Kosova Women's Network

Kosova Women's Network Supporting, protecting and promoting the rights and interests of women and girls in Kosovo ✊

The Kosova Women’s Network (KWN) is a network of more than 186 women’s organizations of all ethnic groups from throughout Kosova that advocates on behalf of Kosovar women, at the national, regional and international levels.

📺 Ju ftojmë të ndiqni intervistën me Adelina Berishën, Drejtore e Programit për Adresimin e Dhunës me Bazë Gjinore në Rr...
12/10/2026

📺 Ju ftojmë të ndiqni intervistën me Adelina Berishën, Drejtore e Programit për Adresimin e Dhunës me Bazë Gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK), e cila foli për vrasjen e fundit të një gruaje të ndodhur në Gjilan.

Ajo theksoi rëndësinë e parandalimit të rasteve të tilla, duke adresuar të gjitha format e dhunës dhe faktorët që çojnë drejt saj. Ajo nënvizoi se trajtimi i dhunës vetëm nga këndvështrimi i diskriminimit gjinor nuk mjafton dhe se, pavarësisht legjislacionit në fuqi, nevojiten veprime konkrete për të parandaluar dhunën dhe për të mbrojtur jetën e grave.

“Prandaj po e shohim që është shumë e rëndësishme që ta kemi të definuar femicidin në Kodin Penal, pra vrasjen e grave vetëm pse ato janë gra. Kjo grua është vrarë vetëm pse është grua”, tha Berisha.

🔗Ndiqeni videon e plotë të intervistës për të dëgjuar më shumë: https://www.youtube.com/live/CaaZnbnFyU4?t=1714&si=d-lvMbFR0z3ZN_Qw

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ka thënë se po kërkojnë të definohet femicidi në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, pasi sipas Berishës, gratë

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mbajti takimin e tretë me Bordin, gjatë të cilit u prezantuan raportet narrative dhe fi...
12/10/2026

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mbajti takimin e tretë me Bordin, gjatë të cilit u prezantuan raportet narrative dhe financiare për periudhën tremujore, si dhe u diskutuan aktivitetet strategjike dhe prioritetet për periudhën e ardhshme.

Falënderojmë anëtaret e Bordit për kontributin e rëndësishëm, angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, të cilat forcojnë punën e RrGK-së dhe na ndihmojnë të çojmë përpara misionin tonë për barazi gjinore dhe avancimin e të drejtave të grave në Kosovë.

***

The Kosovo Women’s Network (KWN) held its third Board meeting, during which the quarterly narrative and financial reports were presented, and strategic activities and priorities for the coming period were discussed.

We thank the Board members for their valuable contributions, commitment, and continued support, which strengthen KWN’s work and help us advance our mission to promote gender equality and women’s rights in Kosovo.

***

Mreža žena Kosova (MŽK) održala je treći sastanak sa Odborom, na kojem su predstavljeni narativni i finansijski izveštaji za prethodni kvartal, a razgovaralo se i o strateškim aktivnostima i prioritetima za naredni period.

Zahvaljujemo članicama Odbora na značajnom doprinosu, posvećenosti i kontinuiranoj podršci, koji doprinose jačanju rada MŽK-a i omogućavaju nam da nastavimo da ostvarujemo svoju misiju usmerenu na postizanje rodne ravnopravnosti i unapređenje prava žena na Kosovu.

Prej dekadash, Nazife Jonuzi dhe Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria” në Gjilan ka qëndru...
11/10/2026

Prej dekadash, Nazife Jonuzi dhe Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria” në Gjilan ka qëndruar pranë grave dhe vajzave, duke u ofruar mbështetje, mbrojtje dhe mundësi për të rindërtuar jetën e tyre me dinjitet dhe siguri.

RajoniPress e vlerëson me të të drejtë punën dhe përkushtimin e tyre ndër vite, si një kontribut në fuqizimin e grave dhe vajzave dhe në luftën për të drejtat e tyre.

Jemi krenare që Qendra “Liria” është pjesë e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK). Puna e saj ndër vite dëshmon se ndryshimi i vërtetë ndërtohet përmes përkushtimit, solidaritetit dhe qëndrueshmërisë.

Së bashku, vazhdojmë të punojmë për një shoqëri ku çdo grua dhe vajzë jeton e lirë, e sigurt dhe me dinjitet.

