08/10/2026
U organizua Pazari i Qëndrueshëm, ku gratë paraqitën produktet e prodhuara nga ato vetë.
Punimet e ekspozuara dëshmuan aftësi profesionale, respekt për traditën dhe angazhim të vazhdueshëm në punë. Këto produkte karakterizoheshin nga veti ricikluese dhe të qëndrueshme. Kjo ngjarje theksoi rëndësinë e krijimtarisë, punës dhe potencialit ekonomik e social të grave.
Çdo produkt përbënte dëshmi konkrete të përkushtimit dhe kompetencës së tyre.
Pazari shërbeu si platformë që u ofroi grave një hapësirë për të promovuar produktet e tyre me qëllim zgjerimin e biznesit.
Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Komunën e Gjakovës.