14 Shkurti 2021

14 Shkurti 2021 Bota ju takon atyre që GUXOjnë!

28/09/2026

Por pse po pritet kaq me padurim nga qytetarët e Republikës sonë ky ligj? Sepse Kosova nuk mund të tolerojë që pasuria e pajustifikueshme të bëhet normë, që korrupsioni të fitojë mbi shtetin ligjor, që pasuria publike të përfundojë në xhepat privat, që i drejti dhe i sinqerti të jetë humbësi.

Donika Gërvalla

14 Shkurti 2021

28/09/2026

Mbi 40 milionë nga buxheti i Republikës së Kosovës janë paguar deri në shtator 2026, për mbrojtjen dhe obligimet e tjera që lidhen me zbatimin e këtij mekanizmi.

Donika Gërvalla

14 Shkurti 2021

28/09/2026

Gjithmonë jam prononcuar dhe kam folur në anën e viktimave. Sa herë që qëndroj pranë familjarëve, fëmijëve të viktimave, qoftë atyre të para luftës, gjatë luftës apo edhe atyre të pas luftës, unë gjithmonë marr anën e viktimave.

Donika Gërvalla

14 Shkurti 2021

28/09/2026

Nuk ka asnjë hallkë që më lidh mua as me UNMIK-un, as me EULEX-in, as me Gjykatën Speciale, kurse ata që më kanë etiketuar me lloj-lloj emrash, do të vijë dita kur do të skuqen para pasqyrës.

Mëngjesi i 24 shtatorit 2023, Kosovën e gjeti përballë një sulmi të armatosur, një akti të hapur agresioni, që në shënje...
24/09/2026

Mëngjesi i 24 shtatorit 2023, Kosovën e gjeti përballë një sulmi të armatosur, një akti të hapur agresioni, që në shënjestër kishte Republikën e Kosovës. Cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj përmes pushtimit të një pjese të territorit të veriut të Kosovës.

Atë mëngjes, në një sulm të organizuar, të udhëhequr dhe të financuar nga Beogradi, në mbrojtje të Republikës, të ligjit, të sovranitetit dhe të qytetarëve të këtij vendi, ra në krye të detyrës rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Tri vjet më pas, drejtësia ka filluar të flasë. Tre nga autorët e sulmit tashmë janë dënuar. Edhe të tjerët nuk kanë ku të fshihen përgjithmonë. Radoiçiqi, kryekrimineli i sulmit të Banjskës, kreu në hije i Listës Serbe dhe njeriu që udhëhoqi sulmin, ende fshihet i lirë në Serbi, në gjirin e Vuçiqit në Beograd. Ai iku nga Kosova, por nuk mund t’i ikë përgjithmonë përgjegjësisë e drejtësisë.

Dhe përballë kësaj, BE-ja nuk duhet të mbyllë sytë e veshët. Sulmi në Banjskë nuk është vetëm çështje e Kosovës. Në vend të përsëritjes së frazave boshe, BE-ja duhet të kërkojë qartë dhe pa ekuivok nga Vuçiqi ekstradimin dhe ndëshkimin e gjithë përgjegjësve të Banjskës. SERBIA DUHET T’I DORËZOJË. TË GJITHË. Vetëm kështu mund të vendoset drejtësia.

Kjo Republikë nuk do ta harrojë kurrë He**in e saj, Afrim Bunjakun. Nuk do ta harrojë kurrë Banjskën. Nuk do t'i harrojë dhe të gjithë ata pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të sistemit tonë të sigurisë në përgjithësi, të cilët më 24 shtator 2023 zbrapsën sulmin dhe mbrojtën Republikën. Dhe nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari drejtësi, derisa përgjegjësit të përballen me të, kudo që fshihen dhe sado i fuqishëm të jetë pushteti që i mbron.

Atë mëngjes ne humbëm një Hero. Por mbi agresionin, krimin e terrorin fitoi Kosova, fitoi Republika. Fitoi e drejta dhe e vërteta. Dhe në fund, do të triumfojë edhe drejtësia.

Donika Gërvalla

@14 Shkurti 2021, 240926*

19/09/2026

JO NË EMRIN TIM.
JO KUNDËR DONIKËS!

Jo në emër të një kauze të denjë.

Jo keqpërdorimit të dhimbjes, sakrificës dhe dinjitetit të familjeve për përplasje politike.

Një kauzë që kërkon drejtësi duhet të na bashkojë rreth së vërtetës dhe institucioneve jo të përdoret për të prodhuar përçarje.