Nazife Jonuzi, tri dekada në shërbim të mbrojtjes së grave dhe fëmijëve: Historia e një angazhimi që sfidoi heshtjen ndaj dhunës - Gazetë Rajonale Online - RajoniPress.com

11 TETOR - DITA NDËRKOMBËTARE E VAJZËS💜Çdo vajzë ka të drejtë të rritet e lirë, e sigurt dhe e barabartë. Të arsimohet, ...
11/10/2026

11 TETOR - DITA NDËRKOMBËTARE E VAJZËS💜

Çdo vajzë ka të drejtë të rritet e lirë, e sigurt dhe e barabartë. Të arsimohet, të dëgjohet, të vendosë për të ardhmen e saj dhe të jetojë pa dhunë, diskriminim e frikë.

Në Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK), çdo ditë angazhohemi për një shoqëri ku vajzat gëzojnë të drejta dhe mundësi të barabarta, pa u kufizuar nga stereotipet gjinore.

Vajzat nuk duhet të përshtaten me një shoqëri të pabarabartë. Shoqëria duhet të ndryshojë, që çdo vajzë të rritet me liri, dinjitet dhe mundësi të barabarta.

🗣Opinion nga Adelina Berisha, Drejtore e Programit për Adresimin e Dhunës me Bazë Gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës ...
10/10/2026

🗣Opinion nga Adelina Berisha, Drejtore e Programit për Adresimin e Dhunës me Bazë Gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK).

🚨RrGK: Vrasjet e grave duhet të trajtohen si femicide, jo si raste të izoluara

Vrasja e djeshme në Gjilan është një tjetër kujtesë e dhimbshme për urgjencën që Kosova ta trajtojë femicidin si fenomen të rrënjosur në pabarazinë gjinore dhe marrëdhëniet e pushtetit.

Edhe pse legjislacioni ynë e njeh gjininë si rrethanë rënduese, kjo nuk mjafton nëse vrasjet e grave nuk hetohen dhe trajtohen në kontekstin e dhunës me bazë gjinore dhe rrethanave që u kanë paraprirë.

Kosovës i duhet urgjentisht një përkufizim ligjor i femicidit dhe krijimi i një mekanizmi Femicide Watch për monitorimin dhe analizimin sistematik të rasteve, identifikimin e dështimeve institucionale dhe parandalimin e vrasjeve të ardhshme. Këto masa janë në përputhje me frymën dhe kërkesat e Konventës së Stambollit për parandalimin e dhunës ndaj grave, mbrojtjen e viktimave dhe ndjekjen penale të kryerësve.

Një grua nuk duhet ta ketë raportuar dhunën që ajo të merret seriozisht nga drejtësia. Mungesa e një raportimi paraprak nuk është dëshmi e mungesës së dhunës. Institucionet duhet të hetojnë historikun e marrëdhënies, kërcënimet, kontrollin dhe format e tjera të mundshme të dhunës, në mënyrë që përvojat e gruas para vrasjes të merren parasysh në hetim dhe në përcaktimin e përgjegjësisë penale.

Drejtësia nuk mund të kufizohet vetëm te momenti i vrasjes. Ajo duhet ta shqyrtojë kontekstin e plotë të dhunës dhe çdo dështim institucional që mund të ketë kontribuar në humbjen e jetës.

📢Më 25 nëntor, RrGK fton të gjithë qytetarët dhe qytetaret, organizatat dhe institucionet t’i bashkohen protestës gjithëpopullore kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore. Le ta kthejmë solidaritetin në veprim dhe të kërkojmë drejtësi, llogaridhënie dhe masa konkrete për parandalimin e femicideve.

Asnjë grua më pak. Asnjë vrasje pa drejtësi.

💚10 TETOR - DITA NDËRKOMBËTARE E SHËNDETIT MENDORShëndeti mendor është pjesë e pandashme e mirëqenies dhe dinjitetit të ...
10/10/2026

💚10 TETOR - DITA NDËRKOMBËTARE E SHËNDETIT MENDOR

Shëndeti mendor është pjesë e pandashme e mirëqenies dhe dinjitetit të çdo gruaje dhe vajze.

