Gonxhet - Shoqata për afirmimin e artit, kulturës dhe gruas

Website Contact the organization

Gonxhet - Shoqata për afirmimin e artit, kulturës dhe gruas GONXHET | Shoqata për afirmimin e artit, kulturës dhe gruas

15/10/2026
Së shpejti…🌸
26/09/2026

Së shpejti…🌸

Sot, Shoqata Gonxhet pati kënaqësinë të mirëpritej nga Jahjaga Foundation dhe ish-Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Ja...
05/09/2026

Sot, Shoqata Gonxhet pati kënaqësinë të mirëpritej nga Jahjaga Foundation dhe ish-Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, në një takim të ngrohtë dhe domethënës, ku në fokus ishte fuqizimi i gruas dhe mundësitë për bashkëpunim e shkëmbim të përvojave ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e krijimit të hapësirave të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për gratë, si dhe për mundësitë që përvojat dhe praktikat e suksesshme të ndahen e të shndërrohen në iniciativa konkrete. Duke marrë parasysh përvojën dhe kontributin e ish-Presidentes Jahjaga në fuqizimin e gruas dhe avancimin e të drejtave të saj, për Shoqatën Gonxhet ky takim ishte një mundësi e veçantë për të mësuar, për t’u frymëzuar dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi.

Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për gatishmërinë, mbështetjen dhe mikpritjen e ngrohtë, si dhe për vullnetin për të kontribuar që Shoqata Gonxhet të rritet e të lulëzojë bashkë me gratë dhe për gratë, duke i dhënë zë, hapësirë dhe mundësi secilës prej tyre.

Në kuadër të vizitës, patëm gjithashtu mundësinë të vizitonim Muzeun “Çast”, i cili ruan dhe përcjell historitë e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Për Gonxhet, ky takim është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimeve të reja, shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të një rrjeti më të fortë solidariteti mes grave dhe organizatave që punojnë për fuqizimin e tyre.

Me mirënjohje për këtë pritje dhe me besim se bashkëpunimet që nisin me një takim mund të shndërrohen në iniciativa që sjellin ndryshim të qëndrueshëm.

Sepse kur gratë mbështesin njëra-tjetrën, forca e një gruaje bëhet frymëzim për shumë të tjera. 🌷

Kryetarja e Shoqatës "Gonxhet", Miranda Hashani, zhvilloi takim me Drejtorin e Qendrës Informative Kulturore (QIK) në Sh...
26/08/2026

Kryetarja e Shoqatës "Gonxhet", Miranda Hashani, zhvilloi takim me Drejtorin e Qendrës Informative Kulturore (QIK) në Shkup, Imer Rexhepi.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës "Gonxhet" dhe QIK, me fokus në realizimin e aktiviteteve dhe iniciativave të përbashkëta në fushën e kulturës dhe promovimin e vlerave artistike e kulturore.

Bashkëpunime të reja për më shumë mundësi, aktivitete dhe kontribut në jetën kulturore të Shkupit.

Shoqata "GONXHET" zhvilloi takim me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Çështje Evropiane, Dr. Bekim Sali Për...
05/08/2026

Shoqata "GONXHET" zhvilloi takim me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Çështje Evropiane, Dr. Bekim Sali

Përfaqësues të Shoqatës "GONXHET" zhvilluan një takim pune me Zëvendëskryeministrin e Parë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrin për Çështje Evropiane, Dr. Bekim Sali.
Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet dhe iniciativat e Shoqatës, me theks të veçantë në promovimin e artit dhe kulturës, fuqizimin e rolit të gruas, zhvillimin e komunitetit, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në projekte që kontribuojnë në avancimin e proceseve me interes publik.

Përfaqësuesit e Shoqatës prezantuan planin e aktiviteteve të ardhshme, ndërsa Zëvendeskryeministri Sali shprehu gatishmërinë për të mbështetur iniciativa që promovojnë vlerat kulturore, pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, dialogun dhe vlerat evropiane.

Shoqata “Gonxhet” pati kënaqësinë të marrë pjesë në ngjarjen “SHE LEADS 2026”, të organizuar në Zvicër, një platformë që...
15/06/2026

Shoqata “Gonxhet” pati kënaqësinë të marrë pjesë në ngjarjen “SHE LEADS 2026”, të organizuar në Zvicër, një platformë që bashkoi gra sipërmarrëse, profesioniste dhe lidere të suksesshme nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ky aktivitet shërbeu si një hapësirë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe praktikave të mira, duke promovuar fuqizimin ekonomik të grave, lidershipin dhe zhvillimin e ndërmarrësisë. Pjesëmarrja në këtë ngjarje ishte një mundësi e vlefshme për krijimin e kontakteve të reja profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet grave që kontribuojnë në zhvillimin e komuniteteve tona.

Shoqata “Gonxhet” vlerëson angazhimin dhe përkushtimin e organizatorëve për realizimin e një ngjarjeje kaq domethënëse, e cila nxori në pah rolin e rëndësishëm të grave në ekonomi, biznes dhe shoqëri.

Besojmë se iniciativa të tilla janë thelbësore për nxitjen e bashkëpunimit, krijimin e mundësive të reja dhe fuqizimin e grave, duke kontribuar në një zhvillim më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjithë.

Duke u frymëzuar që aktivitete të ngjashme të kemi edhe në vendin tonë, vazhdojmë të besojmë dhe të kontribuojmë në fuqizimin e grave, rrjetëzimin dhe krijimin e mundësive të reja për sukses.

Përfaqësues të Shoqatës “Gonxhet” dje morën pjesë në punëtorinë me temë “Përgjigje e koordinuar institucionale për mbroj...
03/06/2026

Përfaqësues të Shoqatës “Gonxhet” dje morën pjesë në punëtorinë me temë “Përgjigje e koordinuar institucionale për mbrojtjen nga dhuna ndaj grave në RMV”, e organizuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza në bashkëpunim me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, me mbështetjen e UN Women - Shkup.

Në punëtori morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe sektorit civil, ku u diskutua kuadri institucional dhe ligjor për mbrojtjen nga dhuna ndaj grave, mekanizmat e mbështetjes për viktimat dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërsektorial.

Theks i veçantë iu kushtua forcimit të koordinimit ndërmjet institucioneve relevante, përmirësimit të gatishmërisë institucionale dhe sigurimit të një përgjigjeje më efikase për mbrojtjen e grave viktima të dhunës.

Gëzuar Bajramin! 🌙🕌🍬Urojmë paqe, begati e mbarësi!
27/05/2026

Gëzuar Bajramin! 🌙🕌🍬
Urojmë paqe, begati e mbarësi!

Address

Skopje
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gonxhet - Shoqata për afirmimin e artit, kulturës dhe gruas posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Gonxhet - Shoqata për afirmimin e artit, kulturës dhe gruas:

Shortcuts

Share