Kauza ështe më e madhe se politika e ditës.

Dinjiteti saj duhet ruajtur!.

14 Shkurti 2021


DONIKA GËRVALLA-SCHWARZ, ËSHTË PËR ADMIRIMAutor: Lirim Gashi(në shqip dhe gjermanisht)Unë i besoj asaj njëqind për qind....
19/09/2026

DONIKA GËRVALLA-SCHWARZ, ËSHTË PËR ADMIRIM

Autor: Lirim Gashi
(në shqip dhe gjermanisht)

Unë i besoj asaj njëqind për qind.

Po, e di.

Në Kosovën e sotme, kjo tingëllon pothuajse si një akt guximi politik.

Këtu, kushdo që deklaron publikisht se i beson Donikës, në të vërtetë duhet të paraqesë paraprakisht një kërkesë.

Më mirë në tri kopje.

Një për Komisionin e Ekspertëve të Facebook-ut, një për Senatin e Përhershëm të të Gjithëditurve të Kafeneve dhe një për kushëririn që „njeh dikë që njeh dikë që merret me politikë“.

Vetëm pasi të tria këto institucione të heshtin, lejohet të thuash me zë të ulët:

„Unë i besoj Donikës.“

Megjithatë, unë vendosa ta ndërmarr këtë rrezik.

E di kush është Donika.

E di prej cilës familje vjen.

E di kush e ka edukuar.

E di kush e ka formuar.

E di si është rritur.

E di nën çfarë rrethanash historike dhe shoqërore është shkolluar.

E njoh historinë që ka përjetuar familja e saj.

E njoh botën kulturore në të cilën është rritur.

E di se me çfarë botësh intelektuale është përballur.

Dhe e di – aq sa mund të njihet rruga e jetës së një njeriu tjetër – se çfarë marrëdhënieje ka krijuar ajo me jetën, artin, kulturën, shkencën, politikën dhe të ardhmen e Kosovës.

Prandaj, unë nuk e shoh Donikën thjesht si politikane.

E shoh si rezultat të një rruge.

Të një procesi.

Të një familjeje.

Të një historie.

Të një kulture.

Të një arsimimi.

Të një përvoje evropiane.

Dhe pikërisht këtu fillon problemi i vogël për të gjithë ata që duan ta reduktojnë Donikën në një fjali të vetme në Facebook.

Nuk bëhet.

Një njeri nuk është status në Facebook.

Nuk është titull gazete.

Nuk është një videoklip tridhjetësekondësh.

Dhe, mbi të gjitha, nuk është një etiketë politike që ngjitet në mëngjes në mur dhe hiqet në mbrëmje, sipas asaj që preferencat politike të lagjes vendosin se duhet të na zemërojë.

Sidomos, një njeri nuk është koment i shkruar nga dikush, kualifikimi më i lartë akademik i të cilit konsiston në faktin se ka shkruar nën një postim politik:

„Unë e di kush qëndron pas kësaj!“

Republika jonë, ndërkohë, ka krijuar një universitet të ri dhe mjaft interesant.

Quhet:

Universiteti Facebook.

Fakulteti i Analizës Politike.

Departamenti i Thashethemeve.

Katedra e Indinjatës.

Programi i doktoraturës:

„Kam dëgjuar se…“

Tarifat e studimit janë të ulëta.

Kërkesat gjithashtu.

Ndërsa numri i profesorëve rritet çdo ditë.

Donika, megjithatë, vjen nga një shkollë tjetër.

Ajo është formuar në një udhëkryq të pazakontë historik dhe kulturor:

Kosovë. Shqipëri. Gjermani. Evropë.

Është rritur me një histori familjare që nuk të lejon të jesh indiferent ndaj fatit të Kosovës.

Është shkolluar në Shqipëri, është formuar nga arti dhe kultura, i ka vazhduar studimet në Gjermani dhe atje është përballur me një realitet politik e shoqëror më të gjerë se karuseli ynë i zakonshëm ballkanik, në të cilin rrotullohen të njëjtat fytyra dhe më pas na bindin se bota ka ndryshuar.

Dhe pikërisht për këtë arsye ia vlen të flasim për Gjermaninë.

Sepse Gjermania nuk është thjesht një vend ku shkon për të marrë një diplomë, pastaj e fut në kornizë dhe e var në mur midis fotografisë së dasmës dhe stemës së familjes.

