SHPIK

SHPIK Association of Kosovo IT Professionals.

SHPIK - Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës, is the association of Kosovi IT professionals, established with the aim to represent the voice of IT professionals in Kosovo.

Në kuadër të projektit “Shkathtësitë për Punësim të Qëndrueshëm në Kosovë”, të financuar nga LuxDev dhe implementuar nga...
18/08/2026

Në kuadër të projektit “Shkathtësitë për Punësim të Qëndrueshëm në Kosovë”, të financuar nga LuxDev dhe implementuar nga SHPIK, në mbështetje të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës po mbahet një punëtori treditore për rishikimin dhe përshtatjen e lëndëve aplikative për dy profile në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK).

Qëllimi i punëtorisë është harmonizimi i përmbajtjes së këtyre profileve me formatin e arsimit Dual, duke siguruar që programet mësimore të jenë të përshtatura me kërkesat e tregut të punës dhe nevojat e industrisë.

Gjatë punëtorisë po rishikohen përmbajtjet dhe rezultatet e të nxënit, me fokus të veçantë në zhvillimin e shkathtësive praktike dhe profesionale që u nevojiten nxënësve për përgatitje më të mirë për tregun e punës.

Ky proces kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore, industrisë dhe akterëve relevantë, duke synuar një arsim profesional më bashkëkohor, praktik dhe të orientuar drejt punësimit.

Nga 17 deri më 28 gusht 2026, po zhvillohen sesionet informuese online për mësimdhënësit e klasave 1–5, me fokus në njoh...
17/08/2026

Nga 17 deri më 28 gusht 2026, po zhvillohen sesionet informuese online për mësimdhënësit e klasave 1–5, me fokus në njohjen dhe përdorimin e platformës Code.org dhe mundësive që ajo ofron për mësimdhënie.

Gjatë sesioneve, pjesëmarrësit do të njihen me kurset e Code.org dhe mënyrën e përdorimit të tyre në klasë, duke krijuar një bazë të mirë për zhvillimin e aktiviteteve të kodimit.

Në bashkëpunim me komunat partnere, po fillojmë sesionet online për platformën Code.org, të dedikuara për mësimdhënësit ...
13/08/2026

Në bashkëpunim me komunat partnere, po fillojmë sesionet online për platformën Code.org, të dedikuara për mësimdhënësit që do të angazhohen në zhvillimin e aktiviteteve të kodimit në shkolla.

Përgjatë sesioneve, pjesëmarrësit do të njihen me kurrikulen e Kodimit (Klasa I-V) të Code.org, mënyrën e përdorimit të platformës dhe mundësitë për integrimin e kodimit si lëndë zgjedhore në procesin mësimor.

📅 17–28 gusht 2026
💻 Online

Një hap i radhës drejt zhvillimit të aftësive digjitale dhe krijimit të mundësive të reja për nxënësit përmes kodimit.

22/07/2026

📢 Call for Applications – SHPIK Board Elections

SHPIK – Kosovo Informatics Society is opening the process for the election of its new Board.
As part of our commitment to good governance and continuous renewal, we invite motivated professionals from Kosovo’s ICT community to apply for Board membership and help lead the association into its next phase.

Who should apply?
~ Professionals active in ICT, data, software, academia, or the digital economy
~ People with a genuine commitment to advancing Kosovo’s ICT sector
~ Candidates ready to invest time and energy in the association’s mission

What we expect from Board members
~ Vision for the future of SHPIK and Kosovo’s tech ecosystem
~ Willingness to lead initiatives, partnerships, and community activities
~ Integrity, collaboration, and accountability

How to apply
Send your CV and a short motivation letter to:
📧 [email protected]

Application deadline: 5 August 2026

The new Board of Directors will be elected by the SHPIK General Assembly in accordance with the SHPIK Statute.

Join us in shaping the future of Kosovo's ICT community. We look forward to receiving your application.

SHPIK është përzgjedhur në programin ndërkombëtar CodeAI Facilitator Training 2026!Pas një procesi konkurrues me aplikim...
17/06/2026

SHPIK është përzgjedhur në programin ndërkombëtar CodeAI Facilitator Training 2026!

Pas një procesi konkurrues me aplikime nga 53 shtete të botës, trajnerët e SHPIK do të trajnohen dhe certifikohen ndërkombëtarisht për të udhëhequr programe profesionale në fushën e Inteligjencës Artificiale.