Dhuna me bazë gjinore, pabarazia, diskriminimi dhe ngarkesa emocionale që vjen nga kujdesi për të tjerët mund të ndikojnë thellë në shëndetin mendor të grave. Prandaj, të flasësh për atë që përjeton nuk duhet të jetë turp, dhe të kërkosh ndihmë nuk është dobësi.

🫂Kujdesi për të tjerët fillon edhe me kujdesin për veten. Gratë që mbështesin ato që përjetojnë dhunë të çfarëdo formeje, stres e probleme të tjera, shpesh kanë ngarkesë të lartë emocionale dhe profesionale, prandaj edhe ato kanë nevojë për mbështetje dhe kushte që mbrojnë mirëqenien e tyre.

Në qershor të këtij viti, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizoi një punëtori treditore me 60 profesioniste nga strehimoret dhe organizatat që mbështesin të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore. Punëtoria trajtoi menaxhimin e stresit, parandalimin e rraskapitjes profesionale dhe rëndësinë e mbështetjes mes kolegeve: https://womensnetwork.org/sq/nga-kujdesi-per-te-tjeret-tek-kujdesi-per-veten-2/

Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, RrGK thekson rëndësinë e qasjes në shërbime mbështetëse, të sigurta dhe cilësore, si dhe të krijimit të një shoqërie ku gratë dhe vajzat dëgjohen, besohen dhe mbështeten.

Ke nevojë për mbështetje, ose njeh dikë që ka nevojë për të?

Linja e Jetës ofron mbështetje për personat që po përballen me vështirësi emocionale dhe kriza.

📞 Linja e Jetës: 0800 12345

🔴Rrjeti i Grave të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për vrasjen e gruas në Gjilan, e cila dyshohet se u vra nga bashk...
09/10/2026

🔴Rrjeti i Grave të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për vrasjen e gruas në Gjilan, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, në një ngjarje ku humbi jetën edhe vëllai i saj, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Vrasja e një gruaje nga bashkëshorti i saj është një akt i rëndë dhune, që nuk mund të arsyetohet me konflikte apo mosmarrëveshje të mëhershme. Asnjë rrethanë nuk e justifikon marrjen e jetës së një gruaje. Kjo ngjarje rikujton edhe një herë pasojat fatale të dhunës ndaj grave dhe nevojën urgjente për parandalim dhe reagim institucional efektiv.

RrGK kërkon hetim të plotë të rastit, zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe vënien para drejtësisë të personit përgjegjës. Dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, ndaj së cilës institucionet duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe pa vonesa.

Asnjë grua nuk duhet ta humbasë jetën nga dhuna. Parandalimi i këtyre vrasjeve kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror, si dhe masa konkrete për të garantuar sigurinë dhe jetën e grave.
Rrjeti i Grave të Kosovës ofron këshillim ligjor falas për viktimat e dhunës me bazë gjinore.

🚨Nëse jeni viktimë e dhunës apo njihni dikë që po përjeton dhunë, telefononi në numrin 048 105 800.

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një i plagosur në fshatin Livoç i Ulët i Gjilanit. I dyshuari dhe viktimat kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.Policia e ka konfirmuar se i dyshuari është vet-dorëzuar në Policinë e Kosovës. Policia thotë se ende nuk dihen motivet që kanë çua...

Përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) zhvilluan një takim me përfaqësueset e Ministrisë së Infrastrukturës ...
09/10/2026

Përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) zhvilluan një takim me përfaqësueset e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), me qëllim të diskutimit të mundësive për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në takim morën pjesë Nicole Farnsworth, drejtore ekzekutive e RrGK-së, dhe Elirjeta Beka, zyrtare për fuqizimin ekonomik të grave dhe buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, si dhe Adelina Kadiri Sokoli, zyrtare për barazi gjinore në MIT dhe Shpresa Sheremeti Smakiqi, koordinatore e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore në MMPH.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet RrGK-së dhe dy ministrive, me fokus në identifikimin dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, integrimin e perspektivës gjinore në politikat dhe programet përkatëse, adresimin e dhunës me bazë gjinore, si dhe avancimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.

RrGK mbetet e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin me institucionet publike, në mënyrë që politikat dhe investimet publike të pasqyrojnë nevojat dhe prioritetet e ndryshme të grave dhe burrave, duke kontribuuar në avancimin e barazisë gjinore në Kosovë.

