Instituti Hasan Tahsin

🎀 Së bashku për më shumë vetëdijësim dhe kujdes për shëndetin e gjirit.Instituti Hasan Tahsin, në bashkëpunim me Komunën...
10/10/2026

🎀 Së bashku për më shumë vetëdijësim dhe kujdes për shëndetin e gjirit.

Instituti Hasan Tahsin, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës së Jugut, organizon një aktivitet të dedikuar për vetëdijësimin mbi kancerin e gjirit.

Përmes këtij aktiviteti synojmë të promovojmë informimin, kujdesin ndaj shëndetit dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta.

💗 Të flasim. Të informohemi. Të kujdesemi për veten dhe njëra-tjetrën.

đź“… E enjte, 15 tetor 2026
⏰ Ora 16:30
📍 Amfiteatri Universiteti "Isa Boletini" - Mitrovicë

Ju mirëpresim!

Dita e katërt dhe përmbyllëse e “Trajnimit të Trajnerëve” u realizua me sukses!Në ditën e fundit u zhvilluan sesionet pë...
04/10/2026

Dita e katërt dhe përmbyllëse e “Trajnimit të Trajnerëve” u realizua me sukses!

Në ditën e fundit u zhvilluan sesionet përmbyllëse të programit, duke sjellë së bashku diskutime, aktivitete praktike, shkëmbim të ideve dhe reflektime mbi përvojën e fituar gjatë këtyre ditëve.

Një rrugëtim i mbushur me njohuri, bashkëpunim dhe hapa të rinj drejt zhvillimit të trajnimeve dhe monetarizimit të njohurive.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për përkushtimin, energjinë dhe pjesëmarrjen aktive gjatë gjithë programit!

Suksese në rrugëtimin tuaj të mëtejshëm!

Dita e tretë e “Trajnimit të Trajnerëve” u realizua me sukses!Një tjetër ditë plot me aktivitete praktike, diskutime, id...
30/09/2026

Dita e tretë e “Trajnimit të Trajnerëve” u realizua me sukses!

Një tjetër ditë plot me aktivitete praktike, diskutime, ide të reja dhe bashkëpunim. Pjesëmarrësit vazhduan të avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në përgatitjen dhe realizimin e trajnimeve.

Faleminderit për përkushtimin dhe energjinë e treguar gjatë gjithë ditës!

Vazhdojmë përpara!

Dita e dytë e “Trajnimit të Trajnerëve” u realizua me sukses!Një ditë tjetër me shumë diskutime, aktivitete praktike, sh...
21/09/2026

Dita e dytë e “Trajnimit të Trajnerëve” u realizua me sukses!

Një ditë tjetër me shumë diskutime, aktivitete praktike, shkëmbim idesh dhe bashkëpunim. Pjesëmarrësit vazhduan të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të hedhin hapa të rinj drejt realizimit të trajnimeve të tyre. 🌱

Faleminderit për energjinë dhe angazhimin!
Vazhdojmë me ditët në vijim!

Dita e parë e programit “Trajnimi i Trajnerëve” u realizua me sukses! 🎓Në ambientet e Institutit Hasan Tahsin u zhvillua...
14/09/2026

Dita e parë e programit “Trajnimi i Trajnerëve” u realizua me sukses! 🎓

Në ambientet e Institutit Hasan Tahsin u zhvillua dita e parë e programit “Trajnimi i Trajnerëve – Model për Monetarizimin e Njohurive dhe Zhvillim Ekonomik Rajonal”, projekt i financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal e Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj dite, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen më nga afër me programin, të ndajnë njohuritë dhe idetë e tyre, si dhe të hedhin hapat e parë drejt zhvillimit të trajnimeve të tyre.

Dita e parë u zhvillua në një atmosferë interaktive, me diskutime, bashkëpunim dhe pjesëmarrje aktive.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për energjinë dhe angazhimin!
Suksese në ditët në vazhdim! 🌱

📣 THIRRJE PËR APLIKIM NË PROGRAMIN “TRAJNIMI I TRAJNERËVE”Instituti Hasan Tahsin hap thirrjen për aplikim në programin “...
24/08/2026

📣 THIRRJE PËR APLIKIM NË PROGRAMIN “TRAJNIMI I TRAJNERËVE”

Instituti Hasan Tahsin hap thirrjen për aplikim në programin “Trajnimi i Trajnerëve – Model për Monetarizimin e Njohurive dhe Zhvillim Ekonomik Rajonal”, projekt i financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal e Republikës së Kosovës.

