Info Plemetini

Info Plemetini Fshati Plemetin

29/07/2026

Kërkesat prioritare të banorëve të fshatit Plemetin
Të hartuara nga asambleistja Mervete Shala pas konsultimeve me banorët e fshatit Plemetin

Pas takimeve dhe konsultimeve të zhvilluara me banorët e fshatit Plemetin, janë identifikuar këto kërkesa prioritare, të cilat kërkojnë trajtim nga kryetari Halil Thaçi, Komuna e Obiliqit dhe institucionet përgjegjëse:

1. Menaxhimi i mbeturinave – prioriteti kryesor
Shqetësimi më i madh i banorëve është menaxhimi i mbeturinave. Duke pasur parasysh se në Plemetin jetojnë komunitete të ndryshme, përfshirë komunitetin ashkali, rom dhe egjiptian, kërkohet një qasje më e organizuar dhe më efektive për menaxhimin e mbeturinave.
Kërkohet:
• Pastrim i përgjithshëm i të gjitha lagjeve të fshatit.
• Rritja e kontrollit nga institucionet përgjegjëse për hedhjen e mbeturinave.
• Vendosja e masave parandaluese dhe ndëshkuese ndaj atyre që hedhin mbeturina jashtë vendeve të përcaktuara.
• Vendosja e kontejnerëve shtesë dhe monitorimi i rregullt i pikave problematike.
• Fushata vetëdijesuese për ruajtjen e pastërtisë së ambientit.

2. Rregullimi i Shkollës Fillore në Plemetin
Kërkohet përmirësimi i kushteve në shkollë përmes:
• Pastrimit të mykut nga objekti.
• Lyerjes së shkollës.
• Renovimit dhe funksionalizimit të banjove.
• Furnizimit me inventarin e nevojshëm shkollor.

3. Asfaltimi i rrugëve
Kërkohet asfaltimi i të gjitha rrugëve që ende nuk janë asfaltuar, në mënyrë që çdo familje të ketë qasje të rregullt.
Prioritet kanë:
• Rruga deri te familjet Fatlum dhe Fatbardh Rrahmani.
• Rruga deri te familjet Gani dhe Jeton Mehmeti.
• Rruga deri te familjet Musli dhe Ylli Shala.

4. Rregullimi i rrugës alternative në Lagjen Ibrahimi
Gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit, për shkak të vërshimeve, bllokohet rruga kryesore dhe lagjja mbetet e izoluar kjo ndodh shumë herë gjatë se zonës vjeshtë dimër .
Kërkohet:
• Rregullimi ose shtrimi me së paku me zhavorr i rrugës alternative "Jusuf Pllana", e cila do të mundësonte qarkullimin gjatë vërshimeve.

5. Ndërtimi i trotuarit në rrugën e Bregajve
Në rrugën që lidh lagjen më të madhe shqiptare të fshatit (Lagjja e Bregajve), kërkohet ndërtimi i trotuarit për të garantuar sigurinë e këmbësorëve, veçanërisht të nxënësve dhe të moshuarve.

6. Përmirësimi i ndriçimit publik
Kërkohet:
• Riparimi dhe funksionalizimi i plotë i ndriçimit publik në të gjitha lagjet e fshatit.
• Vendosja e ndriçimit në zonat ku ai mungon.

7. Rregullimi i kanalizimit pranë xhamisë
Kanalizimi pranë xhamisë së fshatit dhe banesave të komunitetit ashkali dhe rom shpesh bllokohet, duke shkaktuar erë të rëndë dhe duke krijuar shqetësime për besimtarët dhe banorët.
Kërkohet:
• Sanimi i plotë i kanalizimit.
• Eliminimi i problemit të ujërave të zeza dhe erërave të pakëndshme.

8. Pastrimi dhe mbrojtja e lumit Sitnica
Kërkohet:
• Pastrimi i lumit Sitnica në territorin e fshatit Plemetin.
• Monitorim i vazhdueshëm i lumit.
• Masa të rrepta për ndalimin e hedhjes së mbeturinave në lumë dhe ndëshkimin e ndotësve.

9. Zgjatja e relacioneve të autobusëve
• Banorët e fshatit Plemetin kërkojnë zgjerimin e linjave të transportit publik, me qëllim të përmirësimit të qasjes në transport për të gjithë banorët.
• Kërkohet që autobusët, të përfundojnë qarkullimin në Lagjen Bregaj, të vazhdojnë itinerarin deri në Lagjen Haliti dhe më pas të vazhdojnë drejt Obiliqit. Kjo zgjatje e relacioneve do të lehtësonte lëvizjen e banorëve, veçanërisht të nxënësve, studentëve, të moshuarve dhe punëtorëve që udhëtojnë çdo ditë drejt Obiliqit.

10. Përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm
Banorët e fshatit Plemetin kërkojnë përmirësimin e sistemit të ujësjellësit, pasi në shumë lagje furnizimi me ujë është i pamjaftueshëm për shkak të shtypjes së ulët në rrjet.
Kërkohet:
• Identifikimi dhe eliminimi i problemeve në rrjetin e ujësjellësit.
• Rritja e shtypjes së ujit në të gjitha lagjet e fshatit.
• Ndërmarrja e investimeve të nevojshme për të siguruar furnizim të rregullt dhe cilësor me ujë të pijshëm për çdo familje.

11. Përmirësimi i infrastrukturës në lagjet e komunitetit ashkali dhe rom
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për përmirësimin e infrastrukturës në lagjet ku jetojnë komunitetet ashkali dhe rom, për shkak të problemeve të vazhdueshme me kanalizimin dhe mungesës së rrugëve të asfaltuara.
Kërkohet:
• Lagjja përballë Shkollës Fillore në Plemetin, ku jetojnë mbi 20 familje të komunitetit ashkali dhe rom:
• Rregullimi urgjent i rrjetit të kanalizimit, pasi familjet përballen vazhdimisht me probleme në funksionimin e tij.
• Asfaltimi i rrugicës që shfrytëzohet nga këto familje, për të siguruar qarkullim normal dhe kushte më të mira të jetesës.
• Lagjja e familjes Mustafa, ku jetojnë 11 familje të komunitetit ashkali dhe rom:
• Rregullimi urgjent i kanalizimit për eliminimin e problemeve ekzistuese.
• Asfaltimi i rrugicës që lidh këto familje me rrugën kryesore.

12. Ndërtimi i parkut dhe terreneve sportive në Lagjen Bregaj
Banorët e fshatit Plemetin kërkojnë nga Komuna e Obiliqit që të sigurojë një parcelë të përshtatshme në Lagjen Bregaj, lagjja më e madhe shqiptare e fshatit, për realizimin e një hapësire rekreative dhe sportive.
Kërkohet:
• Sigurimi i tokës nga Komuna e Obiliqit për këtë projekt.
• Ndërtimi i një parku të vogël me kënd lojërash për fëmijë.
• Ndërtimi i një fushe sportive multifunksionale për futboll dhe basketboll.
• Rregullimi i hapësirës me ndriçim publik, ulëse, gjelbërim dhe pajisje të tjera urbane.
Ky projekt do të krijojë një hapësirë të sigurt për rekreacion, sport dhe socializim të fëmijëve, të rinjve dhe banorëve të Lagjes Bregaj, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e komunitetit.

Përfundim
Banorët e fshatit Plemetin kërkojnë që këto projekte dhe investime të kryhen në buxhetin komunal të aprovuar për vitin 2026 , pasi ato ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës, sigurisë, higjienës publike dhe zhvillimit të fshatit.
Me respekt,
Mervete Shala
Asambleiste në Kuvendin Komunal të Obiliqit

Sikur fiks para një viti edhe këtë vit i falënderojmë fëmijët tanë të dashur nga diaspora, së bashku me gjyshin e tyre, ...
17/07/2026

Sikur fiks para një viti edhe këtë vit i falënderojmë fëmijët tanë të dashur nga diaspora, së bashku me gjyshin e tyre, të cilët kursimet e tyre personale gjatë vitit i dhuruan sadaka për xhaminë tonë.

Ky gjest i sinqertë është dëshmi e zemrave të pastra, edukatës së bukur dhe dashurisë që kanë për shtëpinë e Allahut.

Lusim Allahun e Madhëruar ta pranojë këtë sadaka, t'ua shumëfishojë shpërblimin, t'i bekojë në jetën, dijen, shëndetin dhe familjet e tyre, dhe t'i bëjë prej robërve të devotshëm e bamirës.
I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: "Sadakaja nuk e pakëson pasurinë."

Allahu i shpërbleftë me të mirat e kësaj bote dhe të Ahiretit, dhe ua bëftë këtë vepër sukses gjatë gjithë jetës.

Bali - Enver Halit Ibrahimi 100euro
Leon Arton Ibrahimi 100 euro
Ajla Arton Ibrahini 50 euro
Lorent Adnan Ibrahini
75 euro
Leandra Adnan Ibrahimi 75 euro

Plemetin
17.07.2026

Me të vërtetë, ne jemi të Allahut dhe vetëm tek Ai do të kthehemi." (El-Bekare, 156)Ka ndrruar jetë RASIM BAJRUSH FAZLIU...
04/07/2026

Me të vërtetë, ne jemi të Allahut dhe vetëm tek Ai do të kthehemi." (El-Bekare, 156)

Ka ndrruar jetë RASIM BAJRUSH FAZLIU një njeri i urtë, me moral të lartë, besimtar i devotshëm dhe kontribuues i çmuar në shumë çështje të së mirës.

Lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë me mëshirën e Tij të pakufishme, t'ia falë gabimet, t'ia ndriçojë varrin, ta bëjë prej banorëve të Xhenetit Firdeus.