Gjermania është një shkollë politike.

Një shkollë ku shteti nuk duhet të jetë pronë e një partie.

Një shkollë ku ligji nuk është thjesht një element dekorativ për ceremonitë kushtetuese.

Një shkollë ku demokracia nuk matet me atë se kush bërtet më fort.

Një shkollë ku një post publik nuk konceptohet si ashensor drejt pasurisë personale.

Dhe, mbi të gjitha, një shkollë ku historia, herët a vonë, çdo politikani ia vendos të njëjtën faturë mbi tryezë:

Pushteti pa përgjegjësi është një borxh që historia, herët a vonë, vjen ta mbledhë.

Ndoshta ky është njëri prej elementeve të bagazhit intelektual që Donika mbart me vete.

Dhe këtu përshtatet veçanërisht mirë një mendim i vjetër filozofik:

„Njeriu është ajo që bën nga vetja.“

Por njeriu është edhe ajo që mëson nga historia e tij.

Nga humbjet e tij.

Nga arsimimi i tij.

Nga kultura e tij.

Nga botët që ka parë.

Dhe nga pyetjet prej të cilave nuk mund të arratiset.

Prandaj, kur e dëgjoj Donikën, nuk dëgjoj vetëm një ministre.

Dëgjoj një grua që mbart disa botë brenda vetes.

Një grua që artin, arsimin, emigracionin, politikën, Evropën dhe historinë e Kosovës nuk i njeh thjesht nga librat.

Por nga jeta.

Dhe kjo nuk është pak.

Përkundrazi.

Në politikën kosovare kjo është pothuajse një specie ekzotike.

Sepse kemi njerëz që dinë gjithçka për Evropën, megjithëse Evropën e njohin kryesisht nga këndvështrimi i aeroportit.

Kemi ekspertë të demokracisë që e konsiderojnë kundërshtarin politik tradhtar.

Kemi ekspertë të patriotizmit që ndjenjat patriotike i matin me decibelë.

Kemi historianë, e vërteta historike e të cilëve ndryshon me një saktësi të habitshme pas çdo rezultati zgjedhor.

Dhe kemi analistë politikë që në mëngjes ende nuk e dinë se çfarë mendojnë – por, për fat të mirë, në orën nëntë tashmë e dinë se çfarë do të shkruajnë për këtë.

Ky është panairi i madh i jetës sonë politike.

Një vend ku thashethemi ecën më shpejt se dokumenti, titulli i lajmit ka më shumë peshë se biografia dhe një koment në Facebook ndonjëherë gëzon më shumë autoritet se një arkiv i tërë.

Megjithatë, unë parapëlqej një rrugë tjetër.

Parapëlqej njeriun para karikaturës.

Biografinë para titullit.

Faktet para thashethemit.

Rrugën para etiketës.

Prandaj, kur dikush më thotë:

„Si mund t’i besosh Donikës?“

kam një përgjigje çuditërisht të thjeshtë:

„Sepse e di kush është.“

Dhe kur dikush më thotë:

„Por thonë se ajo është kështu e ashtu…“

unë përgjigjem:

„Shumë mirë. Atëherë t’i shohim faktet.“

Sepse mospajtimi politik është normal.

Kritika është e domosdoshme.

Kundërshtimi është i shëndetshëm.

Demokracia nuk jeton nga fakti se të gjithë mendojnë njësoj.

Një shoqëri e lirë jeton nga debati i hapur mbi pikëpamjet e ndryshme.

Por një pretendim nuk bëhet e vërtetë vetëm sepse është shkruar me shkronja të mëdha.

Dhe një shpifje nuk bëhet analizë vetëm sepse i janë shtuar tri pikëçuditëse.

!!!

Pikëçuditësja, në fund të fundit, nuk është provë.

Prandaj, kushdo që përpiqet ta shpjegojë Donikën duke mohuar ose shtrembëruar prejardhjen, familjen, arsimimin, formimin kulturor apo rrugën e saj jetësore, për mua nuk po e analizon njeriun.

Po ndërton një karikaturë.

Dhe karikatura ka një avantazh vendimtar ndaj njeriut:

mund të urrehet shumë më lehtë.

Njeriu i vërtetë është më i ndërlikuar.

Ai ka një histori.

Ka kontradikta.

Ka përvoja.

Ka plagë.

Ka bindje.

Ka gabime.

Dhe pikërisht për këtë arsye meriton të shihet si njeri.

Unë nuk kam nevojë për karikaturën.

