Federata Shqiptare e Grave për Paqe Botërore

Call Directions Website Contact the organization

Federata Shqiptare e Grave për Paqe Botërore Vizioni - Gratё që punojnё sëbashku pёr tё realizuar njё familje botёrore e rrënjosur te kultura e paqёs sё qëndrueshme.

FSHGPB beson që zemra e nënës që ka çdo grua dhe përvoja e saj në drejtimin e familjes janë cilësi të grave, por shumë të nevojshme në shoqëri. FGSHPB punon në përputhje me idealet dhe qëllimet e Women’s Federation for World Peace International (WFWPI) e cila është organizatë me Statusin Gjeneral Konsultativ pranë Keshillit Ekonomiko – Social të OKB-së. Aktivitetet e FGSHPB janë të financuara nga kontributet e anëtareve të saj, si dhe nga individë dhe institucione të ndryshme.

29/10/2026

Edhe në ditët më të vështira, zgjidhni të besoni tek e mira, të përhapni mirësi dhe mos harroni se çdo ndryshim i madh nis me një hap të vogël.

23/10/2026

Me këto fjalë për lirinë, vetëdijen dhe guximin për të menduar ndryshe, përmbyllim ndarjen e mesazheve nga finalistët e Konkursit të të Folurit në Publik. Çdo ese solli një këndvështrim të veçantë, një përvojë dhe një mesazh që na fton të reflektojmë.
Faleminderit të gjithë finalistëve që ndanë me ne mendimet dhe zërin e tyre!

21/10/2026

Ndoshta bota do të ishte pak më e mirë nëse secili prej nesh do të përpiqej të ishte më i mirë se brezi para tij. Dhe ndoshta paqja fillon pikërisht aty, te mënyra si mendojmë, si i trajtojmë të tjerët dhe sa guxojmë të dalim përtej asaj që na është mësuar.
Faleminderit, Sabiana, që ishe pjesë e këtij konkursi!

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të bëheni pjesë e një takimi të veçantë të serisë HerStory, me folëse të ftuar znj. Mimoza K...
20/10/2026

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të bëheni pjesë e një takimi të veçantë të serisë HerStory, me folëse të ftuar znj. Mimoza Kurti Mësuese, aktiviste, autore dhe Ambasadore e Paqes.
HerStory është një seri frymëzuese takimesh mujore me gra nga Evropa dhe rajoni i Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut , të cilat ndajnë historitë e tyre personale, kulturën, përvojat e jetës, sfidat që kanë kapërcyer dhe sukseset që kanë arritur.
Znj. Mimoza Kurti është mësuese e afirmuar, mbrojtëse e të drejtave të njeriut e certifikuar nga UNESCO dhe dokumentuese e trashëgimisë kulturore. Përmes iniciativave jofitimprurëse dhe komunitare, ajo kontribuon në fuqizimin e të rinjve, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe mbështetjen e fëmijëve në nevojë në Shqipëri. Ajo është gjithashtu shkrimtare, poete dhe një Ambasadore e përkushtuar për Paqen.
Ju ftojmë të bashkoheni me ne këtë të enjte, në takimin që mbahet online, për të dëgjuar një histori frymëzuese, për të zbuluar përvoja të reja dhe për të ndërtuar ura mirëkuptimi përmes dialogut dhe shkëmbimit kulturor.
Data: 22 tetor 2026
Ora: 19:00 pm
Ju ftojmë ta ndiqni në këtë link në Zoom: https://us06web.zoom.us/j/88414415779

19/10/2026

Ndonjëherë, zërat më të fuqishëm të paqes nuk dëgjohen në botë, por rriten brenda familjes sonë. Një dedikim për gratë që, me dashuri dhe mençuri, na mësojnë të besojmë te fillimet e reja.
Faleminderit, Erika, që ishe pjesë e këtij konkursi!

16/10/2026

Vazhdojmë të ndajmë një reflektim mbi mënyrat se si dashuria, urtësia dhe dhembshuria e një gruaje mund të bëhen forcë për paqen dhe ndryshimin në botë.
Faleminderit, Sara, që ishe pjesë e këtij konkursi!

14/10/2026

Ndajmë me ju disa fjalë që na kujtojnë se edhe zemra më e fortë ka nevojë për mirëkuptim, mbështetje dhe dashuri.
Faleminderit, Hygerta, që ishe pjesë e këtij konkursi!

12/10/2026

Vijojmë të ndajmë me ju mendimet dhe këndvështrimet e finalisteve të konkursit të të folurit në publik, “Zemra e një gruaje – Zëri i paqes”.
Çdo ese sjell një histori, një përjetim dhe një mënyrë të veçantë për ta parë paqen përmes zemrës dhe zërit të një gruaje.
Faleminderit, Marigo, që ishe pjesë e këtij konkursi!

09/10/2026

Sot ndajmë me ju disa rreshta nga fjalimi i Xhensila Tafës, një reflektim mbi zemrën e gruas dhe mënyrën se si ajo mund të kthehet në një burim paqeje për të tjerët.
Faleminderit, Xhensila, që ishe pjesë e këtij konkursi!

07/10/2026

Sot ndajmë me ju një fragment nga këndvështrimi i Amra Salës, mbi temën “Zemra e një gruaje – Zëri i paqes”.
Një mendim i saj për zërin e gruas, për distancën që mund të përshkojë një fjalë dhe për mënyrën se si edhe gjestet e vogla mund të sjellin më shumë paqe në jetën tonë.
Faleminderit, Amra, që ishe pjesë e këtij konkursi!

Address

Rr. Budi, Pall. "Rogerd", Kati II, Tirane
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Federata Shqiptare e Grave për Paqe Botërore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Federata Shqiptare e Grave për Paqe Botërore:

Shortcuts

Share