Osbest Kosovo

Osbest Kosovo Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Osbest Kosovo, Non-Governmental Organization (NGO), Gjakova.

Lansimi i Programit Mentorues – Academic Mentors ProjectOrganizata OSBEST ka nisur zbatimin e Academic Mentors Project, ...
01/10/2026

Lansimi i Programit Mentorues – Academic Mentors Project

Organizata OSBEST ka nisur zbatimin e Academic Mentors Project, një projekt i financuar nga Komuna e Gjakovës, i cili synon të mbështesë nxënësit në zhvillimin e tyre akademik dhe personal.

Sesioni i parë i programit u zhvillua me nxënësit e Shkollës së Lartë të Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi”, me fokus në temën “Strategjitë për sukses akademik të nxënësve”.

Gjatë sesionit u diskutuan qasje dhe strategji praktike që mund t’i ndihmojnë nxënësit në organizimin e mësimit, zhvillimin e shprehive efektive të të nxënit, menaxhimin e kohës dhe arritjen e objektivave të tyre akademike.

Ky aktivitet shënon fillimin e një programi mentorues që synon të krijojë mundësi të reja për zhvillim, orientim dhe fuqizim të të rinjve në rrugëtimin e tyre akademik.

Takim koordinues për aktivitetet e ardhshme me të rinjtë në Komunën e GjakovësPërfaqësuesit e organizatës OSBEST, z. Ard...
02/07/2026

Takim koordinues për aktivitetet e ardhshme me të rinjtë në Komunën e Gjakovës

Përfaqësuesit e organizatës OSBEST, z. Ardit Perolli dhe z. Rrezart Dema, zhvilluan një takim me Drejtorin e Arsimit të Komunës së Gjakovës, z. Hysen Brahimaj, ku diskutuan mbi planet dhe aktivitetet e ardhshme që do të realizohen me të rinjtë e shkollave të mesme dhe fillore të Komunës së Gjakovës.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e angazhimit të të rinjve në iniciativa edukative, sociale dhe zhvillimore, me synimin për të krijuar më shumë mundësi për përfshirje aktive, ngritje të kapaciteteve dhe fuqizim të tyre në komunitet.

Ky bashkëpunim paraqet një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të programeve që kontribuojnë në zhvillimin personal dhe profesional të gjeneratave të reja.

🎯 Finalizohet me sukses cikli “IA dhe Demokracia”Me sukses u mbajt sesioni i tretë dhe njëherësh sesioni final i projekt...
29/06/2026

🎯 Finalizohet me sukses cikli “IA dhe Demokracia”

Me sukses u mbajt sesioni i tretë dhe njëherësh sesioni final i projektit “IA dhe Demokracia”, duke shënuar përmbylljen e një cikli të rëndësishëm diskutimesh dhe aktivitetesh mbi rolin e inteligjencës artificiale në proceset demokratike.

Ky sesion final u fokusua në aspektin praktik të zbatimit të inteligjencës artificiale, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë mënyra konkrete të përdorimit të IA në vendimmarrje, pjesëmarrje qytetare dhe forcimin e proceseve demokratike.

Sesionin e fasilitoi ekipi i OSBEST, i cili solli qasje praktike, shembuj konkretë dhe diskutime interaktive mbi sfidat dhe mundësitë që IA sjell për demokracinë.

OSBEST falënderon FES për mbështetjen dhe premton nisma të tjera për të rinjtë.

🚀 U mbajt me sukses “Sesioni II – Inteligjenca Artificiale & Demokracia” 🤖🗳️Në ambientet e KVRL Gjakovë, u mbajt me suks...
01/06/2026

🚀 U mbajt me sukses “Sesioni II – Inteligjenca Artificiale & Demokracia” 🤖🗳️

Në ambientet e KVRL Gjakovë, u mbajt me sukses aktiviteti “Inteligjenca Artificiale & Demokracia – Sesioni II”, i cili mblodhi të rinj, studentë dhe pjesëmarrës të interesuar për të diskutuar mbi ndikimin e Inteligjencës Artificiale në demokraci dhe shoqëri.

Aktiviteti u karakterizua nga diskutime frymëzuese dhe shkëmbim idesh mbi sfidat dhe mundësitë që sjell AI në botën moderne.
🎓 Ligjërata u mbajt nga Prof. Teuta Avdimetaj – RIT, ndërsa pjesa praktike dhe workshop-i u udhëhoq nga Prof. Rrezart Dema – UNI.

Ky organizim krijoi një hapësirë të vlefshme për mësim, bashkëpunim dhe reflektim mbi rolin e teknologjisë në të ardhmen e shoqërisë sonë.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe partnerët për kontributin dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm.

Projekti u organizua në partneritet me Friedrich Ebert Stiftung (FES)

🚀 SESIONI II – Inteligjenca Artificiale & Demokracia 🤖🗳️Bëhuni pjesë e vazhdimit të diskutimit mbi ndikimin e Inteligjen...
19/05/2026

🚀 SESIONI II – Inteligjenca Artificiale & Demokracia 🤖🗳️

Bëhuni pjesë e vazhdimit të diskutimit mbi ndikimin e Inteligjencës Artificiale në demokraci dhe shoqëri!

📍 KVRL Gjakovë
📅 26 Maj 2026
🕛 Ora 12:00 – 17:00

🎓 Ligjëratat: Prof. Teuta Avdimetaj – RIT
🛠️ Workshop: Prof. Rrezart Dema – UNI

Mos e humbisni mundësinë për të mësuar, diskutuar dhe bashkëpunuar mbi të ardhmen e AI!

OSBEST & FES: Inteligjenca Artificiale dhe Demokracia – Sesioni i Parë i Serisë së Aktoviteteve Trajnuese në Gjakovë. Me...
20/04/2026

OSBEST & FES: Inteligjenca Artificiale dhe Demokracia – Sesioni i Parë i Serisë së Aktoviteteve Trajnuese në Gjakovë.

Me sukses u mbajt sesioni i parë i serisë prej tre takimesh mbi Inteligjencën Artificiale dhe Demokracinë në Gjakovë, i organizuar nga OSBEST në partneritet me Friedrich Ebert Stiftung (FES)

Sesioni solli një diskutim mbi bazat e AI dhe ndikimin e saj në proceset demokratike, me fokus te opinioni publik, komunikimi politik dhe sfidat e dezinformimit.

Përmes një formati interaktiv, pjesëmarrësit kontribuan me ide dhe reflektime që e pasuruan diskutimin.

Aktivitetet do të vazhdojnë me dy sesione të tjera, duke thelluar më tej lidhjen mes teknologjisë dhe demokracisë.

Address

Gjakova
50000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Osbest Kosovo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Osbest Kosovo:

Shortcuts

Share