Activism Roots

Activism Roots Activism Roots strengthens civic activism in Kosovo through capacity building, advocacy and community engagement. From theory to practice.

15/09/2026

🎙️ Episodi i ri i podcast | E ftuar: Linda Çavdarbasha

🌍 Në këtë episod kemi diskutuar për çështjet klimatike në Kosovë, sfidat që po i ndiejmë gjithnjë e më shumë në përditshmëri dhe rolin që mund ta kemi secili prej nesh në përballjen me to.

📢 THIRRJE E HAPUR | EKSPERT/E PËR HULUMTIMActivism Roots hap thirrjen për angazhimin e një Eksperti/e për Hulumtim. 🔎Nës...
14/09/2026

📢 THIRRJE E HAPUR | EKSPERT/E PËR HULUMTIM

Activism Roots hap thirrjen për angazhimin e një Eksperti/e për Hulumtim. 🔎

Nëse keni përvojë në hulumtim, analizë dhe hartim të raporteve, ju ftojmë të konsultoni dokumentacionin e thirrjes dhe të aplikoni sipas kritereve të përcaktuara.

📌 Të gjitha detajet mbi përgjegjësitë, kriteret dhe mënyrën e aplikimit i gjeni në linkun më poshtë:

🔗 https://activismroots.org/news/open-calls/ftese-per-oferte-ekspert-per-hulumtim?lang=sq

10/09/2026

🎙️ PROMO podcast | E ftuar: Linda Çavdarbasha

Në këtë episod kemi diskutuar për çështjet klimatike në Kosovë, sfidat që po i ndiejmë gjithnjë e më shumë në përditshmëri dhe rolin që mund ta kemi secili prej nesh në përballjen me to.

🌍 Sa mendoni se po flitet mjaftueshëm për ndryshimet klimatike në Kosovë dhe çfarë duhet të bëjmë ndryshe?

🎧 Më 15 shtator, të martën, nga ora 20:00, ju ftojmë të ndiqni episodin e radhës të podcastit, me një bisedë të re dhe tema interesante.

Mos e humbisni!

🌟 Vullnetarizmi meriton të njihet!Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë hapur për aplikime dhe nominime, për të vle...
07/09/2026

🌟 Vullnetarizmi meriton të njihet!

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë hapur për aplikime dhe nominime, për të vlerësuar individë, biznese, përfaqësues/e të diasporës, figura publike dhe vullnetarë/e me kontribut jetësor që kanë sjellë ndryshim pozitiv në komunitet.

Si miq të vullnetarizmit, Activism Roots i bashkohet TOKA-s në këtë thirrje dhe ju ftojmë të nominoni të tjerët, apo të vetënominoheni për kontributin tuaj në vullnetarizëm.

*Vini re, do të vlerësohet kontributi i dhënë vetëm gjatë periudhës maj 2025 – korrik 2026 (përpos çmimit “Vullnetari/ja me Kontribut Jetësor i/e Vitit”).

📅 Afati i fundit për nominime/vetënominime është 25 tetor 2026.
🔗 Nomino përmes linkut:
https://toka-ks.org/nominimet-per-cmimet-e-vullnetarizmit-te-vitit-2026-jane-te-hapura/

🚀 THIRRJE PËR APLIKIM - YOUTH4COMMUNITY📱 Teknologji 🤝 Aktivizëm 🌱 NdryshimA je gati të bëhesh pjesë e këtij programi?Po ...
02/09/2026

🚀 THIRRJE PËR APLIKIM - YOUTH4COMMUNITY

📱 Teknologji 🤝 Aktivizëm 🌱 Ndryshim

A je gati të bëhesh pjesë e këtij programi?

Po kërkojmë 30 të rinj dhe të reja nga Komuna e Gjakovës, të moshës 15–29 vjeç, që kanë dëshirë të mësojnë, të angazhohen dhe të bëjnë ndryshimin në komunitetin e tyre!

Përmes programit YOUTH4COMMUNITY, do të kesh mundësi të zhvillosh aftësitë e tua në:

• Qytetari aktive – nga ideja te veprimi
• Vullnetarizëm – bëhu pjesë e ndryshimit në komunitetin tënd
• Teknologji – mëso ta përdorësh në mënyrë të përgjegjshme dhe me ndikim
• Bashkëpunim & iniciativa – ndaje idetë, puno në ekip dhe krijo diçka që ka vlerë.

🎯Çfarë fiton nga ky trajnim?

• Aftësi të reja për qytetari aktive dhe vullnetarizëm
• Përvojë në punë ekipore dhe bashkëpunim
• Njohuri për përdorim të përgjegjshëm të teknologjisë
• Ide, kontakte dhe motivim për të krijuar ndryshim në komunitet

👥 Kush mund të aplikojë?

• Të rinjtë nga Komuna e Gjakovës
• Të moshës 15–29 vjeç
• Të interesuar për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja
• Të motivuar për aktivizëm, vullnetarizëm dhe angazhim në komunitet

📝 APLIKO TANI!