Më intereson Donika.

Më intereson rruga e saj.

Më intereson arsimimi i saj.

Më intereson formimi i saj kulturor.

Më intereson botëkuptimi i saj.

Më intereson vizioni i saj për Kosovën.

Dhe pikërisht aty e gjej Donikën që admiroj.

Jo si një ikonë të pagabueshme.

Sepse vetëm në posterët elektoralë politikanët paraqiten të përsosur.

Dhe edhe atje përsosmëria, zakonisht, zgjat deri në ditën e zgjedhjeve.

Unë e admiroj si një personalitet të formuar në rrethana të jashtëzakonshme historike dhe që mbart me vete një përvojë familjare, kulturore, evropiane dhe politike, të cilën nuk mund ta fshish me një titull portali.

Sepse kush dëshiron ta kuptojë një njeri, duhet ta njohë rrugën e tij.

Kush njeh vetëm titullin e tij, njeh, në rastin më të mirë, vetëm titullin.

Jo njeriun.

Dhe ndoshta ky është njëri prej problemeve më të vjetra të njerëzimit:

Ne kemi qejf t’i gjykojmë librat pasi kemi parë vetëm kopertinën.

I gjykojmë njerëzit pasi kemi lexuar vetëm titullin.

Dhe pastaj habitemi pse bota qenka kaq e ndërlikuar.

Prandaj unë kam vendosur ta lexoj të gjithë librin.

Edhe kapitujt e vështirë.

Edhe faqet e dhimbshme.

Edhe ato pjesë që ndoshta nuk më pëlqejnë.

Sepse njeriu nuk është një fjali.

Jeta nuk është status në Facebook.

Personaliteti nuk është hashtag.

Dhe historia nuk futet në tridhjetë sekonda.

Prandaj po e them tani.

Pa komision.

Pa tender.

Pa konkurs.

Pa mandat politik.

Pa leje.

Dhe, mbi të gjitha, pa pyetur më parë kushëririn tim të famshëm të Senatit të Kafeneve.

Po e them thjesht sepse kështu e ndiej:

TË ADMIR0J, DONIKA.

Të admiroj për atë që je.

Për rrugën që ke kaluar.

Për arsimimin tënd.

Për formimin tënd kulturor.

Për historinë që mbart me vete.

Për botët që ke njohur.

Dhe për mënyrën se si mendon për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Jo sepse duhet të jesh mbi kritikën.

Por sepse besoj se kritika merr vlerë vetëm atëherë kur mbështetet në njohje.

Dhe ndoshta, në fund, mbetet një e vërtetë fare e thjeshtë:

Kush dëshiron ta gjykojë një njeri, duhet së pari të përpiqet ta kuptojë.

Unë jam përpjekur ta kuptoj Donikën.

Dhe prandaj them:

Të besoj.

Të admiroj.

Donika Gërvalla-Schwarz.



DONIKA GËRVALLA-SCHWARZ – SIE VERDIENT BEWUNDERUNG

Autor: Lirim Gashi

Ich glaube ihr zu hundert Prozent.

Ja, ich weiß.

Im heutigen Kosovo klingt das beinahe wie ein politischer Akt des Mutes.

Hier muss jeder, der öffentlich erklärt, dass er Donika vertraut, in Wirklichkeit vorher einen Antrag stellen.

Am besten in dreifacher Ausfertigung.

Eine für die Expertenkommission von Facebook, eine für den Ständigen Senat der Allwissenden der Cafés und eine für den Cousin, der „jemanden kennt, der jemanden kennt, der etwas mit Politik zu tun hat“.

Erst wenn alle drei Institutionen geschwiegen haben, darf man leise sagen:

„Ich glaube Donika.“

Trotzdem habe ich beschlossen, dieses Risiko einzugehen.

Ich weiß, wer Donika ist.

Ich weiß, aus welcher Familie sie stammt.

Ich weiß, wer sie erzogen hat.

Ich weiß, wer sie geprägt hat.

Ich weiß, wie sie aufgewachsen ist.

Ich weiß, unter welchen historischen und gesellschaftlichen Bedingungen sie ausgebildet wurde.

Ich kenne die Geschichte, die ihre Familie erlebt hat.

Ich kenne die kulturelle Welt, in der sie aufgewachsen ist.

Ich weiß, mit welchen intellektuellen Welten sie konfrontiert war.