***

Representatives of the Kosovo Women’s Network (KWN) met with officials from the Ministry of Infrastructure and Transport (MIT) and the Ministry of Environment and Spatial Planning (MESP) to explore ways to strengthen cooperation between the institutions.

The meeting brought together KWN Executive Director Nicole Farnsworth and Elirjeta Beka, KWN’s Officer for Women’s Economic Empowerment and Gender-Responsive Budgeting, alongside Adelina Kadiri Sokoli, Gender Equality Officer at MIT, and Shpresa Sheremeti Smakiqi, Coordinator of the Human Rights and Gender Equality Unit at MESP.

Discussions focused on identifying and carrying out joint activities, integrating a gender perspective into relevant policies and programmes, addressing gender-based violence, and advancing gender-responsive budgeting.

KWN remains committed to working with public institutions to ensure that public policies and investments reflect the different needs and priorities of women and men, helping advance gender equality in Kosovo.

***

Predstavnice Mreže žena Kosova (MŽK) sastale su se sa predstavnicama Ministarstva infrastrukture i saobraćaja (MIS) i Ministarstva životne sredine i prostornog planiranja (MŽSPP) kako bi razgovarale o mogućnostima za jačanje međuinstitucionalne saradnje.

Sastanku su prisustvovale Nikol Farnsvort, izvršna direktorka MŽK-a, i Eljirjeta Beka, službenica za ekonomsko osnaživanje žena i rodno odgovorno budžetiranje, kao i Adelina Kadiri Sokolji, službenica za rodnu ravnopravnost u MIS i Špresa Šeremeti Smakići, koordinatorka Jedinice za ljudska prava i rodnu ravnopravnost u MŽSPP.

Razgovaralo se o mogućnostima za unapređenje saradnje između MŽK-a i dva ministarstva, s posebnim osvrtom na utvrđivanje i sprovođenje zajedničkih aktivnosti, integrisanje rodne perspektive u relevantne politike i programe, suzbijanje rodno zasnovanog nasilja i unapređenje rodno odgovornog budžetiranja.

MŽK ostaje posvećena jačanju saradnje s javnim institucijama kako bi javne politike i investicije uzele u obzir različite potrebe i prioritete žena i muškaraca i doprinele unapređenju rodne ravnopravnosti na Kosovu.

Rrjeti i Grave të Kosovës, si pjesë e Forumit Ekonomik të Grave (FEG), uron 10-vjetorin e themelimit të Forumit! 🌻 Një d...
08/10/2026

Rrjeti i Grave të Kosovës, si pjesë e Forumit Ekonomik të Grave (FEG), uron 10-vjetorin e themelimit të Forumit! 🌻

Një dekadë bashkëpunimi dhe avokimi për fuqizimin ekonomik të grave, më shumë mundësi dhe pjesëmarrje të barabartë në ekonomi e vendimmarrje.

Bashkë vazhdojmë angazhimin për një ekonomi ku gratë jo vetëm marrin pjesë, por edhe udhëheqin!

***

The Kosovo Women’s Network, as a member of the Women’s Economic Forum (WEF), wishes the Forum a happy 10th anniversary! 🌻

A decade of cooperation and advocacy for women’s economic empowerment, greater opportunities and equal participation in the economy and decision-making.

Together, we continue working towards an economy where women not only participate, but also lead!

🌻 10 VJET FORUMI EKONOMIK I GRAVE

10 vite angazhim të përbashkët për një ekonomi ku gratë kanë më shumë mundësi, më shumë zë dhe më shumë fuqi vendimmarrëse.
Më 16 nëntor 2016, u hodh një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një zëri të përbashkët për avokim dhe fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë – u nënshkrua Akti i Themelimit të Forumit Ekonomik të Grave (FEG).

Që nga ajo ditë, FEG është zhvilluar si një platformë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile, duke bashkuar zërat, ekspertizën dhe përvojën rreth një qëllimi të përbashkët: avancimin e pozitës së grave në ekonomi dhe krijimin e mundësive të barabarta për pjesëmarrjen e tyre në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë këtyre dhjetë viteve, FEG dhe organizatat anëtare kanë kontribuar në një rrugëtim të rëndësishëm ndryshimi.

