Memoriali i Gjergj Kastriotit Skënderbeut .

3. Pas homazheve vizitë monumenteve dhe vendeve historike të qytetit të Lezhës.

4. Në ora 13.00 Nisja për Kosovë

Vërejtje:
Udhëtimi organizohet nga secila nëndegë me vetura dhe me shpenzime të veta.

Lavdi krye heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu!
Lavdi të gjithë heronjëve dhe dëshmorëve të kombit!

Me respekt:
Këshilli Organizativ i OVL-UÇK-së dega në Malishevë

01/04/2026
Në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorëve; Hidajet H. Mazrreku dhe Fatmir J. Krasniqi.Me përulësi e respekt të thellë ...
31/03/2026

Në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorëve;
Hidajet H. Mazrreku dhe Fatmir J. Krasniqi.
Me përulësi e respekt të thellë u përkulëm para sakrificës së tyre sublime për lirinë që gëzojmë sot. Ata dhanë më të shtrenjtën jetën e tyre që ne të jetojmë të lir në tokën tonë.
Kujtimi për ta nuk është vetëm një datë në kalendar, por është frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë. Lavdia e tyre është dritë që nuk shuhet kurrë, ndërsa emrat e tyre janë të skalitur përgjithmonë në historinë e lavdishme të atdheut tonë.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve!

Përkujtim për Martirët e Masakrës së Burimit – 31 Mars 1999.Më 31 Mars 1999, forcat paramilitare serbe ekzekutuan mizori...
31/03/2026

Përkujtim për Martirët e Masakrës së Burimit – 31 Mars 1999.
Më 31 Mars 1999, forcat paramilitare serbe ekzekutuan mizorisht 36 shqiptarë të paarmatosur në fshatin Burim të Malishevës. Ata ishin burra të pafajshëm, baballarë, bij e vëllezër, të cilët u ndanë dhunshëm nga familjet e tyre, vetëm pse ishin shqiptarë.
Pas krimit, trupat e tyre u morën dhe u shpërndanë për t’i paraqitur si të armatosur, kinse të vrarë në luftë. Ky ishte narracioni i rremë i çetnikëve serbë, i përsëritur pas pothuajse çdo masakre për të fshehur të vërtetën dhe për të mbuluar krimin. Por e vërteta nuk u varros kurrë. Ajo jeton në kujtesën tonë, në dhimbjen e familjeve dhe në historinë tonë .

Lavdi e përjetshme martirëve të Masakrës së Burimit!
Qoftë i përhershëm kujtimi për ta.

Në 27 vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i kombit, Xhevdet Qazim Morina, i cili ra më 30 mars 1999 gjat...
31/03/2026

Në 27 vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i kombit, Xhevdet Qazim Morina, i cili ra më 30 mars 1999 gjatë luftimeve në vendin e quajtur “Trojet”, sot i njohur edhe si “Kalaja e Dëshmorëve”, në Astrazup, në malet mes Astrazupit dhe Rahovecit.
Në nderim të jetës dhe sakrificës së tij për lirinë e vendit, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh pranë lapidarit të ngritur në vendin e rënies.

31/03/2026
Edhe sotë në degën e OVL-së,të UÇK-së,nė Malishevë,po vazhdon nënshkrimi i peticionit nga  veteranet e Drenovcit .Liri d...
17/03/2026

Edhe sotë në degën e OVL-së,të UÇK-së,nė Malishevë,po vazhdon nënshkrimi i peticionit nga veteranet e Drenovcit .Liri dhe drejtësi për çlirimtarët,që po mbahen padrejtësisht gati qe 6,vite ne burgun e Hagës.
Me respekt,dega e OVL-së,e UÇK-së,Malishevë!

28/11/2025

Address

Adem Jashari
Malisevo
24000

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:00
Tuesday 08:00 - 15:00
Wednesday 08:00 - 15:00
Thursday 08:00 - 15:00
Friday 08:00 - 15:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when OVL - UÇK Dega Malishevë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share