Und ich weiß – soweit man den Lebensweg eines anderen Menschen überhaupt kennen kann –, welches Verhältnis sie zum Leben, zur Kunst, zur Kultur, zur Wissenschaft, zur Politik und zur Zukunft des Kosovo entwickelt hat.

Deshalb sehe ich Donika nicht einfach nur als Politikerin.

Ich sehe sie als das Ergebnis eines Weges.

Eines Prozesses.

Einer Familie.

Einer Geschichte.

Einer Kultur.

Einer Bildung.

Einer europäischen Erfahrung.

Und genau hier beginnt das kleine Problem für all jene, die Donika auf einen einzigen Facebook-Satz reduzieren möchten.

Das funktioniert nicht.

Ein Mensch ist kein Facebook-Status.

Keine Zeitungsüberschrift.

Kein Dreißig-Sekunden-Videoclip.

Und vor allem ist ein Mensch kein politisches Etikett, das man morgens an die Wand klebt und abends wieder abnimmt – je nachdem, was die politischen Vorlieben der Nachbarschaft gerade beschlossen haben, worüber wir uns empören sollen.

Schon gar nicht ist ein Mensch ein Kommentar, verfasst von jemandem, dessen höchste akademische Qualifikation darin besteht, unter einem politischen Beitrag geschrieben zu haben:

„Ich weiß, wer dahintersteckt!“

Unsere Republik hat inzwischen eine neue und durchaus interessante Universität hervorgebracht.

Sie heißt:

Facebook-Universität.

Fakultät für Politische Analyse.

Institut für Gerüchte.

Lehrstuhl für Empörung.

Promotionsprogramm:

„Ich habe gehört, dass …“

Die Studiengebühren sind niedrig.

Die Anforderungen ebenfalls.

Dafür wächst die Zahl der Professoren täglich.

Donika hingegen kommt aus einer anderen Schule.

Sie wurde an einem ungewöhnlichen historischen und kulturellen Kreuzweg geprägt:

Kosovo. Albanien. Deutschland. Europa.

Sie ist mit einer Familiengeschichte aufgewachsen, die es einem nicht erlaubt, dem Schicksal des Kosovo gegenüber gleichgültig zu sein.

Sie wurde in Albanien ausgebildet, durch Kunst und Kultur geprägt, setzte ihre Studien in Deutschland fort und war dort mit einer politischen und gesellschaftlichen Realität konfrontiert, die größer war als unser gewöhnliches Balkankarussell, in dem sich dieselben Gesichter drehen und uns anschließend davon überzeugen, die Welt habe sich verändert.

Und genau deshalb lohnt es sich, über Deutschland zu sprechen.

Denn Deutschland ist nicht einfach ein Land, in das man fährt, um ein Diplom zu erwerben, es anschließend einzurahmen und zwischen dem Hochzeitsfoto und dem Familienwappen an die Wand zu hängen.

Deutschland ist eine politische Schule.

Eine Schule, in der der Staat nicht das Eigentum einer Partei sein darf.

Eine Schule, in der das Gesetz nicht bloß ein dekoratives Element für Verfassungszeremonien ist.

Eine Schule, in der Demokratie nicht daran gemessen wird, wer am lautesten schreit.

Eine Schule, in der ein öffentliches Amt nicht als Aufzug zum persönlichen Reichtum verstanden wird.

Und vor allem eine Schule, in der die Geschichte früher oder später jedem Politiker dieselbe Rechnung auf den Tisch legt:

Macht ohne Verantwortung ist eine Schuld, die die Geschichte früher oder später eintreiben kommt.

Vielleicht ist das eines der Elemente des intellektuellen Gepäcks, das Donika mit sich trägt.

Und genau hier passt ein alter philosophischer Gedanke besonders gut:

„Der Mensch ist das, was er aus sich selbst macht.“

Aber der Mensch ist auch das, was er aus seiner Geschichte lernt.

Aus seinen Verlusten.

Aus seiner Bildung.

Aus seiner Kultur.

Aus den Welten, die er gesehen hat.

Und aus den Fragen, vor denen er nicht davonlaufen kann.

Wenn ich Donika deshalb zuhöre, höre ich nicht nur eine Ministerin.

Ich höre eine Frau, die mehrere Welten in sich trägt.

Eine Frau, die Kunst, Bildung, Emigration, Politik, Europa und die Geschichte des Kosovo nicht nur aus Büchern kennt.

Sondern aus dem Leben.

Und das ist nicht wenig.

Im Gegenteil.