Programi u dedikohet 20 të rinjve dhe të rejave që posedojnë njohuri, aftësi ose përvojë në një fushë të caktuar dhe dëshirojnë t’i zhvillojnë ato më tej, me synim që t’i strukturojnë dhe t’ua transmetojnë edhe të tjerëve përmes trajnimeve.

Nuk kërkohet përvojë paraprake si trajner/e.

Gjatë programit, pjesëmarrësit do të punojnë për:
• zhvillimin e një ideje konkrete për trajnim;
• strukturimin e përmbajtjes dhe materialeve;
• prezantimin dhe komunikimin efektiv;
• realizimin praktik të një trajnimi;
• zhvillimin e njohurive të tyre drejt një shërbimi profesional.

Në formularin e aplikimit do t’ju kërkohet edhe një ide fillestare për një trajnim që do të dëshironit ta zhvillonit. Ideja nuk duhet të jetë e përfunduar – ajo do të zhvillohet më tej gjatë programit.

👉 Linku për aplikim - https://instituti-hasantahsin.org/trajnimi-per-trajner/

Instituti Hasan Tahsin
Projekt i financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal e Republikës së Kosovës

27/05/2026
Instituti Hasan Tahsin shënon Ditën Botërore të Hipertensionit në MitrovicëNë kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Hi...
18/05/2026

Instituti Hasan Tahsin shënon Ditën Botërore të Hipertensionit në Mitrovicë

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Hipertensionit, Instituti Hasan Tahsin organizoi një aktivitet vetëdijesues në qytetin e Mitrovicës, me qëllim promovimin e shëndetit dhe ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e kontrollit të rregullt të tensionit të gjakut.

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Drejtoria për Shëndetësi-Komuna e Mitrovicës, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare – Mitrovicë dhe Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”.

Gjatë aktivitetit, profesionistët shëndetësorë realizuan m***en e tensionit të gjakut për qytetarët, ndërsa të pranishmit patën mundësinë të informohen më shumë rreth hipertensionit, faktorëve të rrezikut dhe rëndësisë së parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare përmes kujdesit të vazhdueshëm ndaj shëndetit.

Falënderojmë profesionistët shëndetësorë, nxënësit dhe të gjithë qytetarët që u bënë pjesë e kësaj iniciative, duke dhënë kontribut në promovimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më të vetëdijshme për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit.

Me 17 Maj, në kuadër të Ditës Botërore të Hipertensionit, ju ftojmë te Liqeni Akumulues Mitrovicë, ku do të ofrojmë m***...
14/05/2026

Me 17 Maj, në kuadër të Ditës Botërore të Hipertensionit, ju ftojmë te Liqeni Akumulues Mitrovicë, ku do të ofrojmë m***e falas të tensionit të gjakut dhe këshilla shëndetësore nga profesionistë. Ky aktivitet organizohet nga Instituti Hasan Tahsin në bashkëpunim me
Drejtoria për Shëndetësi-Komuna e Mitrovicës dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare - Mitrovicë. Ju mirëpresim!

🌿 U realizua me sukses Seminari Pranveror i radhës 2026Mbrëmë, në ambientet e Institutit për Studime Humane dhe Avancim ...
14/05/2026

🌿 U realizua me sukses Seminari Pranveror i radhës 2026

Mbrëmë, në ambientet e Institutit për Studime Humane dhe Avancim të Lartë Hasan Tahsin, u mbajt seminari me temë:

“E bukura përtej së mirës dhe së keqes” nga Adnan Shala.

Gjatë seminarit u diskutua mbi mënyrën se si koncepti i bukurisë është kuptuar ndër shekuj — nga filozofia greke klasike, te mendimi islam dhe qasjet moderne e postmoderne. Diskutimi trajtoi lidhjen ndërmjet bukurisë, moralit, harmonisë dhe perceptimit njerëzor, duke ngritur pyetje mbi atë nëse bukuria është vetëm përjetim subjektiv apo pjesë e një rendi më të thellë të ekzistencës.

Po ashtu, u reflektua mbi dallimin ndërmjet bukurisë së jashtme dhe asaj të brendshme, raportin mes etikës dhe estetikës, si dhe mënyrën se si njeriu ndërton gjykimet e veta morale, ekzistenciale dhe shpirtërore në jetën bashkëkohore.

Seminari u zhvillua në një atmosferë të hapur diskutimi dhe reflektimi kritik, me pjesëmarrje aktive të të pranishmëve.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për praninë dhe kontributin e tyre në këtë seminar.

Address

Kosturi
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti Hasan Tahsin posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Instituti Hasan Tahsin:

Shortcuts

Share