📅Afati i aplikimit: 15.09.2026 (16:00)
📍Gjakovë
🔗 Plotëso formularin e aplikimit këtu:
https://forms.gle/vsmNqt13wAzirY5u7

Vendet janë të kufizuara – apliko sa më shpejt!

Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 3, ReLOaD3, financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Komunën e Gjakovës.

📢 THIRRJE PËR OFERTË – FURNIZIM ME USHQIM DHE PIJEActivism Roots fton operatorët ekonomikë të interesuar të dorëzojnë of...
26/08/2026

📢 THIRRJE PËR OFERTË – FURNIZIM ME USHQIM DHE PIJE

Activism Roots fton operatorët ekonomikë të interesuar të dorëzojnë ofertat e tyre për furnizim me ushqim të lehtë dhe pije joalkoolike për pjesëmarrësit e sesioneve të Art Therapy, të organizuara në kuadër të projektit YOUTH4COMMUNITY.

Preferohen operatorët ekonomikë që ushtrojnë veprimtari në Komunën e Gjakovës.

📅 Afati i fundit: 11 shtator 2026 (16:00)
📧 Aplikimi bëhet vetëm përmes emailit: [email protected]

Sot, Activism Roots ishte pjesë e dëgjimit publik në Komunën e Gjakovës, ku përveç monitorimit të procesit, ngritëm edhe...
21/08/2026

Sot, Activism Roots ishte pjesë e dëgjimit publik në Komunën e Gjakovës, ku përveç monitorimit të procesit, ngritëm edhe shqetësimet tona lidhur me politikat dhe buxhetin.

Gjatë diskutimit theksuam se, përveç moszbatimit të disa projekteve të planifikuara, shqetësuese mbetet edhe ulja e buxhetit dhe mungesa e fokusit të duhur tek të rinjtë e Gjakovës.

Dëgjimet publike duhet të zbatohen sipas ligjit në fuqi dhe duhet të jenë hapësira ku zëri i qytetarëve jo vetëm dëgjohet, por edhe reflektohet në vendimmarrje dhe në buxhet.

Ne do të vazhdojmë të monitorojmë, të kërkojmë llogaridhënie dhe të ngremë çështjet që prekin të rinjtë e Gjakovës.

Shpresojmë që shqetësimet e ngritura sot të merren seriozisht dhe që në vazhdim të punohet më mirë, me më shumë fokus dhe investim tek të rinjtë.

📢 THIRRJE E HAPUR – Ekspert/e për Art TherapyActivism Roots, në kuadër të projektit YOUTH4COMMUNITY, të mbështetur nga P...
19/08/2026

📢 THIRRJE E HAPUR – Ekspert/e për Art Therapy

Activism Roots, në kuadër të projektit YOUTH4COMMUNITY, të mbështetur nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, hap thirrjen për angazhimin e një Eksperti/e për Art Therapy.

Eksperti/ja do të angazhohet për planifikimin dhe realizimin e 3 sesioneve të Art Therapy me përfituesit e projektit, gjatë periudhës 15.09.2026 – 30.11.2026.

📅 Afati për aplikim: 03.09.2026
📩 Aplikimet dërgohen në: [email protected]

Inkurajohen të aplikojnë profesionistë me përvojë në Art Therapy, aktivitete psikosociale dhe punë me të rinj, fëmijë apo grupe vulnerabël.

Për më tepër: https://activismroots.org/news/open-calls/ftese-per-aplikim-expert-art-therapy?

Projekti YOUTH4COMMUNITY mbështetet nga ReLOaD3, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP në partneritet me Komunën e Gjakovës.

📌 Në Gjakovë, qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe organizata të shoqërisë civile u bashkuan për të ndarë idetë e...
14/08/2026

📌 Në Gjakovë, qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe organizata të shoqërisë civile u bashkuan për të ndarë idetë e tyre mbi të ardhmen e hapësirave publike të qytetit. 🌳

🗣 Përmes diskutimeve dhe propozimeve konkrete, ata kontribuuan në identifikimin e nevojave dhe prioriteteve që do të ndihmojnë në zhvillimin e Masterplanit të Hapësirave Publike të Gjakovës. 💡🤝

Ky projekt zbatohet nga Activism Roots në bashkëpunim me BONEVET, me mbështetje nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO), përmes GIZ Kosova. 🇩🇪🇨🇭

🎉 Urime Ditën Ndërkombëtare të Rinisë!Sot shënojmë kontributin, zërin dhe rolin e të rinjve në komunitetet tona. 😃☺️ Le ...
12/08/2026

🎉 Urime Ditën Ndërkombëtare të Rinisë!

Sot shënojmë kontributin, zërin dhe rolin e të rinjve në komunitetet tona. 😃

☺️ Le të vazhdojmë të mbështesim një mjedis ku të rinjtë dëgjohen, përfshihen dhe kanë mundësi të jenë pjesë aktive e ndryshimeve në komunitetet e tyre. 🗣

Address

St. Sefedin Xërxa, N. N. (Afër Sahat Kullës)
Gjakova
50000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 10:00 - 15:00

Telephone

+38348124200

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Activism Roots posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Activism Roots:

Share