In der kosovarischen Politik ist das beinahe eine exotische Spezies.

Denn wir haben Menschen, die alles über Europa wissen, obwohl sie Europa hauptsächlich aus der Perspektive des Flughafens kennen.

Wir haben Experten für Demokratie, die ihren politischen Gegner für einen Verräter halten.

Wir haben Experten für Patriotismus, die patriotische Gefühle in Dezibel messen.

Wir haben Historiker, deren historische Wahrheit sich nach jedem Wahlergebnis mit erstaunlicher Präzision verändert.

Und wir haben politische Analysten, die morgens noch nicht wissen, was sie denken – aber zum Glück um neun Uhr bereits wissen, was sie darüber schreiben werden.

Das ist der große Jahrmarkt unseres politischen Lebens.

Ein Ort, an dem das Gerücht schneller läuft als das Dokument, die Schlagzeile mehr Gewicht hat als die Biografie und ein Facebook-Kommentar manchmal mehr Autorität genießt als ein ganzes Archiv.

Ich jedoch bevorzuge einen anderen Weg.

Ich bevorzuge den Menschen vor der Karikatur.

Die Biografie vor der Schlagzeile.

Die Fakten vor dem Gerücht.

Den Weg vor dem Etikett.

Wenn mir deshalb jemand sagt:

„Wie kannst du Donika vertrauen?“

habe ich eine erstaunlich einfache Antwort:

„Weil ich weiß, wer sie ist.“

Und wenn mir jemand sagt:

„Aber man sagt, sie sei so und so …“

antworte ich:

„Sehr gut. Dann schauen wir uns die Fakten an.“

Denn politische Meinungsverschiedenheit ist normal.

Kritik ist notwendig.

Widerspruch ist gesund.

Demokratie lebt nicht davon, dass alle dasselbe denken.

Eine freie Gesellschaft lebt von der offenen Debatte über unterschiedliche Auffassungen.

Aber eine Behauptung wird nicht dadurch wahr, dass sie in Großbuchstaben geschrieben wird.

Und eine Verleumdung wird nicht dadurch zur Analyse, dass man ihr drei Ausrufezeichen hinzufügt.

!!!

Das Ausrufezeichen ist schließlich kein Beweis.

Wer deshalb versucht, Donika zu erklären, indem er ihre Herkunft, ihre Familie, ihre Bildung, ihre kulturelle Prägung oder ihren Lebensweg leugnet oder verzerrt, analysiert für mich nicht den Menschen.

Er baut eine Karikatur.

Und die Karikatur hat gegenüber dem Menschen einen entscheidenden Vorteil:

Sie lässt sich viel leichter hassen.

Der wirkliche Mensch ist komplizierter.

Er hat eine Geschichte.

Er hat Widersprüche.

Er hat Erfahrungen.

Er hat Wunden.

Er hat Überzeugungen.

Er hat Fehler.

Und gerade deshalb verdient er es, als Mensch gesehen zu werden.

Ich brauche die Karikatur nicht.

Mich interessiert Donika.

Mich interessiert ihr Weg.

Mich interessiert ihre Bildung.

Mich interessiert ihre kulturelle Prägung.

Mich interessiert ihr Weltbild.

Mich interessiert ihre Vision für den Kosovo.

Und genau dort finde ich die Donika, die ich bewundere.

Nicht als eine unfehlbare Ikone.

Denn nur auf Wahlplakaten werden Politiker als vollkommen dargestellt.

Und selbst dort hält die Vollkommenheit gewöhnlich nur bis zum Wahltag.

Ich bewundere sie als eine Persönlichkeit, die unter außergewöhnlichen historischen Bedingungen geprägt wurde und eine familiäre, kulturelle, europäische und politische Erfahrung mit sich trägt, die sich nicht durch die Überschrift eines Nachrichtenportals auslöschen lässt.

Denn wer einen Menschen verstehen will, muss seinen Weg kennen.

Wer nur seine Schlagzeile kennt, kennt im besten Fall nur die Schlagzeile.

Nicht den Menschen.

Und vielleicht ist das eines der ältesten Probleme der Menschheit:

Wir lieben es, Bücher zu beurteilen, nachdem wir nur das Cover gesehen haben.

Wir beurteilen Menschen, nachdem wir nur die Überschrift gelesen haben.

Und dann wundern wir uns, warum die Welt so kompliziert ist.

Deshalb habe ich beschlossen, das ganze Buch zu lesen.

Auch die schwierigen Kapitel.

