19/10/2026
‼️ Prerja estetike e veshëve dhe bishtave të qenve nuk duhet të ketë vend në praktika profesionale veterinare
Praktika e prerjes së veshëve dhe bishtave të qenve për arsye estetike, pa indikacione të qarta dhe të pakontestueshme shëndetësore, është e papranueshme nga pikëpamja etike.
Shkaktimi i dhimbjes dhe ndërhyrja në trupin e një kafshe për t’iu përshtatur një preference estetike nuk kanë vend në praktikën veterinare.
Për më tepër, Ligji nr. 02/L-10 për Përkujdesjen ndaj Kafshëve ndalon prerjen e veshëve dhe bishtave te kafshët shoqëruese. Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për një çështje etike, por edhe për një ndalesë ligjore që duhet të respektohet.
Kur një veteriner kryen ndërhyrje të tilla në kundërshtim me standardet profesionale dhe kërkesat ligjore, çështja duhet të trajtohet seriozisht. Ndihma veterinare e papërgjegjshme mund të përbëjë edhe vepër penale sipas legjislacionit në fuqi, varësisht nga rrethanat e rastit.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duhet të ndërmarrë veprime konkrete për identifikimin dhe ndëshkimin e rasteve të tilla, në përputhje me kompetencat e saj dhe legjislacionin në fuqi.
Ndërkohë, Oda e Veterinarëve duhet të shtojë përpjekjet për informimin dhe vetëdijesimin e veterinerëve lidhur me përgjegjësitë e tyre etike, profesionale dhe ligjore.
Profesioni i veterinerit mbështetet në kujdesin për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve. Përfitimi financiar nuk duhet të vihet mbi këto përgjegjësi. Çdo ndërhyrje duhet të udhëhiqet nga nevojat shëndetësore të kafshës dhe standardet profesionale, jo nga kërkesat estetike të pronarëve.
U bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e prerjes së veshëve dhe bishtave pranë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Rastet mund t’i raportoni edhe te organizata jonë, në mënyrë që t’i përcjellim te institucionet kompetente për trajtim të mëtejmë.
Heshtja nuk ndihmon në parandalimin e këtyre praktikave. Raportimi është një hap konkret drejt mbrojtjes së kafshëve dhe zbatimit të ligjit.
____________________
‼️ Aesthetic ear cropping and tail docking of dogs should have no place in professional veterinary practice
The practice of cutting dogs’ ears and tails for aesthetic reasons, without clear and indisputable medical indications, is ethically unacceptable. Causing pain and intervening in an animal’s body to accommodate an aesthetic preference have no place in veterinary practice.
Furthermore, Law No. 02/L-10 on Animal Welfare prohibits the cutting of ears and tails in companion animals. Therefore, this is not merely an ethical issue, but also a legal prohibition that must be respected.
When a veterinarian performs such procedures in violation of professional standards and legal requirements, the matter must be taken seriously. Irresponsible veterinary assistance may also constitute a criminal offense under the legislation in force, depending on the circumstances of the case.
The Food and Veterinary Agency must take concrete action to identify and penalize such cases, in accordance with its competencies and the legislation in force.
Meanwhile, the Veterinary Chamber should step up its efforts to inform and raise awareness among veterinarians regarding their ethical, professional, and legal responsibilities.
The veterinary profession is founded on caring for the health and welfare of animals. Financial gain must not take precedence over these responsibilities. Every intervention must be guided by the animal’s health needs and professional standards, not by the aesthetic demands of owners.
We call on citizens to report cases of ear cropping and tail docking to the Food and Veterinary Agency. Cases can also be reported to our organization so that we can forward them to the competent institutions for further action.
Silence does not help prevent these practices. Reporting is a concrete step towards protecting animals and enforcing the law.