08/10/2026
06/10/2026 Qendra Rinore Obiliq realizoi aktivitetin përmbyllës të projektit “Narrativa e Lagjes: Histori të të Rinjve për Kohezion Social”, përmes Ekspozitës Publike dhe Diskutimit “Zbulimi i hartës dhe tregimet e të rinjve të Obiliqit”.
Në kuadër të aktivitetit u prezantua harta e komunitetit dhe tregimet e krijuara nga të rinjtë, duke sjellë në vëmendje perspektivat e tyre për bashkëjetesën, komunikimin ndërkomunitar, pjesëmarrjen dhe jetën e përbashkët në komunitetin e Obiliqit.
Ky aktivitet krijoi një hapësirë të hapur për të rinjtë dhe komunitetin për të ndarë ide, përvoja dhe mesazhe mbi kohezionin social, bashkëpunimin dhe rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në jetën e komunitetit.Projekti u realizua me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë dhe RYCO Kosovo, në bashkëpunim me Komunën e Obiliqit.
💚 Zërat e të rinjve janë pjesë e rëndësishme e historisë dhe së ardhmes së komunitetit tonë.