📌 Kemi hulumtuar dhe sjellë në vëmendje të publikut barrierat me të cilat përballen gratë në tregun e punës, diskriminimin gjinor, punësimin joformal dhe potencialin e pashfrytëzuar ekonomik të grave.

📌 Kemi hartuar rekomandime dhe agjenda të politikave publike për fuqizimin ekonomik të grave, përfshirë Agjendën Nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave.

📌 Kemi avokuar për politika më të drejta të punësimit, lejes së lehonisë dhe lejes prindërore, zgjerimin e shërbimeve të kujdesit dhe shpërndarjen më të barabartë të përgjegjësive familjare.

📌 Kemi promovuar ndërmarrësinë e grave, përmirësimin e qasjes në financa, teknologji dhe tregje, si dhe pjesëmarrjen e tyre në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse.

📌 Kemi krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë civile, institucioneve publike, bizneseve dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke kontribuar në dialogun dhe proceset e politikëbërjes për një ekonomi më gjithëpërfshirëse.

Sot, dhjetë vite më vonë, Forumi Ekonomik i Grave bashkon 9 organizata të shoqërisë civile dhe një rrjet prej qindra anëtarësh, duke vazhduar të jetë një hapësirë ku bashkohen idetë, ekspertiza dhe veprimi për fuqizimin ekonomik të grave.
Por 10-vjetori nuk është vetëm një moment për të kujtuar atë që kemi bërë.

Është edhe një moment për të parë përpara.
Sepse edhe sot, gratë vazhdojnë të përballen me barriera në tregun e punës, në pronësi dhe ndërmarrësi, në ndarjen e përgjegjësive të kujdesit dhe në pjesëmarrjen në vendimmarrje.
Prandaj, misioni i FEG mbetet po aq i rëndësishëm sa ditën kur u themelua.

10 vite punë.
10 vite bashkëpunim.
10 vite avokim.
10 vite zë për gratë në ekonomi.
Dhe mbi të gjitha, 10 vite besim se një Kosovë më e zhvilluar ekonomikisht nuk mund të ndërtohet pa pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të grave.

🙏 Falënderojmë të gjitha organizatat themeluese dhe anëtare, gratë dhe burrat që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi, partnerët, donatorët, institucionet, bizneset, ekspertët, aktivistët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në punën e Forumit gjatë këtyre dhjetë viteve.

🌻 Gëzuar 10-vjetorin, Forumi Ekonomik i Grave!

Bashkë për më shumë mundësi.
Bashkë për më shumë barazi.
Bashkë për një ekonomi ku gratë jo vetëm marrin pjesë, por edhe udhëheqin.




**************************************************************

🌻 10 YEARS OF THE WOMEN’S ECONOMIC FORUM
10 years of collective commitment to an economy where women have more opportunities, a stronger voice, and greater decision-making power.

On 16 November 2016, an important step was taken towards establishing a united voice for advocacy and women's economic empowerment in Kosovo – the Founding Act of the Women's Economic Forum (WEF) was signed.

Since then, WEF has grown into a joint platform of civil society organisations, bringing together voices, expertise and experience around a shared goal: advancing women's position in the economy and creating equal opportunities for their participation in Kosovo's economic development.

Over the past decade, WEF and its member organisations have contributed to meaningful efforts to advance women's economic empowerment.

📌 We have conducted research and raised public awareness of the barriers women face in the labour market, gender-based discrimination, informal employment and the economic cost of women's untapped potential.

📌 We have developed policy recommendations and agendas to advance women's economic empowerment, including the National Agenda for Women's Economic Empowerment.

📌 We have advocated for fairer employment policies, maternity and parental leave, expanded care services and a more equitable distribution of family and care responsibilities.

📌 We have promoted women's entrepreneurship, improved access to finance, technology and markets, and greater representation of women in leadership and decision-making positions.

📌 We have built bridges between civil society, public institutions, businesses and international partners, contributing to policy dialogue and decision-making processes that support a more inclusive economy.

Today, ten years later, the Women's Economic Forum brings together nine civil society organisations and a network of hundreds of members, continuing to serve as a platform where ideas, expertise and collective action come together to advance women's economic empowerment.

But our 10th anniversary is not only a moment to reflect on what we have achieved. It is also a moment to look ahead. Women continue to face significant barriers in the labour market, property ownership and entrepreneurship, the distribution of care responsibilities, and participation in decision-making.
That is why WEF's mission remains just as important today as it was on the day it was founded.

