09/09/2026
Me shumë krenari përgëzojmë Ardita Lamën, e cila ishte nënkryetare e KVRL-së, për përzgjedhjen si përfituese e bursës prestigjioze Chevening Awards (FCDO) dhe për fillimin e studimeve në programin Global Mental Health në University of Glasgow në Mbretërinë e Bashkuar.
E falënderojmë Arditën për kontributin e çmuar në kuadër të KVRL-së, veçanërisht në fushën e shëndetit mendor dhe mirëqenies së të rinjve, ku përkushtimi i saj ka sjellë një vlerë të veçantë në punën tonë.
Qoftë ky vetëm fillimi i shumë arritjeve të tjera. Besojmë se njohuritë dhe përvoja që do të fitosh do t’i shërbejnë jo vetëm zhvillimit tënd profesional, por edhe komunitetit dhe të rinjve në Kosovë. Urime dhe suksese në rrugëtimin e ri, Ardita! 🎓💙