Varrimi me kohën e Ikindisë në varrezat e fshatit Plemetin, e pamja në odën e Xhamisë.

Gëzuar Kurban Bajramin!
27/05/2026

Gëzuar Kurban Bajramin!

Të nderuar!Me ndihmën e Zotit dhe falë angazhimit, ka përfunduar me sukses rregullimi, pastrimi i oborrit të xhamisë dhe...
25/05/2026

Të nderuar!

Me ndihmën e Zotit dhe falë angazhimit, ka përfunduar me sukses rregullimi, pastrimi i oborrit të xhamisë dhe pastrimi i kockave/mbeturinave përreth saj. Ky është një kontribut i vlefshëm që i jep hijeshi shtëpisë së Allahut dhe dëshmon për kujdesin e përbashkët ndaj komunitetit tonë.

Shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për të gjithë ata që kontribuan me punë, kohë, mjete dhe mbështetje.(Musa Asllanin nga Mazgiti për huzimin e makines larëse për pastrimin e kockave) Allahu i shpërbleftë me të mira, bereqet dhe sevape të shumëfishta për çdo mund dhe sakrificë të dhënë.

“Allahu është në ndihmë të robit, përderisa robi është në ndihmë të vëllait të tij.”

Zoti qoftë me ju!

Info Plemetini

Sot u realizua kositja e barit në oborrin e Xhamisë në Plemetin.Xhamia e Plemetinit, tash e 15 vite qëndron madhështore ...
14/05/2026

Sot u realizua kositja e barit në oborrin e Xhamisë në Plemetin.

Xhamia e Plemetinit, tash e 15 vite qëndron madhështore dhe mahnitëse, falë përkushtimit dhe angazhimit të vullnetarëve të palodhur, të cilët vazhdimisht kujdesen për pastërtinë, bukurinë dhe madhështinë e saj.

Ky përkushtim është dëshmi e dashurisë për shtëpinë e Allahut dhe e unitetit të banorëve të fshatit Plemetin.

Info Plemetini

Manifestimi i Fitër Bajramit në Xhaminë e fshatit PlemetinNë një atmosferë madhështore, sot u festua festa e Fitër Bajra...
20/03/2026

Manifestimi i Fitër Bajramit në Xhaminë e fshatit Plemetin

Në një atmosferë madhështore, sot u festua festa e Fitër Bajramit në Xhaminë e fshatit Plemetin. Fytyrat e besimtarëve ishin të ndriçuara dhe të gëzuara, pasi me krenari dhe faqe të bardhë përcollën muajin e bekuar të Ramazanit, i cili solli në shtëpitë tona shumë mirësi dhe begati.

Në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe Komandanti i Stacionit Policor në Obiliq, z. Baron Murati, si shembull i afrimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me komunitetin.

Ligjëratën e mbajti imami Vixhdan Ibrahimi, ndërsa hutben e mbajti Sekretari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Obiliq, Rejjan Ibrahimi.

Me respekt,
Info Plemetini

Gëzuar muaji i bekuar Ramazan.Lusim Zotin tonë që të na mundësoj ta bëjmë Ramazanin muaj të namazit, të Kur’anit e të sa...
18/02/2026

Gëzuar muaji i bekuar Ramazan.
Lusim Zotin tonë që të na mundësoj ta bëjmë Ramazanin muaj të namazit, të Kur’anit e të sadakasë dhe të pajtimit mes njëri-tjetrit.
Le të jetë ky Ramazan fillim i një ndryshimi të vërtetë në jetën tonë.
Allahu na e pranoftë agjërimin, lutjet dhe veprat tona të mira.
Urime dhe për shumë mot Ramazani i bekuar!

Me respekt
Info Plemetini

NJOFTIM‎                         إنا لله وإنا إليه راجعون"Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi."Ka ndërruar j...
02/02/2026

NJOFTIM
‎ إنا لله وإنا إليه راجعون

"Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi."

Ka ndërruar jetë FERAT HALITI

Varrimi bëhet nesër më datë 03.02.2026, në ora 12:00 (pas namazit të drekës) në varrezat e fshatit Plemetin.

Allahu e Mëshiroftë!

Falënderim i sinqertë për Lavdim Mehmeti i cili sot ka paguar energjinë elektrike të Xhamisë tonë.Ky kontribut është sad...
24/01/2026

Falënderim i sinqertë për Lavdim Mehmeti i cili sot ka paguar energjinë elektrike të Xhamisë tonë.
Ky kontribut është sadaka e vazhdueshme, sepse lehtësimi i kushteve – sidomos në ditët e ftohta – ua bën besimtarëve adhurimin më të qetë, më të përqendruar dhe më të sinqertë.

Allahu e shpërbleftë me shëndet, bereqet dhe sevape të shumëfishta.

Info Plemetini

Address

Plemetin
Obilic

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Info Plemetini posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share