Auch die schmerzhaften Seiten.

Auch jene Passagen, die mir vielleicht nicht gefallen.

Denn ein Mensch ist kein Satz.

Das Leben ist kein Facebook-Status.

Eine Persönlichkeit ist kein Hashtag.

Und Geschichte passt nicht in dreißig Sekunden.

Deshalb sage ich es jetzt.

Ohne Kommission.

Ohne Ausschreibung.

Ohne Wettbewerb.

Ohne politisches Mandat.

Ohne Genehmigung.

Und vor allem, ohne vorher meinen berühmten Cousin aus dem Senat der Cafés zu fragen.

Ich sage es einfach, weil ich es so empfinde:

ICH BEWUNDERE DICH, DONIKA.

Ich bewundere dich für das, was du bist.

Für den Weg, den du gegangen bist.

Für deine Bildung.

Für deine kulturelle Prägung.

Für die Geschichte, die du mit dir trägst.

Für die Welten, die du kennengelernt hast.

Und für die Art und Weise, wie du über den Kosovo und seine Zukunft denkst.

Nicht, weil du über jeder Kritik stehen solltest.

Sondern weil ich glaube, dass Kritik erst dann ihren Wert erhält, wenn sie auf Kenntnis beruht.

Und vielleicht bleibt am Ende eine ganz einfache Wahrheit:

Wer einen Menschen beurteilen will, sollte zuerst versuchen, ihn zu verstehen.

Ich habe versucht, Donika zu verstehen.

Und deshalb sage ich:

Ich vertraue dir.

Ich bewundere dich.

Donika Gërvalla-Schwarz.

Lirim Gashi



14 Shkurti 2021

“Tentimi i grushtit nuk do të kalojë”, ish-eprori i UÇK-së shpërthen pas sulmeve ndaj Gërvallës: Kush fshihet prapa?Publ...
19/09/2026

“Tentimi i grushtit nuk do të kalojë”, ish-eprori i UÇK-së shpërthen pas sulmeve ndaj Gërvallës: Kush fshihet prapa?

Publikuar më: 19.9.2026

Reagimet ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë vazhduar edhe pas protestës së organizuar në kundërshtim të vendimit, ndërsa në qendër të përplasjeve është vendosur edhe ministrja Donika Gërvalla.

Ish-eprori i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave të dala nga protesta, duke pretenduar se emocionet e qytetarëve po keqpërdoren për qëllime politike.

Në protestë u kërkua shfuqizimi i aktgjykimit të Dhomave të Specializuara, ndërsa një nga mesazhet e organizatorëve ishte se institucionet duhet të reagojnë ndaj asaj që protestuesit e konsiderojnë padrejtësi.

“Sot jemi tubuar këtu për ta ngritur zërin kundër një padrejtësie të madhe. Ne sot kërkojmë që këtë vendim Gjykata Speciale ta shfuqizojë dhe ta marrë parasysh këtë popull që është ngritur”, u tha gjatë protestës.

Në përfundim të saj, organizatorët paraqitën katër kërkesa drejtuar Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës: shfuqizimin ose ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, shkarkimin e ministres Donika Gërvalla, sigurimin e mbështetjes dhe fondeve të mjaftueshme për mbrojtjen e të pandehurve, si dhe angazhimin e ekspertëve të njohur ndërkombëtarë për mbrojtjen e UÇK-së.

Pikërisht kërkesa për shkarkimin e Gërvallës ka nxitur reagime të shumta. Ministrja është kritikuar për qëndrimin e saj dhe mungesën e një reagimi më të fuqishëm ndaj Gjykatës Speciale pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Të premten në mbrëmje, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, publikoi një fotografi të Gërvallës, prapa së cilës ishte vendosur flamuri i Serbisë dhe mbishkrimi “Donika Gërvalla, tradhtare e kombit”.

Krahas përplasjeve politike, ndaj Gërvallës është raportuar edhe një kërcënim. Në një rast që nuk lidhet drejtpërdrejt me protestën, Policia e Kosovës arrestoi një 32-vjeçar nën dyshimin se kishte kërcënuar përmes rrjeteve sociale Gërvallën dhe gazetarin Vudi Xhymsh*ti. Në mesazhin kërcënues ishte përmendur edhe “plumbi”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën femër kosovare dhe viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Në këtë klimë tensionesh ka reaguar Naim Miftari. Ai pretendon se protesta dhe emocionet e qytetarëve që kundërshtojnë aktgjykimin e Hagës po përdoren për interesa të tjera.