Një hap i rëndësishëm për fuqizimin e edukimit teknologjik në Kosovë. 🚀

Projekti “Shkathtësitë për Punësim të Qëndrueshëm në Kosovë”, i financuar nga LuxDev dhe i mbështetur nga MASHTI, po rea...
04/06/2026

Projekti “Shkathtësitë për Punësim të Qëndrueshëm në Kosovë”, i financuar nga LuxDev dhe i mbështetur nga MASHTI, po realizon përditësimin e profileve "Zhvillues i Aplikacioneve" dhe "Teknik i Informatikës së Biznesit" për zbatim në arsimin dual. Këto profile aktualisht përdoren nga 22 shkolla profesionale në 18 komuna të Kosovës, të cilat ndër vite janë mbështetur nga SHPIK me materiale mësimore dhe aktivitete për zhvillimin e kapaciteteve në fushën e TIK-ut.

Në kuadër të këtij procesi, SHPIK po kontribuon me ekspertë nga shkollat profesionale në rishikimin dhe përditësimin e standardeve të profesionit dhe kurrikulave, me qëllim përafrimin e tyre me nevojat e tregut të punës dhe industrisë së TIK-ut.

📍 Gjilan | Trajnimi për lëndën zgjedhore “Kodimi” Në Gjilan u mbajt trajnimi për mësimdhënës në kuadër të lëndës zgjedho...
01/06/2026

📍 Gjilan | Trajnimi për lëndën zgjedhore “Kodimi”

Në Gjilan u mbajt trajnimi për mësimdhënës në kuadër të lëndës zgjedhore “Kodimi”, ku u trajtuan qasje praktike për organizimin dhe zhvillimin e orëve mësimore me përmbajtje digjitale.

Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime dhe aktivitete praktike, duke ndarë përvoja nga puna e tyre dhe duke eksploruar mënyra të reja të qasjes në klasë.

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me DKA Gjilan, me qëllim të përkrahjes së mësimdhënësve në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale dhe digjitale.

📍 Rahovec | Trajnimi për lëndën zgjedhore “Kodimi” Të shtunën në Rahovec u zhvillua trajnimi për mësimdhënës në kuadër t...
01/06/2026

📍 Rahovec | Trajnimi për lëndën zgjedhore “Kodimi”

Të shtunën në Rahovec u zhvillua trajnimi për mësimdhënës në kuadër të lëndës zgjedhore “Kodimi”, i cili solli një ditë pune të fokusuar në praktika dhe ide të reja për mësimdhënie.

Pjesëmarrësit u angazhuan në aktivitete të ndryshme dhe bashkëpunuese, duke ndarë përvoja dhe mënyra të reja të qasjes në klasë.

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me DKA Rahovec, si pjesë e mbështetjes për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe avancimin e aftësive digjitale në arsim.

📍 Suharekë | Trajnimi për lëndën zgjedhore “Kodimi” Të shtunën u mbajt trajnimi për lëndën zgjedhore “Kodimi” me pjesëma...
01/06/2026

📍 Suharekë | Trajnimi për lëndën zgjedhore “Kodimi”

Të shtunën u mbajt trajnimi për lëndën zgjedhore “Kodimi” me pjesëmarrjen e mësimdhënësve nga komuna e Suharekës, i fokusuar në qasje praktike dhe aktivitete interaktive që mbështesin procesin mësimor.

Atmosfera gjatë trajnimit ishte shumë pozitive dhe bashkëpunuese, me angazhim aktiv të pjesëmarrësve dhe shkëmbim të vazhdueshëm të ideve dhe përvojave.

Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me DKA Suharekë, në mbështetje të zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe promovimit të aftësive digjitale në arsim.

📍 Kamenicë | Trajnimi për lëndën zgjedhore “Kodimi”Në Kamenicë u mbajt trajnimi për mësimdhënës në kuadër të lëndës zgje...
25/05/2026

📍 Kamenicë | Trajnimi për lëndën zgjedhore “Kodimi”

Në Kamenicë u mbajt trajnimi për mësimdhënës në kuadër të lëndës zgjedhore “Kodimi”, ku përmes aktiviteteve praktike u trajtuan mënyra kreative të integrimit të teknologjisë në procesin mësimor.

Pjesëmarrësit treguan interesim dhe angazhim të vazhdueshëm gjatë trajnimit, duke kontribuar me ide, diskutime dhe bashkëpunim aktiv përgjatë gjithë aktivitetit.

Ky trajnim u realizua në bashkëpunim me DKA Kamenicë, me qëllim mbështetjen e mësimdhënësve në zhvillimin e kompetencave digjitale dhe zbatimin sa më efektiv të lëndës zgjedhore “Kodimi”.

Address

Xheladin Hana
Pristina

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38344507575

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHPIK posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to SHPIK:

Shortcuts

Share