10 years of work.
10 years of cooperation.
10 years of advocacy.
10 years of amplifying women's voices in the economy.
And above all, 10 years of believing that a more prosperous Kosovo cannot be built without the full and equal participation of women.

🙏 We extend our sincere gratitude to all founding and member organisations, the women and men who have been part of this journey, our partners, donors, institutions, businesses, experts, activists and everyone who has contributed to the Forum's work over the past decade.

🌻 Happy 10th Anniversary, Women's Economic Forum!

Together for more opportunities.
Together for greater equality.
Together for an economy where women not only participate, but also lead.



Instituti Riinvest
Democracy for Development (D4D)
Instituti GAP
Kosova - Women 4 Women
Qendra Kosovare për Studime Gjinore
Kosova Women's Network
Network of Roma, Ashkali and Egyptian Women's Organizations of Kosovo
Iniciativa Kosovare per Stabilitet - IKS
QIKA

👏Rrjeti i Grave të Kosovës mirëpret zgjedhjen e Prof. Dr. Justina Shiroka-Pulës Presidente të Republikës së Kosovës. Zgj...
07/10/2026

👏Rrjeti i Grave të Kosovës mirëpret zgjedhjen e Prof. Dr. Justina Shiroka-Pulës Presidente të Republikës së Kosovës.

Zgjedhja e saj për këtë detyrë përbën një hap të rëndësishëm për përfaqësimin dhe lidershipin e grave në institucionet më të larta të vendit. RrGK e vlerëson këtë zhvillim dhe beson se përfaqësimi i grave në pozitat e larta institucionale kontribuon në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe demokratike.

E urojmë Presidenten Shiroka-Pula për marrjen e kësaj përgjegjësie dhe besojmë se përvoja e saj e gjatë akademike, shkencore dhe institucionale do të jetë një vlerë e rëndësishme në ushtrimin e kësaj detyre.

RrGK i uron përzemërsisht një mandat të suksesshëm dhe të mbarë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Lexoni storjen e plotë: https://womensnetwork.org/sq/rrgk-uron-prof-dr-justina-shiroka-pulen-per-zgjedhjen-presidente-e-republikes-se-kosoves/

***
👏The Kosovo Women’s Network (KWN) welcomes the election of Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula as President of the Republic of Kosovo.

Her election to this position marks an important step for women’s representation and leadership in the country’s highest institutions. KWN welcomes this development and believes that women’s representation in high-level institutional positions contributes to building a more equal and democratic society.

We congratulate President Shiroka-Pula on taking on this responsibility and believe that her extensive academic, scientific, and institutional experience will be an important asset in carrying out her duties.

KWN sincerely wishes President Shiroka-Pula a successful and fruitful term in service of the Republic of Kosovo and all its citizens.

Read the full story: https://womensnetwork.org/kwn-congratulates-prof-dr-justina-shiroka-pula-on-her-election-as-president-of-the-republic-of-kosovo/

***

👏 Mreža žena Kosova pozdravlja izbor prof. dr Justine Široka-Pule za predsednicu Republike Kosovo.

Njen izbor na ovu funkciju predstavlja važan korak ka većoj zastupljenosti žena i njihovom većem učešću u rukovođenju najvišim institucijama zemlje.

MŽK pozdravlja ovaj razvoj i veruje da zastupljenost žena na visokim institucionalnim pozicijama doprinosi izgradnji ravnopravnijeg i demokratičnijeg društva.

Čestitamo predsednici Široka-Pula na preuzimanju ove odgovorne dužnosti i verujemo da će njeno dugogodišnje akademsko, naučno i institucionalno iskustvo biti od velike vrednosti u obavljanju ove funkcije.

MŽK joj od srca želi uspešan i plodonosan mandat, u službi Republike Kosovo i svih njenih građana.

Address

Kadri Gjata (ish-Feriz Blakçori), Kati I
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:00
Tuesday 08:30 - 17:00
Wednesday 08:30 - 17:00
Thursday 08:30 - 17:00
Friday 08:30 - 17:00

Telephone

+38348245850

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosova Women's Network posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kosova Women's Network:

Shortcuts

Share