Miftari iu drejtua drejtpërdrejt kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, duke kundërshtuar mënyrën se si në protestë është trajtuar çështja e Gërvallës.

“Tentimi i grushtetit i multimilionerëve dhe profiterëve të luftës nuk do të kalojë!”, deklaroi Miftari për “Bota sot”.
Ai vazhdoi me akuza të ashpra ndaj Gucatit, duke e lidhur reagimin e tij edhe me historinë familjare të Gërvallës.

“Gucati, me emrin kinse kryetar i OVL-së së veteranëve të luftës, merr rrogë pa punuar qe 18 vjet, po keqpërdor protestën dhe emocionet e njerëzve që kanë dalë kundër vendimit të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë dhe fajëson Qeverinë e Kosovës.

Paramendo, Donika Gërvallën, vajzën e heroit tonë kombëtar, Jusuf Gërvallës, të vrarë nga UDB-ja serbe, në kohën kur ti, Ngucat, ishe pionier me shami të kuqe i shokut Tito!”, deklaroi Miftari.

Miftari nuk u ndal vetëm te Gucati.

Ai përmendi edhe Sami Lushtakun, duke pretenduar se prapa disa prej kërkesave që u artikuluan në protestë qëndrojnë interesa politike dhe personale.

“S’kemi çka i bëjmë magarit e t’i mëshojmë samarit! Hysni Ngucati, kryeministri Albin Kurti nuk bëhet i bindur, nuk do t’i plotësojë kurrë dëshirat dhe kërkesat tuaja djallëzore, as sot, as kurrë”, tha ai.
Miftari shkoi edhe më tej, duke pretenduar se kërkesat janë të ndikuara nga Sami Lushtaku dhe duke përmendur në këtë kontekst edhe Milan Radoiçiqin.

“Kërkesa këto, të bëra nga hija e inateve të shefit tuaj, Sami Lushtakut, dhe miqve të Milan Radoiçiqit! Grushteti i planifikuar nga një pjesë e multimilionerëve të PDK-AAK-së dhe Serbisë, e cila e ka humbur definitivisht veriun e Kosovës, kurse ish-pushtetarët e PDK-AAK-së kanë mbetur pa haraç, pa tenderë dhe pa grante bujqësore, nuk do t’ju dhezë”, përfundoi Miftari.

Akuzat për një “grushtet”, për lidhje me Radoiçiqin dhe pretendimet e tjera të bëra nga Miftari janë qëndrime dhe pretendime të tij.

Reagimet vijnë pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Trupi gjykues i shpalli ata penalisht përgjegjës për krime lufte që lidhen me ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimin mizor të 49 personave, torturimin e 303 personave dhe vrasjen e 96 personave.

Sipas aktgjykimit, në mesin e viktimave kishte shqiptarë të Kosovës që konsideroheshin kundërshtarë të UÇK-së, persona që pretendohej se kishin lidhje me Republikën Federale të Jugosllavisë ose autoritetet serbe, si dhe pjesëtarë të komuniteteve pakicë, përfshirë serbë dhe romë.

Në anën tjetër, të katër të akuzuarit u shpallën të pafajshëm për gjashtë akuzat që lidheshin me krime kundër njerëzimit.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.

14 Shkurti 2021 / -Fans

*Burimi:

https://autoktonalb.com/politike/tentimi-i-grushtit-nuk-do-te-kaloje-ish-eprori-i-uck-se-shperthen-pas-sulmeve-ndaj-gervalles-kush-fshihet-prapa?fbclid=IwdGRjcAUb4EhjbGNrBRvfq3Bkb2YBZXh0bgNhZW0CMTEAc3J0YwZhcHBfaWQMMzUwNjg1NTMxNzI4AAEeTzCxCu1YIoYJgjAbjkTa2E5iYfX0lQ_7sX55TKZhe46yxgu1MCRnArLCMds_aem_aVYbisiKb_mP1YIb5Az_xw

“Nuk i plotëson kushtet as prej filloristi”, Peci i reagon ashpër Mërgim Lushtakut për Gërvallën: “Axhami i Samisë”Faton...
19/09/2026

“Nuk i plotëson kushtet as prej filloristi”, Peci i reagon ashpër Mërgim Lushtakut për Gërvallën:

“Axhami i Samisë”

Faton Peci

14 Shkurti 2021

👇

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when 14 Shkurti 2021 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share