Shoqata e Intelektualeve Jakova

Shoqata e Intelektualeve Jakova Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata e Intelektualeve Jakova, Non-Governmental Organization (NGO), Gjakova.

05/10/2026

Revista nr.32 eshte publikuar ne web faqe.
Lidhja direkte:https://www.shi-jakova.com/revista/Revista_nr32.pdf

Lidhja per tek te gjitha revistat: https://shi-jakova.com/revista.html

17/09/2026

NJË MATERIAL I VEÇANTË PËR PJESËMARRËSIT!
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” po vazhdon traditën e saj me materiale dhe publikime të veçanta.
Të gjithë pjesëmarrësit në Tryezën tematike, më 17.09.2026, do të kenë mundësinë të marrin publikimin “Zërat e Gjakovës” të Arsim Kalabrisë, sociolog (Suedi) – një studim shkencor mbi vuajtjet, përjetimet dhe shpresat e banorëve të Gjakovës gjatë viteve 1998–2001.
Një dëshmi për t’u lexuar. Një kujtesë për t’u ruajtur.

SHOQATA E INTELEKTUALËVE “JAKOVA” – GJAKOVËT H I R R J E P U B L I K Epër propozimin e kandidatëve për Titullin“GUXIMI I...
17/08/2026

SHOQATA E INTELEKTUALËVE “JAKOVA” – GJAKOVË
T H I R R J E P U B L I K E
për propozimin e kandidatëve për Titullin
“GUXIMI INTELEKTUAL” për vitin 2025
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” – Gjakovë fton individët, institucionet, organizatat dhe subjektet e tjera të interesuara që të paraqesin propozime për kandidatë për Titullin “Guximi Intelektual” për vitin 2025.
Kriteret për kandidim, mënyra e propozimit, arsyetimi dhe procedura e shqyrtimit dhe ndarjes së Titullit përcaktohen me Rregulloren për ndarjen e Titullit “Guximi Intelektual”, e cila gjendet në faqen zyrtare të Shoqatës:
www.shi-jakova.com
Propozimi duhet të përmbajë emrin e kandidatit dhe arsyetimin për kandidim, në përputhje me kriteret e përcaktuara në Rregullore.
Propozimet mund të dërgohen në adresën elektronike:
[email protected]
Afati për paraqitjen e propozimeve: 30 shtator 2026.
Të nderuar me Titullin “Guximi Intelektual” që nga themelimi i tij:
1. Prof. Nezir Kraki
2.
3. Prof. Kadrush Radogoshi
4. Jusuf Buxhovi
5. Prof. Luleta P**a Beqiri
6. Bajram Kabashi
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” i fton të gjithë ata që vlerësojnë dhe mbështesin guximin intelektual, integritetin, qëndrimin parimor dhe kontributin në jetën shoqërore e publike që të bëhen pjesë e këtij procesi përmes propozimeve të tyre.

Shoqata e Intelektualeve Jakova

15/07/2026

KOMUNIKATË PËR OPINIONIN
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” shpreh indinjatën e thellë dhe dënon me vendosmërinë më të madhe deklaratën e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Serbisë, njëherazi nënkryetare e Partisë Socialiste të Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila deklaroi publikisht se, po të kishte qenë në vend të Slobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte zbatuar spastrimin etnik në Kosovë.
Një deklaratë e tillë nuk është vetëm moralisht e papranueshme, por përbën edhe një përpjekje të rrezikshme për të justifikuar dhe rehabilituar politikat që prodhuan krime lufte, krime kundër njerëzimit, vrasje, dëbime masive dhe vuajtje të pallogaritshme për popullsinë civile të Kosovës. Ajo fyen kujtimin e mijëra viktimave dhe cenon përpjekjet për paqe, drejtësi dhe pajtim në rajon.
Është veçanërisht shqetësuese që një retorikë e tillë artikulohet nga një zyrtare e lartë e shtetit serb, duke ngritur sërisht pikëpyetje serioze për gatishmërinë e Serbisë që të distancohet nga trashëgimia e politikave të viteve ’90 dhe të ndërtojë marrëdhënie të bazuara në respektin reciprok dhe vlerat demokratike.
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” u bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë partnerëve ndërkombëtarë që ta dënojnë pa ekuivok këtë deklaratë dhe çdo formë të gjuhës së urrejtjes, glorifikimit të krimeve të luftës apo nxitjes së spastrimit etnik.
Njëherazi, ftojmë intelektualët, akademikët dhe shoqërinë civile në Serbi të ngritin zërin kundër deklaratave të tilla, duke kontribuar në ndërtimin e një klime dialogu, përgjegjësie dhe respekti për të vërtetën historike.
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, të vërtetës historike, vlerave demokratike dhe paqes së qëndrueshme në rajon. Heshtja përballë gjuhës që justifikon spastrimin etnik nuk është neutralitet, por rrezikon të inkurajojë përsëritjen e ideologjive që Evropa dhe bota demokratike i kanë dënuar prej kohësh.
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” Gjakovë, 14.7.2026

KOMUNIKATË PËR OPINIONFalënderim për mbështetjen e aktivitetit kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashku...
04/07/2026

KOMUNIKATË PËR OPINION

Falënderim për mbështetjen e aktivitetit kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë për të gjithë ata që kontribuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të zhvilluar nën moton “Kosova mbetet përherë mirënjohëse për mbështetjen amerikane”, gjatë të cilit u vendos guri themeltar i Obeliskut kushtuar SHBA-së.

Falënderojmë institucionet, mysafirët, pjesëmarrësit, bashkëpunëtorët, mediat dhe të gjithë qytetarët që me praninë dhe mbështetjen e tyre i dhanë peshë dhe dinjitet kësaj ngjarjeje.

Mirënjohje të veçantë u shprehim edhe shumë personaliteteve, miqve dhe qytetarëve që, ndonëse nuk patën mundësi të marrin pjesë, na dërguan mesazhe urimi dhe vlerësimi për organizimin, si dhe për idenë e ngritjes së Obeliskut kushtuar miqësisë Kosovë–SHBA.

Reagimet e shumta pozitive të marra pas aktivitetit e forcojnë bindjen tonë se kjo nismë ka tejkaluar karakterin e një ceremonie përkujtimore, duke u shndërruar në një mesazh publik mirënjohjeje dhe në një kontribut për kulturën e kujtesës historike.

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” mbetet e përkushtuar që edhe në të ardhmen të ndërmarrë iniciativa që promovojnë vlerat kombëtare, partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ruajtjen e kujtesës sonë historike.

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” – Gjakovë

Gëzuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
30/06/2026

Gëzuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Në kuadër të projektit  “E kujtojmë të kaluarën për të ndriçuar të ardhmen” dhe në shënim të Ditës së Çlirimit....
09/06/2026

Në kuadër të projektit “E kujtojmë të kaluarën për të ndriçuar të ardhmen” dhe në shënim të Ditës së Çlirimit....

Address

Gjakova

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Intelektualeve Jakova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share